Foto nga iftari i organizuar nga Kryegjysahata Botërore e Bektashinjve në Shqipër dhe ambasadori izraelit në Tiranë.

Para disa ditësh, kur opinioni publik ndërkombëtar dhe në veçanti besimtarët muslimanë po përjetonin me dhimbje dhe me reagime dënuese, sulmet izraelite ndaj xhamisë Aksa dhe popullsisë palestineze në pjesën e pushtuar të bregut perëndimor të lumit Jordan, apo ndryshe pjesës lindore të Jerusalemit, kreu i kryegjyshatës bektashiane në bashkëpunim me ambasadorin e Izraelit organizojnë një iftar në të cilin marrin pjesë të ftuar të ndryshëm.

Edhe pse ky lajm u pasqyrua nga disa media vendore, ai kaloi pothuajse krejt i pa vënë re nga besimtarët muslimanë, por ndërkohë vëmendja u përqendrua tek vizita që kreu i opozitës bëri në kryegjyshatë me rastin e Fitër Bajramit!

Shteti sionist i Izraelit ka një makinë të fuqishme propagandistike dezinformuese, ku nuk lë rast pa përdorur për të përligjur përmes propagandës së shumëfishtë ilegjitimitetin e tyre dhe për të penalizuar palestinezët si terroristë e kriminelë dhe veten e tij si paqësorë dhe dashamirës, ndërkohë që e gjithë bota e di se ata janë grabitësit dhe palestinezët viktimat. Në këtë mes pikërisht në ditët e fundit të Ramazanit, në kulmin e krimeve që bëheshin ndaj popullsisë palestineze, shteti izraelit duket që ka keqpërdorur në mënyrën më të turpshme të mundshme naivitetin dhe papërgjegjshmërinë e kreut të bektashinjve, i cili pranon të organizojë një iftar të përbashkët me këtë seli diplomatike, e cila përfaqëson pikërisht atë shtet i cili po shkel mbi vëllezërit e tij muslimanë dhe po përdhoste në muajin më të shenjtë Islamit një nga vendet më të shenjta të tij!

Është e pamoralshme dhe tepër e turpshme që një njeri që i thotë vetes besimtar musliman, siç janë dhe bektashinjtë, të pranojnë të financohen dhe të bëhen bashkëftues të një iftari të përbashkët me përfaqësuesit e një shteti që në mënyrë permanente nuk respekton rezolutat e Këshillit të Sigurimit, dëbon dhe vret popullsinë palestineze, përdhos shenjtërit e Islamit dhe në fund me duart e tij të gjakosura me gjak fëmijësh përdor bektashinjtë si furçë makijazhi në sytë e botës! Është e pahijshme për kreun e bektashinjve që t’ia lejojë vetes të keqpërdoret në këtë mënyrë.

Bektashinjtë i thonë vetes muslimanë, sigurisht që ata kanë probleme, madje të rënda, në doktrinën e tyre, duke nisur që nga koncepti panteist që kanë për Zotin, shenjtërimi që i bëjnë kushëririt të Profetit dhe Kalifit të katërt të Islamit, Ali ibn Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) deri tek disa praktika të tyre fetare që ata ndjekin. Nuk dua të ndalem këtu në doktrinën dhe praktikat e tyre, dhe çfarë gjykimi ka për to në Islam, por te mënyra sesi duhet ne si muslimanë të sillemi me ta.

Me bektashinjtë shqiptar ne na lidh fakti se i përkasim një populli dhe një kombi, janë vëllezërit tanë shqiptarë të një race dhe Profeti ynë shfrytëzoi pikërisht afërsinë familjare dhe të gjakut që ai kishte me fisin e tij për t’i ftuar ata në Islam. Edhe pse ata ishin idhujtarë ata pranonin se ishin pasardhës të Ibrahimit dhe ndiqnin fenë e tij, dhe ky ishte një tjetër element që Profeti e përdori për t’iu treguar atyre se ku kishin gabuar dhe devijuar nga feja e Ibrahimit. Ata refuzuan të pranonin se biri i tyre ishte i dërguari i Allahut dhe për rrjedhojë refuzuan edhe mesazhin që ai solli nga Zoti.

Bektashinjtë në parim e pranojnë se janë muslimanë dhe se profeti i tyre është Muhamedi (alejhi salatu ue selam) dhe se Kurani është fjala e Allahut, kështu që sado të devijuar të jenë nuk janë kurrë aq sa kurejshët, fisi i Profetit të Zotit që i refuzonin këto themele të besimit. Këto janë ura të cilat duhen përdorur për t’i udhëzuar ata njerëz, apo edhe për t’i këshilluar me urtësi dhe argumente, me durim dhe dashamirësi ashtu siç Profeti i Allahut u soll me popullin apo fisin e tij. Bektashinjtë janë njerëz si gjithë të tjerët, ata e duan Allahun dhe Islamin, por shumica e tyre janë të paditur dhe nuk e njohin Islamin, edhe ata që kanë një farë njohurie e kanë atë të gabuar, dhe kjo padituri e tyre nuk shërohet me të shara, ofendime dhe mallkime, por me durim dhe këmbëngulje si ajo e Profetit tonë me popullin e tij.

Duhet të dimë se bektashinjtë pikërisht për shkak të problemeve fetare që kanë dhe padijes fetare janë një llogore lehtësisht e cenueshme nga të huajt, duke nisur që nga iranianët shiitë e tani së fundi nga shteti sionist. Nëse është e pamundur që ata të ndreqen e të udhëzohen, gjë që nuk e besoj, së paku të mos shtyhen pa dashje në prehrin mullixhiut që kërkon t’i keqpërdor për inat të vjehrrës.

Observer.al
Justinian Topulli
Bëhuni fans!

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.