Nga Cihat Battaloğlu

Shkelja e rëndë e të drejtave të njeriut ndaj komuniteteve muslimane nëpër botë vazhdon të lërë më mijëra muslimanë të pastrehë, të lënduar ose të vdekur. Fatkeqësisht, lista e përdhosjeve ndaj muslimanëve është e gjatë dhe shqetësuese: Palestina, Mianmari, Kashmiri, e lista vazhdon. 

Kur shikon shkeljet mizore të të drejtave të njeriut me të ciat përballen komuniteteve muslimane nëpër botë, nuk mund të mos vëmë në dukje se kjo duhet të jetë një nga shqetësimet kryesore të komunitetit ndërkombëtar. Të gjithë aktorët ndërkombëtarë duhet të mbajnë një qëndrim të ashpër kundër këtyre shkeljeve barbare, të cilat janë fyerje për njerëzimin. Sidoqoftë, Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) – zëri i përbashkët i botës muslimane –  ndodhet në një pozitë kritike për sa i përket mbrojtjes dhe ngritjes së zërit për komunitetet muslimane nëpër botë, sidomos ndaj shkeljeve të rënda e të vazhdueshme në Palestinë, Kashmir dhe Mianmar. OIC duhet të angazhohet me normat dhe standardet ndërkombëtare e të ndërtojë mekanizma kohezive për të drejtat e njeriut në nivelin e OIC për të kundërshtuar shkeljet ndaj muslimanëve e të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin e tyre.

Nëse i hedhim një sy evoluimit të të drejtave të njeriut në OIC do të shohim se ka kaluar në disa faza të ndryshme që prej krijimit të saj. Gjatë viteve 2000, OIC filloi në mënyrë pozitive dhe konstruktive që të merrte pjesë në regjimin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut. Në këtë kuptim, OIC u përpoq të harmonizonte standarded dhe të drejtat universale të njeriut me vlerat islame. U krijuan disa institucione  për të zhvilluar një mekanizët në nivelin e OIC-së në lidhje me të drejtat e njeriut. Themelimi i Komitetit të Përhershëm të Pavarur të të Drejtave të Njeriut (IPHRC) sinjalizoi një ndryshim të madh për OIC pasi për herë të parë ishte krijuar një institucion në nivelin e OIC për të drejtat e njeriut. Më pas, OIC themeloi Organizatën për Zhvillimin e Gruas, Departamentin për të Drejtat e Njeriut, Njësinë për Paqe, Siguri dhe Zgjidhjen e Konflikteve, ndërkohë që vazhdojnë bisedimet për krijimin e një Gjykate Islame të Drejtësisë. Këto zhvillime tregojnë progresin domethënës që OIC ka bërë përgjatë viteve në lidhje me institucionet e të drejtave të njeriut, instrumentet dhe angazhimin. Sidoqoftë, rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut ndaj muslmanëve në pjesë të ndryshme të botës vënë në dukje disa nga mangësitë dhe kufizimet e kuadrit dhe qasjes së OIC-së ndaj të drejtave të njeriut.

OIC është përpjekur që të tërheqë vëmendjen ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut ndaj muslmanëve. Megjithatë, mungesa e një kuadri dhe strukture kohezive e konkrete për të drejtat e njeriut në nivelin e OIC-së ka bërë që këto përpjekje të jenë të pamjaftueshme për të zhgjidhur shkeljet e shumta ndaj muslimanëve. Një raport i publikuar kohët e fundit nga Qendra për Kërkime Statistikore, Ekonomike, Shoqërore dhe për Trajnim për Vendet Islame (SESRIC) në bashkëpunim me OIC IPHRC, merr në shqyrtim tre raste të veçanta të shkeljeve të të drejtave të njeriut ndaj musilmanëve – Territoret e Pushtuara Palestineze, Mianmarin dhe Xhamun e Kashmirin e Pushtuar nga Indina (IOK).

Raporti është një stdudim gjithpërfshirës rreth shkeljeve ndaj musimanëve, i cili paraqet një analizë të detajuar të kuandrit të të drejtave të njeriut në OIC nga e kaluara në të tashmën. Raporti i SESRIC-ut dhe IPHRC-s konstaton se OIC ka bërë një progres domethënës në lidhje me të strukturën e saj të të drejtave të njeriut. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekje të mbrojtjes së muslimanëve nëpër botë. Sidoqoftë, raporti thekson se nevojiten hapa të mëtejshëm që OIC të përmirësojë institucionalizimin e regjimit të vet të të drejtave të njeriut nëse dëshiron të mbrojë  dhe të zgjidhë më me vendoshmëri e më fort problemin e të drejtave të njeriut ndaj komuniteteve muslimane. 

