Raporti përmban dëshmitë e prindërve nga rastet e disa fëmiljëve dhe të rinjve muslimanë që janë marrë në pyetje nga anti-terrori dhe janë intimiduar nga oficerët.

Një raport i ri ka zbuluar se programi i shumë diskutueshëm i qeverisë britanike “kundër ekstremizmit”, i quajur shkurt Prevent (Parandalim), ende bazohet në profilizimin fetar të muslimanëve për të fituar fonde. Programi targeton kryesisht femijët dhe të rinjtë në shkolla.

Raporti zbuloi se 73% e popullsisë muslimane në Mbretërinë e Bashkuar jeton në të ashtuquajturat Zonat Prioritare të Parandalimit (PPA).

Autorët e raportit i bëjnë thirrje qeverisë që të tërheqë strategjinë e saj të Parandalimit (Prevent) me arsyetimin se ajo është joefektive, disproporcionale dhe diskriminuese.

Ata i kanë bërë thirrje personave të përfshirë në këtë program, përfshirë grupet e komunitetit, sindikatat dhe shoqatat profesionale dhe grupet e shoqërisë civile, që të kërkojnë mbylljen e këtij programi.

Qeveria thotë se programi Prevent synon të mbrojë njerëzit e cenueshëm që të mos shkojnë drejt terrorizmt. Ajo këmbëngul se porgrami është jodiskriminues dhe se rastet kur i referohet edhe “ekstremizmit të krahut të djathtë” janë shtuar.

Autori i raportit është John Holmwood, Profesor Emeritus në Shkollën e Sociologjisë dhe Politikës Sociale në Universitetin e Nottinghamit dhe Dr. Layla Aitlhadj, Drejtoreshë dhe Punonjëse e Lartë në Prevent Watch, ku ajo mbështet njerëzit e ndikuar negativisht nga Programi i njohur si Prevent Duty.

Profesor Holmwood dhe Dr Aitlhadj thanë: “Pas kritikave për natyrën islamofobe të shpërndarjes së fondeve për programin në fjalë, u bë shumë e vështirë që të merreshin informacione se cilat janë Zonat Prioritare të Parandalimit (PPA).

“Përveç PPA-ve, Prevent fokusohet në zonat radikale’, të cilat përfshijnë, ‘kampuse dhe xhami universitare, si dhe vende më private si shtëpi, kafene dhe librari.’

“Raporti ynë tregon se ndër mesazhet e dëmshme të Prevent është se muslimanëve u kërkohet të asimilojnë ato ‘vlera britanike’, të cilat nuk e vlerësojnë besimin islam. Ky konceptim i ngushtë i ‘vlerave britanike’, jo vetëm që është jorealist, por i tjetërson muslimanët dhe nxit islamofobinë dhe diskriminimin.”

Raste studimore

Shqyrtimi i Popullit (The People’s Review) ndaj programit Prevent është një rishikim alternativ ndaj shqyrtimit qeveritar të udhëhequr nga William Shawcross, i cili është bojkotuar nga shumë individë dhe organizata që thonë se zërat kritikë dhe ata që janë prekur nga ky program nuk do të dëgjohen.

The People’s Review përmban raste studimore ku përfshihet edhe Ibrahimi, një fëmijë musliman 12-vjeçar, cili u raportua pranë programit Prevent nga vetë shkolla e tij, pavarësisht këmbënguljes së ai kishte shprehur thjeshtë pikëpamjet e tij fetare mbi homoseksualitetin si diçka të ndaluar.

Ibrahimi më vonë u mor në pyetje nga një oficer i programit Prevent pa praninë e prindërve apo të punonjësit social. Fëmija u kërcënua nga oficeri për kryerje të veprave penale dhe me humbje të mundësive për arsimim dhe punësim (në të ardhmen). Oficeri po ashtu kishte bërë deklarata që minonin rëndësinë e Kuranit në shoqërinë moderne dhe e kishte paralajmëruar fëmijën të mos shprehte hapur gjithçka që mendonte.

Babai i Ibrahimit tha: “Oficeri kundër terrorizmit na e bëri të qartë se nuk mund të hynim në dhomë me fëmijën gjatë marrjes në pyetje… Fëmija im ka qenë shumë i stresuar nga e gjithë kjo përvojë… ai u trajtua si kriminel.”

Raporti përshkruan gjithashtu përvojën e Iljasit, një djali 15-vjeçar në shkollë të mesme, i njohur nga mësuesit e tij si përson mjaft i ndrojtur.

Politika para-pandemike e seancave të Parandalimit të Ekstremizmit të kryera nga e njëjta gjini ndryshoi kur fëmijët u kthyen në shkollë në vitin 2021. Por Iljasi e vuri në diskutim këtë për arsye fetare. Njëherë, ai kishte njoftuar një mësues se donte të kryente ‘fajlen/namazin’. Më pas, shkolla kishte kontaktuar nënën e Iljasit për të organizuar një takim me shkollën në prani të një oficeri të Parandalimit.

Nëna e Iljasit u trondit. Ajo tha: “Mënyra se si shkolla e bëri lidhjen midis parandalimit/rrezikut të terrorizmit në rastin e djalit tim bazohet në besimin e tij fetar dhe tregon se ka pasur diskriminim të qartë ndaj djalit tim në baza fetare.”

“Është mjaft keq që ne shohim lidhje mes konservatorizmit fetar dhe terrorizmin në media, por të mendosh se edhe shkollat kanë këtë bindje, është zhgënjyese. Ata e njohin djalin tim që nga klasa e 7-të. Kështu që më trondit edhe më shumë fakti që ata mund ta shohin atë në këtë mënyrë.”

Në raport thuhet gjithashtu se muk ka asnjë provë që sugjeron ndonjë problem integrimi të komuniteteve muslimane britanike. Nuk ka bazë për t’i trajtuar ata dhe familjet e tyre me dyshim. Po ashtu, theksohet se Prevent minon lirinë e shprehjes duke përcaktuar si “ekstremiste” disa pikëpamje dhe veprime të cilat në fakt janë pjesë normale në një demokraci të shëndetshme dhe funksionale. Po ashtu, programi shkel të drejtat themelore, liritë dhe privatësinë e njerëzve të prekur. 

Për më tepër, ekspertiza e përfituar nga programi Prevent po ndahet me regjimet shtypëse, përfshirë ato vende që terrorizojnë dhe shkelin të drejtat e popullsisë së tyre muslimane. Kjo është pjesë e një plani më të gjerë, i cili në terma afatgjatë do të kufizojë liritë dhe të drejtat e njeriut. 

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.