Akif Emre

Nga Akif Emre | Yeni Şafak

Të gjithë e mbani mend faktin se shumë gazetarë me kualifikime të ndryshme dhe nga sfera të ndryshme të jetës bënë komente mjaft optimiste në lidhje me zgjedhjen e presidentit Barak Obama, si presidenti i parë me ngjyrë. Pavarësisht elitës së tij të bardhë, zgjedhja e një njeriu me ngjyrë si president i vendit më të fuqishëm e të pa rival u pa si meritë e demokracisë dhe vizionit të ri të SHBA-ve për botën.

U pranua si e mirëqenë se politikat hegjemoniste të zbatuara nga administrata Bush dhe neo-konët, me pretekstin e luftës kundër terrorizmit, ishin të pasuksesshme. Afganistani dhe Iraku ishin pushtuar, e megjithatë, as demokracia nuk ishte vënë e as ushtria amerikane nuk kishte arritur një fitore vendimtare. Për më tepër, diskursi i luftës kundër terrorit u bazua në një diskurs islamofob të përvetësuar nga neo-konët, e për këtë arsye kjo u kthye në një “konflikt civilizimesh” dhe luftë ndaj Islamit. Ata që thanë në fillim se Amerika nuk i kishte shpallur luftë Islamit, më pas filluan të  thonë se kjo ishte një luftë kundër “terrorizmit islamik”.

Ardhja e Obamës në pushtet në këtë periudhë, bëri që fjalimi i tij i famshëm në Kajro, ndryshe nga neo-konët, të ishte më i pranueshëm, më paqedashës, sipas atyre që e komentuan. Me lënien mënjanë të teorisë së përplasjes së qytetërimeve dhe theksimin e pikave të përbashkëta midis Lindjes dhe Perëndimit duke përdorur një gjuhë fetare – më saktësisht kristiane – duke thënë se “të gjithë jemi bijë të të njëjtit Zot”, ai po i ulte vlerat Kuranit dhe po premtonte një Amerikë të re.

Në këtë pikë, ata që menduan se kjo do të sillte fundin e islamofobisë së neo-konëve ishin mjaft të lumtur. Megjithatë, ata që nuk e dinin se çfarë do ta zëvendësonte islamofobinë e stilit të neo-konëve, do të merrnin në konsideratë analiza miope të pavlefshme duke besuar se strategjitë e Amerikës do të ndryshonin me ndërrimin e pushtetit…

Amerika, tashmë e udhëhequr nga Obama, vazhdoi strategjitë hegjemoniste të trashëguara nga neo-konët, veçse kësaj here me një stil të ri duke përdorur arsyetime liberale. Që ta kuptojmë këtë është e rëndësishme të kuptojmë strukturën karakteristike ushtarake të perandorisë amerikane dhe strategjitë globale në tërësi.

Pavarësisht premtimit për t’u larguar nga Afganistani, ndonëse me trupa që vazhdonin të qëndronin aty dhe me të tjera shtesë në mbështetje të tyre, Obama përfshiu më pas edhe Pakistanin në luftë dhe zbatoi strategjitë e kohës së Bushit në shumë rajone, përfshirë Lindjen e Mesme.  I vetmi ndryshim ishte se në vend se të angazhohej në pushtime të shtrenjta, të rrezikshme dhe afatgjata, ushtria amerikane kësaj here gjeti aleatë lokalë në rajon dhe i mbështeti me operacione ajrore. Dokumentet e sigurisë kombëtare mund të tregojnë çfarë ka ndryshuar dhe çfarë ka mbetur njësoj.

Nga njëra anë, u përdorën masa ushtarake parandaluese ndaj kundërshtarëve të mundshëm, ndërsa nga ana tjetër iu kthyen stileve të sofistikuara, përfshirë përthithjen e fuqisë së kundërshtarëve brenda strukturave ndërkombëtare…

Zbatimi më konkret i kësaj strategjie të re u realizua në Siri dhe Irak. Pavarësisht se sulmet dhe bombardimet me vazhdojnë, oficerët amerikanë janë të vetëdijshëm se nuk mund të arrijnë rezultate duke u bazuar vetëm në këto. Nëse ndërmerret një strategji që parashikon hedhjen e bombave nga ajri, atëherë është e nevojshme të dihet se cila do të jetë forca e saj në terren.

Duke lënë mënjanë në këtë pikë strategjinë ushtarake,  është e rëndësishme të analizojmë strategjinë ushtarake liberale të Obamës kundër strategjisë së neo-konëve të bazuar në qasje islamofobe.

Islamofobia Liberale, e cila ka zëvendësuar islamofobinë e neo-konëve, nuk po jep rezultate ndryshe. Pse u krijua një diskurs i ri i “terrorizmit islamik” me anë të ISIS-it, duke theksuar një qëndrim të bazuar në partneritet e jo armiqësi midis Amerikës dhe vendeve islame? Ose pse lejuan që një organizatë si ISIS-i të vendoste lehtësisht dominimin e vet në atë zonë? Përveç kësaj, si shpjegohet që në fillim i dhanë zemër opozitës siriane duke treguar mbështetje për të, e më pas e lanë në mëshirë të Rusisë?

“Islamofobia Liberale” e njeriut me ngjyrë ka marrë në dorë “misionin e njeriut të bardhë” dhe ka legjitimuar ISIS-in me anë të mediave. Kjo është maska e njeriut me ngjyrë e përdorur nga njeriu i bardhë, që filloi me kritika ndaj kryqëzatës së nisur nga neo-konët me idenë për të demokratizuar botën islame dhe për të sjellë lirinë dhe prosperitetin… Grupet opozitare janë tepër islamike, Baath është sekulare; ISIS-i është demode, ndërsa sekularët kurdë janë më afër civilizimit… Përveç shfrytëzimit të Amerikës, ndërhyrja e rusëve në një rajon kaq të vogël është dinakëri.

Strategjitë e mëdha të vendeve të mëdha nuk ndryshojnë me ndërrimin e qeverive. Ndryshojnë vetëm argumentimet dhe stili i tyre. Në këtë mënyrë  Islamofobia Liberale e Obamës zëvendësoi Islamofobinë e neo-konëve.

Observer.al


© Ndalohet kopjimi i këtij materiali pa lejen paraprake të Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.