Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë (OKI) dënon me forcë serinë e sulmeve terroriste ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lankë, ku si pasojë mbetën të vrarë gati 300 vetë dhe mbi 500 të tjerë mbetën të plagosur.

Sulmi ndaj të krishterëve në vendet e tyre të adhurimit teksa festonin Pashkët dhe njerëzve të tjerë të pafajshëm është një akt barbar dhe i neveritshëm. Shpresojmë që Zoti t’i shërojë të plagosurit dhe urojmë që autoritetet të hedhin dritë mbi këto sulme të tmerrshme dhe të vënë para drejtësisë autorët përgjegjës.

Grupet terroriste mund t’i vënë vetës çfarë emrash të duan. Mund të veshin rrobën e cilës fe të duan. Por në thelb, çdokush që kryen akte të tmerrshme si ato në Sri Lanke, nuk është tjetër veçse një barbar, terrorist, i pa fe, qenie pa humanitet dhe pa shpirt.

Tragjeditë të tilla duhet të nxjerrin në pah anën tonë me të mirë si njerëz. Askush nuk duhet ta përdorë këtë tragjedi për të nxitur urrejtje ndaj një grupi të caktuar.

Muslimanët shqiptarë qëndrojnë përkrah njerëzve të të gjitha besimeve kundër çdo sulmi që i bëhet kujtdo për shkak të besimit të tij, në çfarëdo vendi të botës qoftë. 

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.