Shkrimi i mëposhtëm është një editorial i The New York Times në lidhje me debatet e fundit në Amerikë të nxitura nga deklaratat raciste dhe islamofobe të kandidatit republikan Ben Carson, sipas të cilit Islami dhe të qënit musliman janë të papërshtatshme për një kandidat të mundshëm për president të SHBA-ve, dhe incidentit të kandidatit tjetër Donald Trump, i cili nuk reagoi ndaj deklaratave islamofobe të një mbështetësi të tij për t’i “hequr qafe muslimanët”.

Kandidati republikan për president Ben Carson ka marrë kritika për komentet e tij paragjykuese kohët e fundit në lidhje me muslimanët. Këto kritika janë me vend e nuk kanë të bëjnë me të qënit “politikisht korret” siç pretendon z. Carson. E as nuk përbën ai një rast të izoluar në partinë republikane.

Kjo rrëmujë që u bë gjatë garës së emërimeve të Partisë Republikane prek në themel vlerat amerikane, parimet e Kushtetutës dhe historinë amerikane. Reflekton një zakon (ves) të dëmshëm në mesin e liderëve të Partisë Republikane, të cilët përpiqen të luajnë me zjarrin duke nxitur zemërim dhe pakënaqësi me demonizimin e minoriteteve të caktuara. Muslimanët janë thjeshtë shënjestra e momentit.

Carson dekaroi të dielën në “Meet the Press” se muslimanët nuk janë të përshtatshëm për të garuar për president, pasi besimi i një presidenti duhet të jetë “në përputhje me Kushtetutën.” Më pas ai tha për gazetën The Hill se Ligji Islam, Sheriati, nuk përputhet me Kushtetutën për shkak se “muslimanët besojnë se feja e tyre është pjesë e pandashme e jetës publike dhe asaj që bëni ju si zyrtar shtetëror, e kjo është e papërputhshme me parimet dhe Kushteturën tonë.”

Ta lëmë anash për momentin spektaklin qesharak të paqellimtë të një anëtari të Partisë Republikane aktuale, i cili deklaron se feja duhet të mbahet jashtë sferës publike dhe faktin se z. Carson, si një afro-amerikanë që është i përket një minoriteti shumë të nënvleresuar. Liria e fees, e mishëruar në Amendamentin e Parë e përjashton testimin e fesë (së kandidatit) për postet zyrtare, siç e argumentoi me shumë elokuence John F. Kenedy, i cili më pas u bë edhe presidenti i parë  katolik.

Sa i përket Sheriatit, katolicizmi gjithashtu ka ligje kanonike, ndërsa Hebraizmi ka Halakha­-n, por askush nuk po i paraqet ata si kërcënim për republikën – të paktë këtë vit.

Pas komenteve të z. Carson disa repubikanë u munduan të sugjerojnë se ndjenjat anti-musimane ekzistojnë vetëm te një pjesë e bazës së partisë. Disa argumentuan se ish-Presidenti Xhorxh W. Bush vuri një vijë ndarëse midis përpjekjeve të vendit në luftën kundër terrorizmit pas 11 Shtatorit dhe një fushate më të gjerë kundër muslimanëve. “Kemi punuar shumë për ta bërë të qartë se nuk bëhet fjaë për këtë,” tha Tony Fratto, i cili punonte si asistent për çështjet e shtypit në administratën Bush. “Por, kjo bëhet më e vështirë sa herë që dikush mendon kështu.”

Por, z. Carson nuk është i vetëm në këtë demagogji. Donald Trump-i e ka akuzuar Presidentin Obama se ka lindur jashtë vendit, e vazhdon të nxisë dyshime se z. Obama është musliman – një mit që e beson një pjesë e madhe e republikanëve. Javën e kaluar, zotit Trump iu bë një pyetje nga një përson i cili pohoi: “Kemi një problem në këtë shtet. Ata janë muslimanët!” dhe “se presidenti ynë i tanishëm është një prej tyre.” Përsoni pyeti:Kur do t’i heqim qafe?” Në vend që të tregonte të vërtetën se Obama është një i krishterë i lindur në Amerikë, z. Trump tha: “Jemi duke marrë parasysh shumë gjëra.”

Senatori i Teksasit Ted Cruz dhe Lindsey Graham e Karolinës së Veriut publikish nuk u pajtuan me z. Carson, por asnjëri prej tyre nuk ka shumë rëndësi në fushatën e partisë. Kandidatë të tjerë republikanë – guvernatori i New Jersey-t Chris Christie, ai i Ohio-s John Kasich dhe Jeb Bush të paktën denjuan të pranojnë se Obama është amerikane dhe se nuk është musliman. Por këto përpjekje kanë qenë të vakëta, pasi sondazhet tregojnë se mbështetja e republikanëve ndaj muslimanëve është shumë më e ulët se për grupet e tjera fetare në mesin e republikanëve apo votuesve të mundshëm republikanë.

Ky fenomen nuk është i ri. Senatori John McCain, i cili garonte për president në vitin 2008, u lavdërua kur një votuese e quajti Obamën një “arab” por se z. McCain e quajti atë “një burrë që vjen nga një familje e fisme,” por pa e mohuar gënjeshtrën. Ish-Presidenti Bush ndonjëherë thoshte gjërat e duhura, por ai ishte personi që institucionalizoi një sistem burgosjeje, torturash dhe gjykimi, i cili praktikohet vetëm për muslimanët.

Ndjenjat anti-muslimane po rriten me krizën aktuale të refugjatëve ku qindra mijëra njerëz, shumica muslimanë, por ikin nga luftërat në Lindjen e Mesme. Kohët e fundit Shtetet e Bashkuara pranuan të marrin edhe 30 mijë refugjatë të tjerë deri në vitin 2017, por disa konservatorë po e kundërshtojnë duke pretenduar se kjo do të ishte një burim për rekrutimin e radikalëve.

[Por] mbyllja e dyerve të vendit për muslimanët do t’i shërbente shpifjeve të z. Carson dhe z. Trump dhe do të ishte mungesë respekti për ata mijëra muslimanë të cilët i janë bashkuar irlandezëve, italianëve, gjermanëve, francezëve, hebrenjve, rusëve, latinëve, afrikanëve dhe shumë të tjerëve, dukë u bërë qytetarë të nderuar, e pse jo, mbase një ditë edhe presidentë.

Observer.al


©Ndalohet publikimi i këtij materiali pa lejen paraprake të Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.