Ilustrimi grafik nga Observer.al

Kriza kronike e mendimit intelektual dhe shkencor ndër shqiptarë, tashmë ka filluar të prodhojë elementet e paragjykimeve dhe përçarjeve brenda kombëtare. Jo rastësisht provokimi  ka filluar te sporti, aty ka pati filluar të saldohej uniteti i brishtë kombëtar.  Armiqtë e kanë përllogaritur saktë ku duhet të godasin. Ata nuk e kanë as me Majlinda Kelmendin as me Milot Rashicën. Ata dhe sponsorët e tyre e kanë një konflikt serioz me kombin tonë. Duan ta përçajnë nëpër linjat, ku llogarisin se ka më shumë emocione e dobësi uniteti ynë, te sporti dhe te besimi fetar.

Mendimi intelektual dhe shkencor është dashur gjatë këtyre viteve t’i ndërgjegjësojë shqiptarët për realitetet e reja dhe sprovat e reja kombëtare: me pavarësimin e Kosovës, ne tashmë jemi një komb me dy shtete (e me disa territore etnike jashtë të dyjave) jemi sikundër që kemi qenë e do të mbetemi gjithmonë, një komb me tre fe, ku duhet të respektohet diversiteti fetar, se jemi një komb i varfër, që mund të pasurohet vetëm duke e ndërlidhur ekonominë, arsimin, kulturën kombëtare dhe duke i identifikuar saktë interesat strategjike kombëtare, pra edhe emëtimin e miqve dhe të armiqtë realë e potencialë.

Fatkeqësisht, kombi ynë sot për sot është i zhveshur nga mendimi intelektual dhe shkencor e me këtë edhe nga vlerat e nacionalizmit  të mirëfilltë shqiptar. (Stalinizmi dhe neoliberalizmi me mbeturinat dhe variacionet e tyre  janë antinacionalizëm dhe antikombëtarizëm gjithmonë.) Ndërsa, asnjë komb në kontinentin tonë as nuk është krijuar e as nuk arrin të mbijetojë pa nacionalizmin e mirëfilltë – gjeneratorin e bashkimit, integrimit, identitetit, fuqizimit dhe zhvillimit. Ata që e shajnë veten, (pra njëri- tjetrin, ata që e luftojnë fenë e vet ose fenë e njëri tjetrit, ata që rivalizojnë aty ku duhet të jenë të bashkuar, ata janë pararoja e armiqve që presin në pusi.

Rilindasit tanë e morën fuqinë nga respektimi  që u bënë diversiteteve brenda kombit, prandaj edhe e patën atë sukses që e patën – formimin e një kombi modern shqiptar.

Për më shumë mbi këtë temë autori ka shkruar librin “Nacionalizmi Shqiptar”.

Observer.al

2 KOMENTE

  1. kte heret ne nji ligjerat te tij Ef, mulla JAKUP Asipi r.a Ka treguar per keto perqarje ne mesë te popullit tonë , dhe kjo tani po ndodhë, epo mereni me mende kur te bahen 2 Ushtri, ajo KS-AL, qka mundet me u ba aty,sepse qarqet Shoviniste nuk flejnë ata llogarisin dhe mu aty ku ata e parashohin Godasin Prandajë ju neper pushtete ne te dyja anet keni Kujdesë te Madhe se ju mallkon Historia..

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.