Ne foto: Kastriot Myftaraj gjate emisionit "Ju flet Moska" te transmetuar ne televizionin Ora News.
Xhabiri i TakabeveNga Xhabiri
Kastriot Myftaraj ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj Kuranit, duke kërkuar hetimin dhe ndalimin e tij, si libër që sipas tij përmban elementë të veprave penale.

Një ndër njerëzit më perversë në median shqiptare në çerekshekullin e fundit, një shpifarak profesionist, pa parime dhe pa etikë profesionale, por me aftësi të mëdha luftënxitëse, ka ndërmarrë një ndër nismat më të fëlliqura në kujtesën tonë kolektive.

Kastriot Myftaraj është shkrues i shumë artikujve antishqiptarë dhe autor i librit luftënxitës “Një shenjtore për rekonkuisten shqiptare“, ku aludon konvertimin me dhunë në katolicizëm të shqiptarëve muslimanë. Po të mos ishte për specializimet që flitet se ai ka marrë jashtë Shqipërisë, si në Vatikan e Francë, ndoshta nuk do merrej seriozisht nga shumëkush, përfshirë mua, por sigurisht këto janë kualifikime në dy nga qendrat që konsiderohen nga shumëkush si nga më obskurantistet në botë, e kësisoj nuk ka pse të injorohet. Aq më tepër nëse një komunitet i tërë nuk dëshiron të strucifikohet në vijimësi sikur ka bërë që nga viti 1968 e këndej.

Myftaraj, ka paditur në prokurori librin e shenjtë të shqiptarëve të besimit Islam (Kuranin). Kërkon nga institucionet e drejtësisë ta studiojnë dhe pasi të kenë ndjekë “sugjerimet” e tij (nënkupto të vendeve ku mund të ketë kryer kurset e spiunazhit), ta shpallin atë (Kuranin Famëlartë) të jashtëligjshëm. Kastrua nuk është injorant e as idiot (pervers po) sa të mendojë se librat mund të paditen në gjykatë dhe se drejtësia e një vendi – në letra demokratik – të bierë në pozita të tilla sa ta shpallë të paligjshëm atë.

Atëherë pse e ndërmerr Myftaraj një veprim të tillë? Kush qëndron pas tij? Apo si përherë strategjia e përpunuar në mesjetë nga qarqe obskurantiste të kishës në Europë: kur dëshiron të bësh një sherr ngre pluhur në një drejtim tjetër. Cili është sherri që do na bëjnë ketë herë? Pse çdo vit në prag të muajit Ramazan bashkësia muslimane ballafaqohet me provokime të këtij lloji? Cili është qëllimi? A po tenton dikush të ndërhyjë me marifete mesjetare në traditën shqiptare të bashkëjetesës fetare? Nëse po… Kush?

Paditja e Kuranit nga një individ që as dhëmbët e vet nuk e din se duhet të lahen, përveçse e padrejtë është dhe amorale e fyese. Por si duket, muslimanët shqiptarë janë mjeshtra të durimit.

Observer.al


  • I nderuar lexues, nëse e vlerëson punën tonë, na ndihmo që zëri ynë të arrijë sa më shumë njerëz duke pëlqyer faqen tonë në fb. Mjafton të klikosh më poshtë butonin like. Faleminderit!

11 KOMENTE

  1. Pershendetje!
    Pse nuk po del askush (qofte nga ju gazetare te nderuar apo ndonje qytetar apo nga komuniteti mysliman shqiptar) ta denoncoje neper xhykatat e Tiranes ket krijese te poshter antikombetare e antiislame per nxitje te urrejtjes dhe luftes nderfetare ndermjet besimtarve te feve te ndryshme te popullit tone shqiptare? Apo mos ndoshta esht shume i sigurar apo i Imunizuar nga drejtesia kjo mbeturine shqipfolese (nga qarqet edhe burimet erreta mbrenda apo jasht shtetit qe kan ndikim politiken shqiptare…???

  2. Është denoncuar para disa vitesh, por ka asgjë. Ka mbështetje nga njerëz me ndikim.

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.