Islamofobia e Kinës e ka orgjininën në Perëndim

Kina po përdor strategjitë anti-terror të huazuara nga Perëndimi për të shënjestruar muslimanët e për të justifikuar kampet e përqendrimit me ujgurë.

0

Nga Mobashra Tazamal

Si përgjigje ndaj kritikave ndërkombëtare gjithnjë në rritje në lidhje me burgosjen e mbi 1 milion muslimanëve ujgurë në të ashtuquajturat “kampe riedukimi”, Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i mbrojti veprimet e vendit të tij duke deklaruar: “Këto përpjekje janë në përputhje me qasjen që ka komuniteti ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit. Nëse marrim masa për parandalimin e tij, atehërë terrorizmi nuk do të mund të përhapet e të zërë rrënjë.”

Zyrtarë të tjerë kinezë po ashtu kanë mbrojtur verimet e vendit të tyre duke pohuar se Islami është “sëmundje ideologjike”. Ata i kanë paraqitur kampet e përqendrimit si “spitale” të nevojshme për t’i “kuruar” njerëzit nga kjo sëmundje. Ambasadori i Kinës në SHBA, Cui Tiankai, deklaroi se vendi i tij po përpiqet t’i kthejë ujgufët në “njerëz normalë”. Ndërsa një gazetë pro-qeveritare shkroi në Twitter: “Perëndimi duhet të jetë i qëndrueshëm me vlerat e veta. Si mund të jetë në rregull t’i vrasësh terroristët me raketa, por të konsiderohet krizë humanitare kur Xinjiangu përpiqet t’i shndërrojë këta në njerëz normalë?” Deklarata të tilla e përshkruajnë besimin e mbi 1.7 miliard njerëzve si sëmundje nga e cila ata duhet të kurohen.

Konsiderimi i Islamit si diçka anormale dhe si shkak i “ekstremizmit,” nuk është ekskluzive vetëm për Kinën. Përkundrazi, kjo e ka origjinën te programet e Parandalimit të Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE në anglisht, sh.p.), të cilat e shohin shprehjen e identitetit musliman si diçka që lidhet ngushtësisht me “ekstremizmin” dhe “radikalizmin”. Programet që synojnë “parandalimin e ekstremizmit” janë bërë shkak për stigmatizimin dhe kriminalizimin e komuniteteve muslimane.

Në ditët e sotme, diskursi publik mbi terrorizmin është i fiksuar me Islamin dhe shprehjen e identitetit musliman si tregues të “ekstremizmit,” “radikalizmit,” dhe “terrorizmit”. Kjo nuk është një linjë mendimi e veçantë për Republiken Popullore të Kinës. Përkundrazi, kjo lloj pikëpamjeje është e përhapur në shumë politika dhe studime akademike perëndimore. E emërtuar si hulumtimet mbi “terrorizmin e ri,” kjo fushë studimi lulëzoi pas 11 Shtatorit në përpjekje për të shpjeguar, jo kuptuar, dhunën politike të shekullit të 21-të, duke argumentuar se Islami ishte shaku kryesor që njerëzit vendosnin të ndërmerrin akte të dhunshme. Në SHBA, kjo pikëpamje çoi në luftëra shkatërruese, mbikqyerje të komunitetit musliman në vend dhe shkjelje të gjera të të drejtave të njeriut.

Një raport i qeverisë amerikanë i vitit 2011 e konsideronte hixhabin “terrorizëm pasiv.” (Për këtë kexo: “Pse ushtria amerikane e konsideron hixhabin “terrorizëm pasiv”). Autori e shikonte mbulesën – që mbahet nga shumë gra muslimane, të cilat e konsiderojnë atë pjesë të fesë së tyre – si tregues të mbështetjes së dhunës. I njëjti argumentim racist qëndron në thelb të ndalimit të hixhabit dhe hikabit në disa vende të Europës. Politikanët dhe aktivistët që mbështesin masa të tilla justifikohen se një copë rrobe është e barabartë me dhunën, e prandaj duhen miratuar ligje që i detyrojnë gratë që të zhvishen, duke çuar kështu në shkelje serioze të të drjetave të njeriut. Politika të tilla janë të bazuara në premisën e rreme dhe të pabazë se shënjuesit identifikues të lidhur me identitetin musliman (si rritja e mjekrës, vajtja në xhami, veshja e hixhabit, etj.) janë tregues të “radikalizimit” dhe “estremizmit.” Edhe Kina e ka përshtatur këtë pikëpamje duke ndaluar nikabin dhe mjekren në rajonin Xinjiang si diçka anormale.

