Si po i stereotipizon Netflix-i femrat muslimane

Muslimanet e Netflix-it nuk dallojnë shumë nga portretizimi që i bëhet muslimaneve në filmat e Hollivudit në veçanti dhe atyre perëndimorë në përgjithësi.

0

Muslimanet e Netflix-it nuk dallojnë shumë nga portretizimi që i bëhet muslimaneve në filmat e Hollivudit në veçanti dhe atyre perëndimorë në përgjithësi.

Portretizimi i tyre karakterizohet nga islamofobia vetëm se në një formë të re. Edhe në Netflix muslimanet stereotipizohen, mirëpo këtu portretizimi negativ fshihet nën petkun feminist. Ato janë më të forta, më të zonja, janë feministe të vërteta por ç’e do se …mbeten gjithsesi të pa integruara.

Nga njëra anë duket sikur Netflix u ka bërë “nderë” muslimanëve me prezencën e tyre, që kjo në fakt mund të shihet si një hap pozitiv në krahasim me mungesën e tyre në filmat perëndimorë.

Ato ndahen në dy kategori: praktikante dhe jo praktikante. Në kategorinë e dyte, e vetmja muslimane jo praktikante është Zulema, tek “Locked up (Vis a Vis)” nje version spanjoll i serialit “Orange is the new black”. Zulema, “Mora (femër muslimane në spanjisht),cigania nga Egjipti”, nuk ka asgjë islame përveç vendit të origjinës, emrit dhe gjuhës arabe (kur komunikon me bashkëpunëtorin e saj jashtë burgut). Madje ajo vetë thotë për veten “Nuk jam as e bardhë as e zezë, as muslimane as e krishterë. Jam një grua!”. Ajo është kryesherri, intrigantja, vrasësja, së cilës i druhen të gjithë që nga të burgosurat e tjera deri tek punonjësit e burgut.

Që në serinë e parë kryen një vrasje dhe kërcënon e keqtrajton vajza të tjera. Në të gjithë serialin ekziston një çast i vetëm “fetar” kur ajo filozofon me një pyetje epike-blasfemike. Në të njëjtin serial, nëpër sfond shfaqen edhe vajza të tjera me shami. Tipike!

Jemi përsëri në burg. Muslimania me mbulesë shfaqet diku nga sezoni katërt i “Orange is the new black/Portokallia është e zeza e re”

Ajo është muslimane me origjinë afro-amerikane. Nuk ka sens humori. Ndihmon në komplote. E përdor shaminë për të fshehur celularin. Bashkëshorti i saj është martuar me një grua të dytë dhe meqenëse kjo nuk e duron dot situatën lihet për të kuptuar se ka kryer krim, ndoshta vrasje për hakmarrje. Citon versete nga Bibla dhe blasfemon.

E heq shaminë si pa të keq në një skenë vetëm e vetëm si shenjë miratimi apo solidarizimi duke e lënë shikuesin me një pikëpyetje të madhe: “po kjo ç’pati?”

Ndërsa në serialin Elite që dhe ky duket si një version spanjoll i “13 reasons Why/ 13 arsyet pse” flet për  tre adoleshentë të klasës së mesme punëtore të cilët regjistrohen në kolegj falë një burse studimi. Nadia (Mina El Hammani), një vajzë e zgjuar por e cila diskriminohet akoma më shumë se dy djemtë e tjerë sepse është muslimane me origjinë nga Palestina.

Siç është klishe në këto rastes, rastësisht këto vajza nuk kanë motra apo vëlla më të vogël, por gjithmonë një vëlla më të madh sepse ndryshe nuk ka se si ja nxin jetën së bashku me babain e saj fanatik. Me ndryshim se vëllai i saj qëllon të jetë i interesuar ndaj meshkujve dhe kështu në një farë mënyrë “ja mbajnë lojën njëri tjetrit” në sy të prindërve.