Raporti përshkruan në mënyrë gjithëpërfshirëse pushtimin e tejzgjatur të territoreve palestineze nga Izraeli. Thekson se regjimi i Izraelit vazhdon të paraqesë karakteristika ligjerisht të papranueshme të “kolonializmit”, “aparteidit” dhe “spastrimit etnik” në kohët moderne. Ndërtimi i ngulimeve kolone, ndërtimi i murit ndarës, situata në Jeruzalem dhe Xhaminë Al-Aksa, si dhe një numër i madh i problemeve të tjera tregojnë për trajtimin e dhunshëm dhe rrënues ndaj palestinezëve. Veç kësaj, raporti merr në shqyrtim diskriminimin dhe dhunën e vazhdueshme ndaj muslimanëve rohinga në shtetin Rakhine (në Mianmar). Aty muslmanëve u ështe hequr nënshtetësia, janë margjinalizuar nga jeta shoqërore, ekonimike dhe politike, janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, janë zhvendosur me dhunë, janë torturuar në masë të gjerë, si dhe ka pasur raportime për mijera vrasje pa gjyq. Pushtimi i Xhamu dhe Kashmirit nga India në vitin 1947 mbetet akoma ndër konflitet e pazgjidhura më jetëgjata në botë. Ky pushtim me dhunë e paligjshme nuk është njohur as nga populli i Xhamu dhe Kashmirit e as nga komuniteti ndërkombëtar. Shkeljet e panumërta të të drejtave të njeriut me të cilat vazhdimisht ballafaqohen muslimanët e pafajshëm të Xhamu dhe Kashmirit e bëjnë atë një nga problemet më të rënda e më jetëgjatë të shkeljës së të drejtave të njeriut. Historia moderne e Kashmirit është mbushur me spastrime etnike dhe gjenocide sistematike ndaj banorëve vendas. Në Kashmir janë përdorur të gjitha mënyrat e mundshme të dhunës për të shuar kërkesate e ligjshme dhe të njohura për vetëvendosje, përfshirë verbërim në masë me anë të armëve, përdhunime dhe ngacimeme të grave si metodë për ndëshkime në masë, zhdukje të njerëzve dhe vrasje pa gjyq.

Po atëherë si mund t’i adresojë dhe zgjidhë OIC-ja problemet me të drejtat e njeriut ndaj muslimanëve nëpër botë? Së pasi, sistemi i të drejtave të njeriut në OIC duhet të forcohet dhe të institucionalizohet. Kjo përfshin disa elementë: OIC-ja do të duhet të rrisë kapacitetin dhe mandatin e institucioneve të saj për të drejtat e njeriut, veçanërisht të IPHRC. Mandati i IPHRC duhet të përfshijë dispozita që i mundësojnë një forcim të mëtejshëm të mekanizmave, normave, standardeve dhe rezolutave ndërkombëtare. Aktualisht, IPHRC ka një rol konsultues. Ky pozicion duhet të shndërrohet me anë të mekanizmave që do të forconin disa nivele vendimmarjeje në OIC në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut. IPHRC duhet gjithashtu të ndërveprojë më institucionet e të drejtave të njeriut në nivel kombëtar. Ndonëse shumë prej vendeve anëtare të OIC kanë krijuar institucione kombëtare për të drejtat e njeriut, integrimi i tyre me mekanizmat në nivelin e OIC-së mbetet i kufizuar dhe i dobët. IPHRC mund të shërbejë si organizatë kupolë ku të sjellë bashkë institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut të vendeve anëtare të OIC dhe isntitucionet rajonale e ndërkombëtare për të adresuar mangësitë e për të forcuar kapacitetin e tyre. 

Duke parë përpjekjet e OIC për t’u bërë një faktor për të drejtat e njeriut, është e nevojshme që ajo t’i japë përparësi angazhimeve me komunitetin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Kjo do t’i jepte OIC-së prestigjin dhe reputacionin që i duhet për të ndërtuar autoritetin e saj në sferën e të drejtave të njeriut në shtetet anëtare. Një angazhim i tillë ndërmjet OIC-së dhe aktorëve ndërkombëtarë do të shërbente si urë lidhëse për hendekun që ekziston ndërmjet nivelit kombëtar e ndërkombëtar në vendet e OIC-së. Një mekanizm për të drejtat e njeriut në nivelin e OIC-së mund të shërbejë gjithashtu edhe si medium komunikimi për çështjet e ndjeshme në vendet e botës islame që kanë të bëjnë me sfidat e të drejtave të njeriut dhe normat e standardet ndërkombëtare. Kjo përfshin sfida si gjetjen e një mirëkuptimi për problemet e lirisë së shprehjes, e cila shpeshherë përdoret për te justifikuar islamofobinë, diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes. Kësisoj, është shumë e rëndësishme që OIC të angazhohet me komunitetin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut për t’i dhënë zë shqetësimeve të muslimanëve dhe për të lokalizuar normat ndërkombëtare, standardet dhe rezolutat, në mënyrë që të përshtaten me zakonet dhe traditat vendase. Për ketë qëllim, IPHRC mund të shërbejë si mekanizëm që i ofron grupit të OIC-së në Nju Jork dhe Gjenevë të dhëna thelbësore për çështjet e të drejtave të njeriut që kanë lidhje me organizatën. 

Një element tjetër gjithpërfshirës që do t’i mundësonte OIC-së të behet një aktor i besueshëm dhe efektiv për të drejtat e njeriut është angazhimi dhe ndërtimi i lidhjeve me aktorë të ndryshëm. OIC-ja duhet të angazhohet me aktorët e shoqërisë civile, mediat dhe organizatat  e tjera brenda OIC-së. Në përmbyllje, OIC-ja duhet gjithashtu që të ndërtojë marrëdhënie me organizata të tjera për të drejtat e njeriut siç është Këshilli i Europës, Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB, UNHRC, UNICEF dhe Komisionin Europian për të Drejtat e Njeriut si dhe organizata të tjera rajonale në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Krijimi i  lidhjeve me organizata të ndryshme branda OIC-së dhe jashtë saj, do t’i mundësonte asaj që të përfitonte nga eksperienca e tyre në fushën e të drejtave të njeriut dhe të forconte praninë dhe zërin e saj në kuadrin e drejtave të njeriut në nivel global për çështjet që janë në interes të vendeve anëtare të OIC-së.

Cihat Battaloglu është një analist politik dhe autori i librit me titull “Reformat politike në Katar: nga Autoritarizmi te Zona Gri në Politikë”. Ai gjithashtu po ndjek doktoratës në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (METU), Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ai më parë ka punuar në Universitetin e Katarit, Qendra e Studimeve të Gjirit. Puna e tij është e fokusuar kryesisht në politikën e vendeve të Gjirit Persik, veçanërisht në tranzicionin politik në këtë rajon.

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.