Pandemia e Covid-19 nxori në pah idiotësinë e islamofobisë

Covid-19, një pandemi me përmasa gblobale e historike, nxorri në pah abdurditetet e disa ndalesave ndaj muslimanëve të miratuara nga qeveri të ndryshme të botës. Sot, shumë  prej tyre po detyrohen të ndërmarrin masa në kundërshtim me ligjet që vetë kanë miratuar. 

0

Nga Mehdi Hasan | The Intercept

Nëse anti-semitizmi është forma më e vjetër e urrejtjes në botë, atëherë Islamofobia është forma më e çuditshme e urrejtjes.

Si mund të shpjegohet ndryshe faktin se si një pandemi me përmasa blobale e historike, një virus i ri që po infekton njerëzit në pothuajse çdo vend dhe territor të botës, të përdoret si armë nga e djathta ekstreme për të sulmuar Islamin dhe muslimanët?

Merrni rastin e Indisë ku përhapja e virusin është etiketuar nga mbështetësist e qeverisë së djathtë ekstreme BJP si “xhihad koronar”, duke pretenduar se pandemia është një komplot i muslimanëve për të infektuar dhe helmuar hindutë. Vetë qeveria ka fajësuar një të tretën e rasteve të të konfirmuarve me Covid-19 për shkak të një takimi në Delhi të mbajtur nga një grup misionarë muslimanësh konservatorë të quajtur Xhemati Tablig. Një ministër i BJP-së e etiketoi si “krim talebanësh.” […] 

Por nuk bëhet fjapër vetëm për grupet apo politikanët nacionalistë. Edhe shtypi i respektuar i vendit i është bashkuar. Gazeta me prirje të majta The Hindu publikoi një karrikaturë ku tregonte botën që mbahet peng nga virusi Corona – ku virusi paraqitet i veshur me rroba muslimane. (Gazeta më vonë kërkoi falje për vendimin e saj “krejt të paqellimtë” për ta lidhur krizën me terroristët muslimanë dhe e zëvendësoi me një imazh më neutral).

Kanali 24-orësh India Today transmetoi një hetim të bërë në të ashtuquajturën medreseja fole nga ku pretendohej se po përhapej virusi. Po ashtu, postoi një infografik me numrin e rasteve nga Xhemati Tablig sipër një imazhi që tregon një takije muslimane. “Kjo nuk  është gazetari, por nxitje e urrejtjes,” tha në një reagim me video që u bë virale aktivistja e majtë Kavita Krishnan. “Historia do t’ju mbajë mend. Historia do t’ju gjykojë.”

Ka të drejtë. Në vendin tim, në Mbretërinë e Bashkuar, policia anti-terror është “duke hetuar grupet e ekstremit të djathtë të cilët akuzohen se janë përpjekur ta përdorin krizën e virusit Corona për të nxitur ndjenjat anti-muslimane,” thuhet në një raport të fundit nga The Guardian.

Këto grupe janë mbështetur nga personalitete të njohura të ekstremit të djathtë si ish-spikerja kontroverse e radios Katie Hopkins, e cila sugjeroi se policia e Mbretërisë së Bashkuar duhet të sulmojë fizikisht çdo musliman që e kap duke u falur në publik. Ndërsa themeluesi i Ligës së Mbrotjtjes Angleze Tommy Robinson, shpërndau një video që pretendonte se tregonte muslimanët anglezë duke kryer faljet në një “xhami sekrete” . Ajo  video më pas u demaskua dhe u hodh poshtë nga forcat lokale të rendit. 

Tell Mama, një organizatë që monitoron krimet e urrejtjes anti-muslimane në Mbretërinë e Bashkuar, ka dokumentuar raste të shumta të muslimanëve britanikë që janë ngacmuar gjatë javëve të fundit, përfshirë një grua të mbuluar në jug të Londrës e cila tha se asaj i ishte afruar një burrë për t’iu kollitur në fytyrë. Burri kishte pohuar se ishte me virusin Corona, dhe se e kishte shoqëruar këtë me veprime abuzive raciste. 

