Një protestues palestinez mban një flamur me parullën "Poshtë Marrëveshja e Shekullit". Gaza, 31 Janar 2020 (AFP)

Jonathan Cook

Nga Jonathan Cook

Pjesa e parë: Qëllimi kryesor i “Marrëveshjes së Shekullit”

Ky plan nuk ndryshon nga të mëparshmit. “Marrëveshja e Shekullit” është thjeshtë përsëritja e rradhës e një plani djallëzor për zhdukjen e plotë dhe përfundimtare të Palestinës.

“Vizioni për Paqe” i Trumpit nuk do të vihet kurrë në zbatim – e jo pse e refuzojnë palestinezët.  Pranimi i planit publikisht, e me entuziazëm, nga Kryeministri Benjamin Netanjahu është një maskim i faktit se edhe e djathta izreaelite po ashtu e urren planin.

Kryetitujt tregojnë se, me bekimin e SHBA-ve, ëndrra e Izraelit po realizohet: do të arrijë të aneksojë dhjetëra vendbanimet e veta ilegale në Bregun Perëndimor dhe ultësirën e madhe bujqësore te Luginës së Jordanit. Në këmbim, palestinezët mund të kenë një shtet në 15 përqind të atdheut të tyre. 

Qëllimi kryesor

Por ky nuk është qëllimi kryesor i këti plani të njëanshëm për “paqe.” Përkundrazi, është vetëm preludi i diçkaje shumë më të tmerrshme për palestinezët: zhdukja përfundimtare e gjurmëve të fundit të projektit të tyre politik për çlirimin kombëtar.

Plani i Presidentit amerikan Donal Trump nuk është as një projekt për paqen, e as një vendim për zemrën e perandorisë amerikane. Përkundrazi, ai është një karrem, një harengë e kuqe e madhe e krijuar në Tel Aviv dhe e tregëtuar nga dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner, shitësi i lavdishëm i makinave të përdorura, i cili momentalisht është me mision në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi mbase mendon se vizioni i tij mund të çojë në një zgjidhje “realiste” me dy shtete. Madje, shumë kritikë janë të mendimit se kjo parasheh krijimin e një shteti palestinez të rrethuar e të gjymtuar. Por për lidershipin izraelit kjo i shërben një qellimi krejt tjetër: siguron mbulim diplomatik derisa t’i japin dorën e fundit versionit të tyre për zgjidhjen me një shtet brenda Izraelit të Madh.

Netanjahu e ka përgatitur “Marrëveshjen të Shekullit” me qëllim që të dështojë që në gjenezë. Këtë e ka bërë me anë të ndërmjetësve thellësisht të njëanshëm në Shtëpinë e Bardhë si David Friedman, ambasadori amerikan në Izrael, dhe Kushner. Për të gjithë këta, qëllimi i planit është që t’i sigurojë Izraelit dhe Uashingtonit një alibi për të vazhduar zhdukjen e palestinezëve edhe pas më shumë se dy dekadash pasi iluzionet e krijuara nga procesi i “paqes” nga Marrëveshja e Oslos nuk pijnë më ujë. 

Qëllimi i keq i Izraelit

Që diçka e tillë është menduar si mashtrim i madh kjo nuk duhet të habisë askënd. Plani aktual ndjek një traditë të “paqebërjes” të dominuar nga SHBA-të të provuar disa herë, e që ka dështuar totalisht që të sjellë paqen, por që ka arritur me sukses ta shaktërrojnë e fshijë Palestinën historike, duke e shndërruar atë gradualisht në Izraelin e Madh. 

Marrëveshja e Trumpit është në fakt korrniza e tretë e madhe – pas Planit të Ndarjes të vitit 1947 të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes së Oslos të ndërmarrë në 1993 – që supozohet se ofron ndarje territoriale midis Izraelit dhe palestinezëve.  Mësimet e nxjerra nga secili rast kanë treguar se pas çdo dështimi të pashmangshëm, Izreaeli dhe Shtetet e Bashkuara u kanë ofruar plestinezëve gjithnjë e më pak nga atdheu i tyre.

Në secilin rast, Izraeli (e përpara krijimit të tij, lidershipi sionist) i ka ndërmarrë këto nisma paqeruajtëse me qëllim të keq, duke detyruar palestinezët, si pjesën më të dobët, që t’i refuzojë ato. Dhe çdo herë, ky refuzim është përdorur si armë nga Izraeli – duke e përdorur si preteks për të rrëmbyer më shumë territor. 

Ky plan nuk ndryshon nga të mëparshmit. Ai është thjeshtë përsëritja e rradhës e një modeli të zgjerimit kolonialist të sponsorizuar nga fuqitë perëndimore. Por kësaj rradhe, gjithmonë nëse Izraeli ka sukses, nuk do të mbetet asgjë nga Palestina që të përdoret qoftë edhe si preteks për të negociuar.

Refuzimi i planit të OKB-së për ndarjen territoriale

Ideja e ndarjes mori formë domethënëse për herë të parë me Planin e Ndarjes të ideuar nga OKB-ja në vitin 1947. Plani propozonte krijimin e dy shteteve: një shtet hebre në 55 përqind të Palestinës mendohej se do të shërbente si kompensim për gjenocidet e kryera në atë kohë nga Europa; dhe një shtet arab, në pjesën e mbetur prej 45 përqind, i cili do të ishte për popullsinë autoktone palestineze. 

Një burrë ecën përgjatë murit që ndan Jeruzalemin Lindor (L) nga fshati palestinez Abu Abu Dis, kryeqyteti i propozuar palestinez në planin e presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, në 29 Janar 2020. (Foto nga Emmanuel DUNAND / AFP)

David Ben Gurioni, themelusi i Izraelit, e dinte se palestinezët ishin të detyruar të refuzonin një plan që synonte marrjen e pronës së tyre. Kjo ishte arsyeja e vërtetë pse ai pranoi të firmoste. Atij nuk i pëlqenin kufizimet e OKB-së ndaj shteti hebre që po lindte – ai synonte të gjithë Paletinën – por ai ishte tepër i vetëdijshëm se palestinezët e urrenin propozimn e ndarjes më shumë se ai. Ai e dinte se qëllimi i tij kurrë nuk do të vihej në provë.

Me pretekstin e luftës një vjeçare, Ben Gurioni i dërgoi trupat e tij shumë përtej linjës së ndarjes, duke pushtuar 78 përqind të Palestinës historike e duke e shndërruar zonën në një shtet hebre. Në 1967, pasuesi i tij do të rrëmbente pjesën e mbetur, si pjesë e një goditjeje suprizë kundër Egjiptit dhe shteteve arabe. Kështu, lindi pushtimi që tashmë zgjat prej 53 vitesh.

Vazhdon…

Jonathan Cook është gazetar britanik me banim në Nazaret që nga viti 2001. Ai është autor i tre librave mbi konfliktin izraelito-palestinez. Po ashtu, ai më përpara ka fituar edhe çmimin special për gazetarinë Martha Gellhorn. Uebfaqja dhe blogu i tij mund të gjenden në: www.jonathan-cook.net.

Observer.al

Ngalohet ripublikimi i këtij artikulli në mediume të tjera pa lejen paraprake të Observer.al.

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.