Parlamenti francez shqyrton mundësinë e “kampeve të internimit” për muslimanët

Një ligji i ri që po merret në shqyrtim nga Asambleja franceze parashikon ndërtimin e kampeve për ata përsona që nuk kanë kryer ndonjë krim, por që konsiderohen “radikalë”.

0

Një politikan i ekstremit të djathtë në Francë ka propozuar një projekt-ligj për të ndërtuar “kampe internimi” për muslimanët.

Ligji i propozuar, i paraqitur nga Guillaume Peltier, ish-anëtar i partisë esktremiste të krahut të djathtë National Rally e drejtuar nga Le Pen, i cili më vonë iu bashkua Republikanëve, një parti liberal-konservatore në Francë, është kritikuar nga aktivistët e të drejtave të njeriut.

Nëse propozimi kthehet në ligj, atëherë qytetarët francezë, të cilët janë në të ashtuquajturën listë të mbikqyrjes së radikalizimit, do të “internoheshin” e do të dërgoheshin zyrtarisht në “qendra administrative burgimi”.

Një aktivist francez për të të drejtat e njeriut (Yasser Louati) paralajmëroi se pohimet e ftohta të Peltier-it mbi radikalizimin nuk janë akoma të përkufizuara në Projekt-ligj dhe se ligjvënësit në të kaluarën kanë hasur në vështirësi për të gjetur një përkufizimin të saktë.

Bastisjet policore të kohëve të fundit ndaj banesave të muslimanëve e vënë në dyshim  faktin nëse autoritetet franceze do të mund ta praktikojnë ligjin me përgjegjësi, apo nëse kjo do të çojë në pasoja të rënda ku muslimanët që nuk bien dakord me qeverinë do të etiketohen si radikalë dhe ekstermistë. 

Sipas Peltier-it, Franca tashmë monitoron mbi 22 mijë njerëz, të cilën janë në listën e mbikqyrjes së radikalizimit. 

Franca nuk mbledh të dhëna mbi bazë fetare të atyre që mban nën mbikqyrje, megjithatë, fjalimi i Peltier-it nuk lë vend për dyshim se ai beson se ligji i ri ka në shënjestër muslimanët. 

Ministri i brendshëm i vendit, Gerald Darmanin. ka deklaruar së fundmi se shteti do të fillojë të monitorojë dhe kontrollojë 76 vende adhurimi të muslimanëve, prej të cilave 16 janë në Paris, ndërsa pjesa tjetër në vende të ndryshme të Francës. Pritet që disa xhami të mbyllen.

Masat janë përshkruar si “të mëdha dhe të paprecendente”.

Darmanin ka bërë me dije gjithashtu se ka në plan të mbyllë grupin që raporton mbi Islamofobinë në vend, një veprim të cilin Organizata për të Drejtat e Njeriut e ka dënuar, duke e cilësuar si masë që “rrezikon stigmatizimin e mëtejshëm të muslimanëve në Francë”.

I dërguari i SHBA-ve mbi lirinë fetare, Sam Brownback, tha para pak kohësh për situatën në Francë duke iu referuar masave drakoniave në rritje që po ndërmerren nga zyrtarët francezë: “Sigurisht që jam i shqetësuar për atë që po ndodh në Francë.” 

“Mund të ndërtohet një dialog konstruktiv, i cili, mendoj, mund të ishte i dobishëm”, por “kur jeni shumë shtypës, situata mund të bëhet më keq, ” paralajmëroi ai.

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.