Mediat keqinterpretuan deklaraten e Dukës

0

Pas vajtjes së disa lojtarëve të kombëtarës me uniformat e stervitjes në xhami dhe debateve të shumta që ky fakt ngjalli në rrjetet sociale, ku një pjesë e mirë jo vetëm që ishin kundër, por edhe kaluan në fyerje te rënda ndaj tyre, mediat nuk mund të mos pyesnin nëse ky veprim i futbollistëve ishte në shkelje të rregullores apo jo, aq më tepër që një pjesë e tyre nuk e kapërdinë lehtë këtë gjë.

Menjëherë pas emisionit Opinion te Blendi Fevziut, ku ishte i ftuar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, disa media me të madhe rendën të publikojnë lajmin se ai ishte shprehur kundër vajtjes me uniformë ne xhami. Madje disa prej tyre për ta bërë sa më soft lajmin thanë se Duka kishte përmendur edhe kishën.

Por ajo qe mediat anashkaluan në këtë rast ishte fakti se z. Duka e tha qartë në emision se ky ishte thjeshtë mendimi i tij përsonal, e jo i FSHF-së.

mavraji1
Në foto: Mergim Mavraj

“Ne duhet të respektojmë besimi fetar të secilit, por nuk më duket normale që në formë skuadre të shkosh në një istitucion fetar, aq më tepër përpara një ndeshjeje… Do të ishte më normale që secili të shkonte me veshjen e vet civile,” tha Duka, duke thesuar se ky ishte mendimi i tij përsonal e jo i institucionit që ai përfaqëson, duke lënë të kuptohet se nuk ka një direktivë të prerë për sa i përket vajtjes me uniformë në xhami. Këtu vlen të theksohet se lojtarët ishin me uniformën e stervitjes e jo uniformën me të cilën luajnë në fushë si përfaqësues të kombëtarës.

Pas lajmit reagoi edhe imami Ahmet Kalaja, i cili tha për mediat se nuk bëhej fjalë për një ndalim, por thjeshtë për mendimin përsonal të Dukës.

“Dua të bëj një sqarim sepse në rrjetet sociale është thënë që z.Duka ka ndaluar futbollistët e Kombëtares të shkojnë në xhami. Për të qenë korrekt, z. Duka është shprehur se nuk i pëlqen vajtja në grup apo me uniformë. Mendoj se nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi mendoj se futbollistët ndihen më të plotë, më të motivuar për të fituar një ndeshje, pasi vajtja në xhami është forcë shpirtërore dhe fizike, shpesh na ka munguar shpresa për të mos u bërë pesimist po për të luftuar deri në fund për fitore. Zoti në Kuran thotë:

imami Ahmet Kalaja
Në foto: Imami Ahmet Kalaja

‘Ne i ndamë njerëzit në popuj dhe fise që të njihen e të dinë si të prezantohen me njëritjetrin’. Ne kemi dhe strofën me pjesën e Zotit që diktatura komuniste e hoqi nga himni kombëtar. Ndaj njerëzit janë të lirë të besojnë dhe koha e diktaturës komuniste ka marrë fund. Shumë besimtarë janë lutur jo vetëm për Mavrajn, por për të gjithë Kombëtaren që Zoti t’i ndihmojë. Kjo nuk do të thotë që ata të mos bëjnë stërvitjen, lojën në fushë, përkundrazi besimi islam i jep rëndësi të veçantë ‘shkaqeve’, pastaj mund të lutesh që të kesh dhe fatin me vete. Ndaj ajo që dua të them është që Zoti i bekoftë ata djem që na zbardhën faqen, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen! Suksese Kombëtares drejt Francës, ëndrrës që shqiptarët presin me vite…”.

Gjithashtu nuk mund të mos theksohet se edhe trajneri i kombëtarës, De Biasi kishte vajtur në kishë me uniformën e kombëtarës. Madje ky i fundit ishte i shoqëruar edhe nga kamerat e sponsorit zyrtar të kombëtarës, kompania DigitAlb.

Por, edhe kësaj here mediat zgjodhen të mos bëjnë detyrën e tyre thjeshtë duke raportuar lajmin, por zgjodhen të bëjnë interpretime të lajmit sipas shijeve të tyre, në mënyrë që të vazhdojnë të ushqejnë akoma më shumë narrativen se feja duhet te ngelet në sferën private të çdo individi.

Përgatti E.N

Observer.al


(Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejen paraprake të Observer.al)

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.