Një tjetër musliman qëllohet për vdekje në Teksas të Shteteve të Bashkuara

0

Një musliman, i cili bashkë me familjen e tij kishte ikur nga Iraku për shkak të horrorit të ISIS-it, u qëllua për vdekje nga katër njerëz në Dallas, Teksas ndërsa po fotografonte borën e parë në jetën e tij.

Ahmed Al-Xhumaili, 36 vjeç dhe gruaja e tij ikën nga Iraku për në Dallas, Teksas, 20 ditë më parë për t’iu bashkuar të afërmve dhe për të nisur një jetë të re martesore në një “vend të sigurt”.

Por, të mërkurën në mbrëmje, në orën 11.30, një grup njerëzish të armatosur u shfaqën përpara shtëpisë së çiftit dhe hapen zjarr, duke e goditur Al Xhumailin në krahahor, tha policia.

Viktima vdiq nga plagët e marra pasi u transportua në spitalin e Teksasit, tha zëdhënësja e policisë së Dallasit Monica Cordova.

Sipas zyrtarëve të policisë, po kryhen hetime për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një krim për shkak të urrejtjes.

Këshilli për Marrëdheniet Amerikano-Islame (CAIR), me anë te një deklarate u bëri thirrje autoriteteve  që ta hetonin incidentin si një krim për shkak të urrejtjes.

“Për shkak të incidentevve të fundit, të cilat kanë pasur në shënjestër muslimanët amerikanë, përfshirë vrasjen e tre të rinjve muslimanë në Karolinën e Veriut, ne i bëjmë thirrje forcave të rendit që ta adresojnë shqetësimin e komunitetit në lidhje me motivet e këtij rasti,” tha Alia Salem, drejtoresha ekzekutive e degës së CAIR në Teksas.

Një grup njerëzish filluan të qëllojnë me armë. Disa makina në afërsi u goditën gjithashtu gjatë incidentit.

Muajin e kaluar, një njeri i armatosur qëlloi për vdekje tre të rinjë muslimanë në Karolinën e Veriut.

Deah Shaddy Barakat, 23 vjeç, gruaja e tij Yusor Muhammed Abu Salha, 21 vjeçe dhe motra e saj Razan Muhammed Abu Salha, 19 vjeçe, u qëlluan afër Universitetit të Karolinës së Veriut në kampusin e Chaper Hill më 10 shkurt.

Craig Hicks, 46 vjeç, u identifikua si autori dhe u dënua nga gjykata për vrasje të shkallës së parë.
Observer.al


(Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejen paraprake të Observer.al)

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.