Besimtarët myslimanë ofrojnë lutjet e së Premtes në një terren të hapur në Gurgaon në periferi të Nju Delhit më 17 dhjetor 2021 (AFP)

Nga Azad Essa

Ishte java e parë e Ramazanit, muajit të agjërimit. Muslimanët indianë në qytetin Karauli, Rajasthan, ishin duke parë punët e tyre, kur me qindra adhurues hindu mbërritën në lagjen e tyre të hipur mbi motoçikleta e të veshur me shallra shafrani.

Ata e ngritën volumin e altoparlantëve të tyre dhe luajtën një këngë.

“Ditën që hindutë të zgjohen, pasoja do të jetë,/ “që mbajtësi i kapelës së kafkës do të përkulet dhe do t’i thotë fitore Zotit Ram./ “Ditën që gjaku im vlon, dua t’ju tregoj vendin tuaj,/ “Atëherë unë nuk do të flas, do të flasë vetëm shpata ime.”

Teksa muslimanët shikonin me frikë dhe panik, tubimi u bë i zhurmshëm dhe kërcënues. 

Kur kjo ndodh, e kur një tubim provokues zhvillohet nga RSS, organizata paraushtarake supremaciste hindu që po udhëheq akuzën për ta kthyer Indinë në një Rashtra hindu, apo shtet hindu, nuk ka praktikisht anjeri të cilit muslimanët mund t’i drejtohen (për ndihmë).

Kjo paradë kishte arritur t’i poshtëronte ata dhe të shfaqte supremacinë hindu. Ata do të largohen vetëm kur të jenë të kënaqur.

Çfarë ndodhi më pas ende nuk është e qartë. Kuptohet se disa të rinjë muslimanë në lagje vendosën t’i jepnin zgjidhje gjërave me forcat e veta. Ata hodhën gurë drejt motoçiklistëve. Më pas, një përleshje filloi. Nën kaos, shtëpitë dhe dyqanet e tyre u dogjën. Lagjja filloi të digjej.

Si gjithmonë, policia e shikonte turmën me terezi, derisa në fund vendosi të përfshihej. Ata arrestuan disa banorë muslimanë dhe disa nga provokatorët e ardhur. Shumë shpejt filluan të qarkullojnë video ku pretendohej se muslimanët kishin sulmuar hindutë paqësorë teksa festonin lindjen e hyjnisë së tyre, Ramit.

Siç pritje, ata u fajësuan për ‘dhunën’. Mediat ndërkombëtare i përshkruan incidentet si ‘përplasje’ midis hinduve dhe uslimanëve. Ndërkohë, fqinjët hindu janë udhëzuar të bojkotojnë dyqanet muslimane.

Si ndëshkim për guximin që treguan duke i bërë ballë urrejtjes, qeveria e shtetit mbylli internetin dhe vendosi një shtetrrethim në zonë. Qeveria dërgoi 600 policë për të ‘patrulluar’ zonën.

Mesazh urrejtjeje

Gjatë 10 ditëve të fundit, skena si ajo e përshkruar më sipër janë shfaqur në disa shtete të Indisë.

Nën maskën e festimit të lindjes së hyjnisë Ram, të njohur si Ram Navami, mijëra nacionalistë hindu dhe supremacistë, disa me shkopinj dhe shpata, kanë vizituar lagjet muslimane duke bërtitur mesazhe urrejtjeje dhe duke i provokuar muslimanët që të ngrihen për veten e tyre.

Në rastet kur përplasja rezulton në ndonjë përleshje, shteti reagon me brutalitet të jashtëzakonshëm. Pas një akti të ngjashëm provokimi më 10 pril në rrethin e Khargone në Madya Pradhesh, rrethi i  dytë më i madhi i Indisë, të paktën 16 shtëpi dhe 29 dyqane u shkatërruan, shumica e të cilave ishin në pronësi të muslimanëve. Autoritetet indiane argumentuan se strukturat e shkatërruara ishin të paligjshme. Por, siç konkludoi Asaduddin Owaisi, president i partisë All India Majlis-e-Ittehadul Muslimeen (AIMIM), në një konferencë për shtyp, edhe nëse shtëpitë ishin të paligjshme, kishte akoma një proces të rregullt për t’u ndjekur. Ky, tha Owaisi, ishte një akt ndëshkimi kolektiv.

Foto: Besimtarët hindu marrin pjesë në një tubim fetar në periferi të Nju Delhit më 17 dhjetor 2021 (AFP)

Për dekada, muslimanët në Indi kanë jetuar në periferi të jetës politike dhe ekonomike. Por, që kur Narendra Modi mori pushtetin në vitin 2014, muslimanët janë bërë ‘kokë turku’ për të gjitha problemet e Indisë. 