 Ashtu si në Indi, edhe këtu nuk janë vetëm figurat e ekstremit të djathtë që e kanë përdorur pandeminë për të ushqyer flakët e paragjykimeve anti-muslimane, por edhe media mainstream. Në një postim në Twitter më datë 23 mars, The Economist promovoi një raportim mbi Maldivet duke deklaruar: “Ardhja e Covid-19 ishte e pritshme. Por përhapja e radikalizmit islamik ishte më shumë se një befasi.”

Që prej asaj kohë, revista e ka fshirë postimin në Twitter, por ka mbajtur raportimin.

Ndërkohë, gazetarë të kalibrit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë janë përpjekur ta përdorin muajin e Ramazanit për të përhapur frikën se muslimanët në Perëndim do t’i thyenin rregullat e distancimit social dhe do të përhapnin virusin. 

Edhe këtu në Shtetet e Bashkuara e djathta ekstreme është angazhuar dhe është përpjekur që ta shfrytëzojë virusin Corona për të përhapur urrejtje dhe dhunë. Në mars, FBI-ja plagosi për vdekje Timothy Wilson-in, një ekstremist anti-qeveritar, i cili po planifikonte që të bombardonte një spital në Kansas që “po ofronte shërbim shëndetësor të rëndësishëm gjatë pandemisë së virusit Corona.” Më herët kishte planifikuar sulme ndaj shumë shënjestrave, ndër to edhe “qendrat islame.”

Ai nuk ishte “ujk i vetmuar.” Zyrtarë të shërbimit informativ në New Jersey thanë se grupet neo-naziste i kanë nxitur mbështetësit e tyre që të “përhapin panik gjatë kohës që njerezit po zbatojnë distancimin social gjatë pandemisë së Covid-19. Këto përfshijnë hedhjen e fishekzjarreve nëpër qytete dhe hapjen e vrimave me madhësinë e plumbit në xhamat e makinave.”

Ashtu si në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Indi, grupe të tilla ndihmohen nga figura mediatike konservatore të njohura. “Mendoni se Covid-19 është i keq?” shkruante autori dhe folësi i radios Neal Boortz duke iu drejtuar më shumë se 200 mijë ndjekësve të tij në Twitter. “Mos u tallni. Prisni sa muslimanët të arrijnë një numbër të madh në Amerikë. Do t’i kujtoni këto ditë me mall.”

Por Gazetarja e Los Angeles Times, Johana Bhuiyan kishte një përgjigje përfekte ndaj Boortz-it: “Shikoni ironinë: ndërkohë që bigotët anti-muslimanë janë përpjekur që ta përdorin virusin Corona për të njollosur dhe demonizuar muslimanët, vetë pandemia ka nxjerrë në pah se sa qesharake janë paragjykimet anti-muslimane.” 

Qeveria franceze dhe ajo australiane miratuan ndalimin e maskave të fytyrës në vitin 2011 dhe 2017 respektivisht, si mënyrë për të shënjestruar dhe kriminalizuar veshjen e velit dhe nikabit musliman. Sot, Akademia Kombëtare e Mjekësisë po bën thirrje që maskat të jetë të detyrueshme për këdo që del nga shtëpia gjatë karantinës. Ndërsa qeveria australiane e ka bërë të detyrueshme veshjen e maskave për këdo që futet në ndonjë supermarket apo dyqan.

Në vitin 2018, qeveria daneze pati këmbëngulur që t’i detyronte nështetasit e rinj që të shtrengonin duart gjatë ceremonisë së natyralizimit – një lëvizje, që sic e pati vënë në dukje dhe New York Times, kishte “për qëllim muslimanët të cilët refuzonin t’i jepnin dorën gjinisë tjetër duke u bazuar në bindjet e tyre fetare.”

Ju do mendoni se tani danezët e kanë anuluar dhënien me detyrim të dorës, apo jo? Gabim. Sipas Times, “qeveria ne Danimarkë i ka kërkuar kryebashkiakëve që të pezullojnë ceremonitë e natyralizimit… pa bërë asnjë përjashtim ndaj dhënies së dorës për ata që duan të bëhen nënshtetas.” 

Ne mund ta mundim virusin e Covid-19 në muajt e ardhshëm, por do të na duhet një kohë e gjatë që të mundim sëmundjen e quajtur Islamofobi.

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.