Ndryshe nga shumica e hebrenjve, pjesa dërrmuese e muslimanëve në Britani janë besnikë ndaj Mbretërisë

0

 Nga  Gilad Atzmon

Para një muaji mësuam se “një e katërta e hebrenjve në Britani e kanë marrë në konsideratë largimin nga vendi gjatë dy viteve të fundit dhe më shumë se gjysma nuk shohin një të ardhme në Europë.”

BBC publikoi një sondazh për të parë sjelljen e muslimanëve britanikë ndaj Mbretërisë së Bashkuar. Ndryshe nga shumica e hebrenjve, të cilët kishin shprehur dëshirën për t’u larguar nga Europa, 95% e muslimanëve janë “besnikë ndaj Britanisë.”

Përkundër faktit që Britania është e përfshirë në luftra të panumërta kundër vendeve muslimane prej dekadash, pavarësisht mbështetjes së verbër të Britanisë ndaj Izraelit dhe me gjithë diskriminimin e vazhdueshëm ndaj muslimanëve në Britani, nëntëmbëdhjetë në njëzetë muslimanë i mbeten besnikë Britanisë.

Ndryshe nga shumica e hebrenjve, të cilët kishin shprehur dëshirën për t’u larguar nga Europa, 95% e muslimanëve janë “besnikë ndaj Britanisë.

Krahasojeni këtë me të paktën gjysmën e hebrenjve, të cilët edhe pse gëzojnë privilegje në vend dhe pavarësisht se lobi izraelit ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, ata janë të gatshëm ta lënë vendin.

Kjo ngre pyetjen e mëposhtme, të cilën sociologët, apo ndoshta vetë hebrenjtë britanikë duhet ta adresojnë:

Çfarë i ka bërë hebrenjtë britanikë që të dështojnë në zgjidhjen e këtij problemi prej dekadash? Pse janë kaq të gatshëm që të enden përsëri? Mos është i huaj për kulturën hebreje nocioni i vendbanimit? A është i pamundur asimilimi, pavarësisht përpjekjeve të diasporës hebreje? A thua vallë të jetë privilegji i hebrenjve në shoqërinë britanike (media, politikë, kulturë, financë) që i bën ata të ndihen të pasigurtë?

Sionistët e hershëm janë munduar ta adresojnë këtë pyetje. Venbanimet në Zion, dmth në Palestinë, supozohej se do t’i çlironin hebrenjtë nga “simptoma e diasporës.” Aventura e “kthimit në shtëpi” supozohej se do t’i mësonte hebrenjtë me nocionin e vendbanimit dhe përkatësisë.

Kjo kishte si qëllim t’i lidhte hebrenjtë me tokën. Megjithatë, lindja e Shtetit Hebre nxori në dritë disa tiparë të reja më shkatërruese, disa prej të cilave e kanë vënë planetin tonë në rrezik të madh.

Mendoj se për momentin nuk ka një përgjigje për pyetjen këtë pyetje. Megjithatë, pyetja në vetvete është më e rëndësishme se kurrë.

Përktheu dhe përshtati D.D.

Observer.al


Pikëpamjet e shprehura në artikull janë të autorit!

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.