Burrat muslimanë janë sulmuar dhe akuzuar se u vardisen grave hindu për qëllime konvertimi (‘Love Xhihad’). Të tjerët, përfshirë Dalitët, janë linçuar në rrugë nga grupet vigjilente të lopëve.

Në vitin 2020, gjatë një përpjekjeje të dukshme për të dehumanizuar komunitetin, muslimanët u akuzuan për përhapjen e koronavirusit, apo pjesëmarrjne në një “xhihad koronar”, siç quhej.

Por edhe nëse marrim për bazë standardet e tmerrshme të tetë viteve të fundit, gjashtë muajt e fundit kanë qenë ndoshta të paprecedentë. 

Thirrje për dhunë

Paçka se thirrjet e një grupi murgjish drejtuar hinduve që të armatoseshin për gjenocidin e ardhshëm kundër muslimanëve nxitën deri diku ‘zemëratën’ e disa liberalëve jo më larg se në dhjetor 2021, sot thirrjet për vrasjen masive të pakicës muslimane janë bërë po aq rutinë dhe të rregullta, sa fanatizmat e një filmi bollywoodian. 

Përshkallëzimi i fundit i sulmeve pason një seri episodesh në shtetin jugor të Karnatakës, ku hindutë e krahut të djathtë kanë bërë thirrje për bojkotim të tregtarëve muslimanë të frutave, shoferëve të taksive dhe dyqaneve hallall, ndërkohë që grave muslimane u është ndaluar të mbajnë shami në disa kolegje në të njëjtin shtet. 

Qeveria e shtetit tani po shqyrton edhe ndalimin e thirrjes së ezanit me altoparlantë në disa xhami.

Vetëm gjatë javës së kaluar, thirrjet për dhunë dhe zjarrvëniet që ndodhën si pasojë e këtyre thirrjeve kundër muslimanëve u raportuan në të paktën shtatë shtete, duke përfshirë Madhya Pradesh, Gujarat, Jharkhand dhe Bengalin Perëndimor.

Në Goa, një turmë që mbante flamuj shafrani u përpoq të hynte në një xhami pikërisht në kohën kur besimtarët po çelnin agjërimin e tyre (në kohën e iftarit).

Për të qenë të qartë, asnjë nga këto incidente nuk ka shkaktuar zemërim apo dënim nga qeveria kombëtare, duke ilustruar edhe një herë se thirrjet për dhunë kundër muslimanëve nuk janë as të ndara dhe as në kundërshtim me qëllimet e shtetit.

Atao janë pjesë e një projekti i të djathtës hindu për të “hinduizuar” shoqërinë dhe ekonominë drejt ndërtimit të një shteti vetëm për shumicën hindu. 

Humnera

Mbase kanë kaluar njëzet vjet nga masakrat anti-muslimane në Gujarat, por sot një brez i tërë nacionalistësh të rinj hindu tani më shumë se kurrë besojnë se eliminimi i muslimanëve do të përmirësojë jetën e tyre.

Në mitingjet e mëparshme në Kauralai në Rajasthan, nacionalistët hindu thuhet se kanë luajtur këngë për orë të tëra përballë shtëpive muslimane.

Një nga këto këngë përfshinte tekstet e mëposhtme :

“Ne jemi hindu të fortë, do të krijojmë një histori të re/ “Ne do të hyjmë në shtëpitë e armiqve dhe do t’ua presim kokat […]/ “Në çdo shtëpi do të shihet flamuri i shafranit, do të kthehet sundimi i Ramit./ “Ka vetëm një slogan, një emër, fitore për Zotin Ram, fitore për Zotin Ram.”

Një burrë hindu 22-vjeçar i tha një gazetari se “kur dëgjojmë këtë këngë, ndihemi të forcuar, kemi ndjenjën se duam të vrasim çdo musliman përreth”.

Një projekt më i madh i spastrimit etnik është duke u zhvilluar në Indi. Sipas logjikës së Hindutvas – ideologjisë që mbështet lëvizjen nacionaliste hindu – muslimanët ose duhet të konvertohen ose të zhduken. 

Muslimanët indianë tani janë duke e parë fort humnerën. E ata e dinë se kur bëhet fjalë për shkaqet, ata janë afër fundit të piramidës.

Autori është reporter i Middle East Eye me qendër në New York. Ai ka punuar për Al Jazeera English midis 2010-2018 ku ka mbuluar Afrikën jugore dhe qendrore. Ai është autor i “The Muslims are Coming” dhe “Zuma’s Bastard”.

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.