Në Sezonin e dytë, imazhi i Nadias karakterizohet nga një hipokrizi laramane e llojit: me turban rrugës për në shkollë, me shami kur është me prindërit, pa shami e pa turban brenda në shkollë dhe me flokë të lëshuara, make up dhe veshje aspak modeste kur është në pub. Po sepse në këtë sezon Nadia ja lejon pak jetë nate vetes, dhe teksa është gati për të pirë alkol, padashje miqtë ja derdhin gotën dhe ajo irnonizon me shphrehjen “Kjo po që është shenjë nga Lart!”.

Të gjitha këto vendime të saj përcillen sikur të mos kishte aspak problem nëse një vajzë muslimane të hedhë poshtë parimet e saja, vlerat morale dhe fetare në emër të lirisë (lirisë për t’u harbuar).

Layla M.

Edhe Netflix-i nuk kishte si t’i shpëtonte formatit të portretizimit të muslimanëve duke iu dhënë atyre rolin më të keq të mundshëm: njerëz sherrxhinj, pa parime dhe pa moral. Ose duke e lidhur imazhin e tyre me terrorizmin dhe fondamentalizmin.

Kështu Lejla, një adoleshnte nga Amsterdami me origjinë Marokene, mundohet që të gjej veten dhe një kazuë për jetën duke iu bashkangjitur një grupi muslimanësh “ekstremistë” siç paraqiten në film.

Që në fillim të filmit Lejla paraqitet si një vajzë e veçantë, ndryshe nga tjerat. Ajo ka shumë mllef dhe nuk e duron do padrejtësinë. Mërzitet shumë dhe nisë të qajë vetëm për një fall dhe një koment racist. Ajo është rebele dhe e çiltër. Në fillim Lejla nuk i ka idetë e qarta: vetë nuk është me nikab por lobon për rastin e ndalimit të burkas. Më pas vetë vendos ta mbajë atë. Për të përfituar nga ky shpirt naiv dhe luftarak në të njëjtën kohë, që të rekrutohet nga “çunat e këqinjë” i duhen dy element të rëndësishëm.

Dhe Netflixi në këtë rast nuk tregohet aspak kreativ por vijon me të njëjtat klishe. Gjejeni pak! Familja i del kundër dhe ia nxin jetën aq sa do të ikë nga shtëpia. Dashurohet me një nga këta djemtë e këqinjë dhe martohen bashkë dhe ikin në një vend me refugjatë muslimanë.

Dy arsye tipike të cilat do e kthenin këtë vajzë në një rast të dëshpëruar që nuk ka asgjë për të humbur. As bashkëshorti i saj nuk del nga klisheja e “muslimanit tipik” të portretizuar në filmat perëndimor: ai është i dhunshëm dhe fanatik. Në një skenë e godet në fytyrë, i tregon mungesë respekti në sy të shokëve dhe e mban në arrest shtëpie si dënim për shkak se ka dalur nga shtëpia e vetme dhe e pashoqëruar.

Në fund Lejla rastësisht merr vesh se bashkëshorti i saj paska pasur qëllime okulte jo dhe aq ndryshe nga vetë shtypësit. Dhe aty i shembet e gjithë bota dhe çdo gjë që pati luftuar në atë moment. Merr pasaportën dhe kthehet në vendin e vetë duke iu rrëfyer policisë së kufirit gjë që lë të kuptojë se ka ende shpresa për këtë vajzë.

Edhe në industrinë e Filmit dhe Argëtimit realiteti është i njëjtë si në shumicën e mediave perëndimore: Muslimanët keqportretizohen dhe islamofobia është e pamohueshme.

Me sa duket do duhet ende të vazhdojmë të kërkojmë qoftë edhe për një rast të vetëm të një portretizimi pozitiv të muslimaneve në televizion, madje jemi ende në fazën e një mungesë të theksuar të prezencës së tyre.

Muslimania.al/Shkrimi eshte publikuar per Revisten Familja, Tetor 2019

Observer.al

Nada Dosti

Autorja është gazetare freelance dhe themeluese e portalit tematik Muslimania.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.