Ibrahim KaragulNga İbrahim Karagül

Aleatët tanë na shitën. Ka filluar vetëmbrojtja

Por ka disa gjëra që duhet t’i mbajmë shënim. Pasi të tejkalohet kjo situatë, Turqisë do t’i duhet të ripërcaktojë marrëdhëniet me aleatët e saj, marrëdhëniet rajonale, të vlerësojë kërcënimet dhe të përcaktojë përparësitë politike dhe ekonomike. Rrethi i aleancës, të cilës i përkasim që prej Luftës së Dytë Botërore, na ka tradhtuar. Ka bashkëpunuar me armiqtë e Turqisë. Kanë filluar të gjuajnë plumba kundër nesh, kur në fakt do të duhej ta mbronin Turqinë.

Aleanca Transatlantike është në qendër të kësaj krize. SHBA-të janë në qendër të kësaj. Partnerët tanë tradicionalë europianë janë në qendër të kësaj. Ata sakrifikuan partneritetin strategjik me Turqinë për grupet terroriste që formuan në rajon.

Të gjithë e shitën Turqinë për hir të një organizatë terroriste. Të gjithë e shitën Turqinë për korridorin në veri të Sirisë. Të gjithë e shitën Turqinë për projektin e gazsjellësit. Turqia, e cila është angazhuar në bazë të parimeve të NATO-s duke e mbrojtur Europën për dekada me radhë, ka qenë në qendër të kërcënimeve nga më të ndryshmet. E të gjitha këto kërcënime po mbështetën veçanërisht kundër nesh.

“Miqtë” tanë tani janë bërë partnerë të planeve të pista të cilat kanë si qëllim të na shtyjnë në një cep të ngushtë, e madje edhe të ndryshojnë hartën e Anadollit. Populli turk është shumë i zhgënjyer në këtë aspekt. Besimi i tij ndaj SHBA-ve dhe Europës është dëmtuar rëndë. Kujtesa shoqërore ka nisur ti shoh këto kërcënime të reja dhe ka filluar të veprojë me refleks vetëmbrojtës. Do të duhen vite që kjo krizë sigurie ta marrë vetën.

PYD-ja “aleat”, ndërsa Vëllazëria Muslimane terroristë?

Kjo është arsyeja pse do ta gjykojmë këtë qasje, e cila e sheh si armike dhe i shpall luftë çdo gjë që ka të bëjë me ne. Do ta gjykojmë mes nesh dhe do të mendojmë për të ardhmen tonë në bazë të këtij realiteti. Ata që armatosin dhe që e konsiderojnë si aleat Njësinë e Mbrojtësve të Popullit (YPG), krahun sirian të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), dhe mbështesin sulmet dhe terrorizmin e tyre ndaj Turqisë, ndërkohë që përpiqen ta fusin Vëllazërinë Muslimane në listën e organizatave terroriste, të vetmen organizatë demokratike në Lindjen  e Mesme, i kanë duart e lyera me gjak.

Sidoqoftë, nuk ka mbetur asnjë dyshim në lidhje me planet e mendësisë që shkatërroi suksesin e parë demokratik në historinë e Egjiptit me një grusht shteti, duke iu përgjigjur me plumba kërkesës së mijëra njerëzve për liri.

Janë zbuluar planet e atyre të pista që nisën luftën kundër çdo gjëje që është lokale, e nderuar, që ka të bëjë me Islamin e që ka për qëllim zhdukjen e të gjithë neve.

Nuk do t’u besojmë më strategjive të tyre mbi sigurinë, retorikës mbi terrorizmin apo diskurseve mbi demokracinë dhe lirinë. Për shkak se e dimë dhe për shkak se ky proces vazhdon prej njëzet vitesh, deklarojmë se “Ne jemi nën një sulm të përgjithshëm.”

Shtetet, qytetet dhe njerëzit, njëri pas tjetrit

Më pas do ta marrim veten. Do ta mbajmë vendin në vigjilencë. Do të ruajmë gjendjen e tanishme të politikës sonë. Nuk do të fshihemi e as nuk do të lejojmë të na frikësojnë.  Nuk do të lejojmë ndarjen e asnjë pëllëmbe toke të Anadollit. Koha e regresin ka marrë fund prej kohësh. Asnjë fuqi nuk do të mund të na nënshtrojmë më ndaj një tragjedie të tillë.

Nuk do të humasin kohë me fjalë të bukura. Nuk do të humbasin në rrugët e gjata e të lodhshme. Harta asnjëherë nuk ka qenë kaq e qartë. Ne do të dimë ta përballojmë këtë tradhëti nga brenda dhe kërcënimet nga jashtë, qoftë kur vijnë me anë të terrorit, apo “retorikës së mësuar përmendësh”.

Në do të luftojmë në çdo shtet, qytet, rrugë e me çdo njëri për ta përballuar këtë pushtim. Ata mendojnë se mund ta godasin Turqinë nga veriu dhe juglindja e Sirisë. Por harta jonë është aq e madhe saqë kur të vijë koha do ta shohin se çdo rrugë do të shndërrohet në një fortesë.

Nuk ka rëndësi sa e madhë është loja, ajo do të mposhtet në Anadoll! Kështu ka qenë gjithmonë!

Autori është kryeredaktor i Yeni Şafak
Për të lexuar pjesën e parë të artikullit klikoni këtu!

Observer.al


© Ndalohet kopjimi i këtij materiali pa lejen paraprake të Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.