Deklaratat e rrezikshme të zyrtarëve kinezë se Islami është “sëmundje” kanë precedentë në komentet e bëra nga disa politikanë perëndimorë të cilët prej kohësh kanë bërë deklarata anti-muslimane për të promovuar axhendat e tyre armiqësore. Në vitin 2014, përfaqësuesi i shtetit të Oklahomës (në SHBA), John Bennet, e përshkruante Islamin si “kanceri i kombit tonë që duhet kuruar.” Ndërsa ish-këshilltari i Trumpit për sigurinë kombetare, Michael Flynn, e ka përshkruar Islamin si një “kancer malinj” dhe ka theksuar se “frika ndaj muslimanëve ështe RACIONALE (kapitalet e autorit, sh.p.)” Një postim i Flynn-it në Twitter në vitin 2016 shfaq mjaft ngjashmëri me prentendimet aktuale të Kinës. Ai deklaronte: “Ideologjia islamike ështe sëmundje dhe duhet shëruar”. Në vitin 2015, në programin televiziv The Kelly File, komentuesi politik konservator Glenn Beck pohonte po ashtu se ekziston një “sëmundje në Islam” që duhet adresuar.

Pohime të tilla kaq të rrezikshme që e konsiderojnë si anormal një sistem besimi nuk janë të kufizuara vetëm në Shtetet e Bashkuara. Në mars të viti 2017, politikania Australiane e ekstremit të djathtë, Pauline Hanson, pohonte: “Islami është sëmundje; është e nevojshme të vaksinohemi kundër saj.” Po në vitin 2017, Caroline Santos, kandidatja e krahut të djahtë UKIP në Mbretërinë e Bashkuar, në një postim në Twitter e përshkruante Islamin si një “kancer,” ndërsa ngrinte në qiell figurën e ekstremit të djathtë Tommy Robinson.

Po ashtu, figura të njohura anti-muslimane si Ayan Hirsi Ali dhe Asra Nomani i kanë lidhur frazat e zakonshme muslimane “Allahu Ekber” (Zoti është më i Madhi) dhe “InshaAllah” (në dashtë Zoti) me ekstremizmin dhe terrorizmin. Nomani dhe Hirsi Ali janë figura të njohura të ekstremit të djathtë të cilat kanë bërë karriere duke promovuar pikëpamje të rrezikshme diskriminuese ndaj muslimanëve. Por, pretendimet e tyre se terminologjia arabe ështe një “vijë e kuqe” për ekstremizmin dhe/ose terrorizmin nuk është një pikëpamje politike e izoluar. Në vitin 2018, zyrtarët zviceranë dënuan një burrë pse kishte thënë në publik “Allahu Ekber”. Ata e mbrojtën vendimin e tyre duke u argumentuar se “kalimtarët mund ta merrnin për terrorist.” Sot në Kinë, muslimanët që janë dëgjuar të përshëndesin njëri-tjetrin me shprehjen e zakonshme “selam alejkum” (paqja qoftë mbi ty), e kanë gjetur vetën të burgosur në kampet e përqendrimit, të cilat po zgjerohen dita-ditës.

Kina po institucionalizon të njëjtat thirrje të bëra nga politikanët perëndimorë për të “qeruar hesapet” me Islamin, duke kriminalizuar çdo formë të shprehjes së identitetit musliman, përfshirë këtu heqjen e Kuranit nga shtëpitë e njerëzve, ndalimin e agjerimit gjatë muajit të Ramazanit dhe ndalimin për prindërit muslimanë që t’u vënë fëmijëve të tyre emra muslimanë. Në përpjekje për t’i “shëruar” muslimanët nga kjo “ideologji e rrezikshme,” qeveria ka krijuar 28 kampe burgimi, të përshkruar nga Amnesty International si të ngjashme me “kampet e përqendrimit në kohërat e luftrave”, të cilat synojnë zhdukjen në masë të idenitetit musliman ujgur. Të burgosurit në kampe janë të detyruar të vuajnë tortura psikologjike dhe fizike, të heqin dorë nga besimi i tyre dhe t’i japin betimin për përkushtim partisë komuniste kineze.

Me pretekstin e parandalimit të terrorizmit, shumë qeveri kanë qenë në gjendje të institucionalizojnë diskriminimin dhe politikat vdekjeprurëre që kanë në shënjestër komunitetet muslimane. Mbrojtesit e masave të tilla i justifikojnë veprimet e tyre me argumente qartësisht false dhe diskriminuese që e identifikojnë Islamin si faktor shpjegues për dhunën politike.

Ajo që po na shohin sytë aktualisht në Kinë është produkt i një pikëpamjeje që e shikon Islamin dhe shprehjen e identitetit musliman si shkakun kryesorë të terrorizmit, një këndvështrim i cili i ka origjinën dhe vulën në diskursin politik perëndimor. 

Mobashra Tazamal ështe hulumtuese e Islamofobisë në Universitetin Georgetown.

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.