Postimi i një qytetari britanik që jeton në kryeqytetin turk Ankara, e cila ishte shënjestër e një sulmi terrorist me bombë ku vdiqën 37 vetë në qendër të qytetit, në Sheshin Kızılay (Këzëlaj), u bë viral në rrjetet sociale.

Postimi është i James Taylor dhe është shpërndarë mbi 30 mijë herë në Facebook. Këto janë fjalët e tij:

“Për ata që nuk e njohin Turqinë, apo ata që e distancojnë veten nga këto sulme, mbase kjo do t’ju hapë sytë.

Shpërthimi i kësaj natë ndodhi në një nga zonat më të populluara në qendër të qytetit, afër shumë stacioneve ku njerëzit presin të kthehen në shtëpi pas një darke, apo ku rrinë në park për t’u rekalsuar ose për të pirë një çaj.

Është njësoj sikur të shpërthente një bombë afër Debenhams në Northampton, ose në New street në Birmingham, apo në Piçadilly Circus në Londër. E imagjinoni dot sikur të ishit aty? A mund ta imagjinoni sikur vendi ku ecni çdo ditë, autobusi që merrni zakonisht dhe rrugët ku kaloni të zhduken?

A mund t’i imagjinoni viktimat? Adoleshentë që marrin autobusin për në shtëpi. Gjyshër duke ecur nëpër qytet. Njerëzit që presin të marrin një taksi pas një dite të gjatë duke qeshur e duke u shoqëruar më njëri-tjetrin nën rrezet e diellit.

Tani imagjinoni sikur të ishin anglezë, dhe sikur ky sulm të kishte ndodhur në Angli. Sikur këta njerëz të ishin në fakt njerëzit që ju shihni përditë në rrugën tuaj për në punë, njerëz si ju dhe unë, normalë e të lumtur. Familje, policë, studentë, artistë, çifte. Miqtë tuaj ndoshta. Këta njerëz nuk janë ndryshe. Thjeshtë janë turq.

Ndryshe nga sa besojnë disa, Turqia nuk është Lindja e Mesme. Ankaraja nuk është zonë lufte. Është një qytet modern normal dhe aktiv, si çdo kryeqytet tjetër europian dhe Kızılay është m’u zemra e kësaj qendre.

Është shumë e lehtë të shohësh një sulm terrorist që ndodh në Londër, New York apo Paris dhe të ndiesh dhimbje dhe mërzi për viktimat. Po atëherë pse nuk është njësoj edhe për Ankaranë? A mos është për shkak se nuk e kuptojnë që Ankaraja nuk është ndryshe nga qytetet e tjera? Apo pse mendoni se Turqia është një vend me shumicë muslimane, si Siria, Iraku, si vendet që janë në gjendje lufte civile, dhe për prandaj duhet të jetë e njëjta gjë dhe sepse juve nuk ju bëhet vonë për ta e as për Turqinë? Nëse mendoni se këto sulme në Ankara nuk ju prekin dhe ju, apo se nuk mund të ndieni të njëjtën dhimbje si në sulmet në Paris dhe Londër, atëherë mbase nuk duhet të mendoni fare pse ndiheni ashtu.

Turqia është një vend fantastik, me njerëz të mrekullueshëm. Asnjëherë nuk jam ndier më i mirëseardhur, më i lumtur e më i sigurt se këtu. Ankaraja [tani] është shtëpia ime. Ka qenë e tillë për 18 muajt e fundit dhe do të vazhdojë të jetë shtëpia ime.

Ju ishit Charlie, ishit Parisi. A do të jeni edhe Ankaraja?!”

Observer.al


© Ndalohet kopjimi i këtij materiali pa lejen paraprake të Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.