Në foto: Presidenti amerikan Donald J. Trump dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Që prej inagurimit të saj, administrata Trump ka ndërmarrë masa drakonike kundër institucioneve kryesore palestineze, nga mbyllja e zyrës së partisë PLO në Uashington deri tek ulja e fondeve për UNRWA-në, organizatën e OKB-së që shpërndan ndihmë jetike për mbi 5 milion refugjatë palestinezë.

Nga Joshua Leifer

Këto hapa kanë për qëllim të përgatisin terrenin për aneksimin eventual të Bregut Perëndimor nga Izraeli, diçka që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po e kërkon për mbijetesë politike. Në përputhje me politikat e aneksimit, plani i paqes Trump – “Marrëveshja e Shekullit” – është e garantuar të jetë një dhuratë për Izraelin dhe një shuplakë për palestinezët.

Njoftimi i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo se SHBA-të nuk i konsiderojnë më kolonitë izraelite në territoret e pushtuara palestineze si shkelje të ligjit ndërkombëtar është një përmbledhje gati e përsosur e qasjes së administratës Trump ndaj Izraelit dhe Palestinës.

E zënë në një kurth grotesk, politika amerikane pretendon se po përparon “drejt paqes” ndërsa sinjalizon miratimin për sundimin ushtarak brutal, që rrjedhimisht është shtypës për afro 3 milion palestinezë që jetojnë në Bregun Perëndimor. Kjo është “pako” e përpjekjeve të vazhdueshme e të bashkërenduara të administratës Trump për të minuar kornizat ligjore ndërkombëtare dhe adresimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut (dhe jo vetëm në lidhje me Izrael-Palestinë).

Dhe është akoma më shumë provë shtesë (jo se duhej) fakti se administrata Trump po ndjek në mënyrë aktive një axhendë pa të drejtë për dy shtete.

Në fakt, për një administratë të njohur për vendimmarrje të çrregullt dhe kthesa të ashpra e të papritura, Trump ka qenë plotësisht i qartë kur bëhej fjalë për t’i dhënë fund qëndrueshmërisë së një shteti të ardhshëm Palestinez. Sigurisht kjo nuk është befasi. Në një kuptim të qartë të asaj që do të ndodhte, lobistët anti-palestinezë, mes tyre David Friedman, tani ambasadori amerikan në Izrael, dhe Jason Greenblatt, ish i dërguari special në Lindjen e Mesme, hoqën me sukses mbështetjen për zgjidhje me dy shtete nga platforma e partisë republikane.

Që prej inagurimit të saj, administrata Trump ka ndërmarrë masa drakonike kundër institucioneve kryesore palestineze, nga mbyllja e zyrës së partisë PLO në Uashington deri tek ulja e fondeve për UNRWA-në, organizatën e OKB-së që shpërndan ndihmë jetike për mbi 5 milion refugjatë palestinezë.

Në vitin 2018, administrata Trump e zhvendosi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. Marsin e kaluar, Presidenti Trump e njohu zyrtarisht sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan – të pushtuara nga Izraeli në 1967 e që kundërshtim me ligjin ndërkombëtar u aneksuan në mënyrë të njëanshme në 1981.

Këto hapa kanë për qëllim të përgatisin terrenin për aneksimin eventual të Bregut Perëndimor nga Izraeli, diçka që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po e kërkon për mbijetesë politike. Në përputhje me politikat e aneksimit, plani i paqes Trump – “Marrëveshja e Shekullit” – është e garantuar të jetë një dhuratë për Izraelin dhe një shuplakë për palestinezët.

Por siç është tipike për vendimet e administratës Trump, kjo nuk është thjesht çështje ideologjie. Ajo është gjithashtu një çështje që ka të bëjë me qëllimet personale.

Në dhjetëvjeçarin e kaluar, qeveria amerikane e administratës Obama refuzoi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vitin 2016 që dënonte kolonitë izraelite dhe i konsideronte “shkelje flagrante” të ligjit ndërkombëtar. Pra, pesë vjet më parë, administrata Obama në të vërtetë vuri veton ndaj një rezolute të ngjashme që dënonte ndërtimin e kolonive izraelite, me një arsyetim krejt të ngjashëm me atë të ofruar nga Pompeo në njoftimin e së hënës.

Tani Izraeli duhet t’ia dijë për nder jo vetëm administratës Trump, por dhe mosveprimit të vazhdueshëm të administratave të mëparshme amerikane dhe deklaratave të zbrazëta e joefektive të Bashkimit Europian. Nga tani e tutje, liderët izraelitë mund të jenë të sigurt se cilido hap që ata vendosin të ndërmarrin drejt zhbërjes së shtetësisë së Palestinës, nuk do të përballen me pasoja ndërkombëtare. Njoftimi i Pompeo-s është thjesht konfirmim i asaj që ka qenë e qartë për ata që i kushtojnë vëmendje këtij konflikti.

Publikuar më parë në shqip tesheshi.com

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.