Nga Dr. Omar Suleiman

Përgjatë 20 viteve të fundit, muslimanët amerikanë kanë qenë në një udhëkryq me kandidatët për presidentë dhe me dy partitë politike më të mëdha në përgjithësi. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, shumë muslimanë votuan për Xhorxh W. Bushin dhe për shkak të mbështetjes ndaj konservatorizmit të dhembshur dhe premtimit të tij për t’i dhënë fund provave sekrete të paraqitura në gjykatë, të cilat synonin kryesisht komunitetin musliman.

Por pas 11 Shtatorit, Presidenca e Bushit doli të ishte ankthi më i keq i muslimanëve. Administrata nisi dy luftra shkatërrimtare ndaj dy vendeve me shumicë muslimane, Afganistanit dhe Irakut, krijoi kampe torture si Gitmo dhe Abu Graibi, kriminalizoi institutione dhe organizata bamirësie muslimane amerikane të rregullta, denoi liderë musliamnë me dënime drakoniane në burg duke u bazuar në prova të fallsifikuara, si dhe miratoi Patriotic Act, duke i kufizuar më tej liritë tona qytetare.

Bushi mbase nuk tha: “Islami na urren” – përkundrazi, ai pati thënë: “Islami është fe e paqes” – por veprat e tij folën më shumë se sa fjalët. 

Presidenti Barak Obama, me në krah zëvendës presidentin Joe Biden, në atë kohë patën organizuar një fushatë për ndryshim dhe shpresë. Sidoqoftë, Obama e distancoi veten nga komuniteti musliman që të mos shtonte friken se ai në mënyrë të fshehtë ishte njëri prej nesh. Megjithatë, shumica e muslimanëve votuan për të duke shpresuar se origjina e tij, njohuritë për kulturën dhe bashkësitë muslimane dhe fryma e përgjithsme e fushatës së tij do thoshin ditë më të mira për ne. 

Obama tha gjërat e duhura dhe bëri gjestet e duhura, por politikat, të ndjekura pjesërisht nga paraardhësi i tij, vetëm sa përkeqësuan kulturën e frikës dhe stigmatizimin ndaj muslimanëve në Amerikë duke përfeksionuar mbikqyrjen në masë. Programet e krijuara në kuadrin e Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE), stimuluan në mënyrë sistematike kriminalizimin, infiltrimet dhe ngacmimet e epokes së Bushit ndaj komunitetit dhe institucioneve tona.

Ndërkohë, ai tregoi një prirje për sulmet e paligjshme me dronë ndaj muslimanëve jashtë vendit. Vetëm tre ditë pas përurimit të tij (si president), një dron amerikan vrau nëntë civilë në Pakistan ndërsa hanin darkë.

Presidenti Trump shfaqi hapur mosbesimin e fshehur ndaj muslimanëve, duke u shkelur syrin supremacistëve të bardhë. Kjo bëri që krimet e urrejtjes ndaj muslimanëve të rriteshin në maksimum. Ndërkohë që ai nxiti ndalimin e hyrjes së muslimanëve në Amerikë, të cilët donin të vinin për punë dhe për të jetuar. Në të njëjtën kohë, urdhëri i tij ekzekutiv i fshehu publikut numrin në rritje dhe vdekjet e shkaktuara nga sulmet me dronë.

Duke parë këtë histori, është e lehtë të kuptohet pse shumë muslimanë janë skeptikë, qoftë ndaj demokratëve apo republikanëve, se cfarë do të thotë në të vërtetë për ne një president i ri. 

Shumica e muslimanëve ndihen të lehtësuar pas humbjes se një presidenti i cili hapur ka shfaqur armiqësi ndaj komunitetit tonë, por edhe për faktin se me krenari theksojnë se si muslimanët luajtën rol kyç në humbjen e Trumpit në shtetet e pavendosura.

Po ashtu, e vlerësojmë gjestin që bëri Bideni për të ndryshuar armiqësinë e Trumpit, e veçanërisht premtimin e tij për të hequr ndalimin (ndaj disa vendeve muslimane) në ditën e tij të parë si zyrë.

Por muslimanët nuk duan thjeshtë fundin e ndalimit, ata duan edhe që t’i jepet fund bombave. Civilët e pafajshëm matanë detit, shumica e të cilëve janë muslimanë, nuk duan t’ia dinë nëse presidenti që urdhëron sulmet me dronë është demokrat apo republikan. Lufta i ka tejkaluar dallimet partiake, duke çuar në të njëjtat shkatërrime. Nëse nuk i jepet fund luftrave që kanë shkatërruar vendet me shumicë muslimane, refugjatët do të vazhdojnë t’u drejtohen kufijve, të cilat po bëhen armiqësorë gjithnjë e më shumë.

Në Amerikë, ne duam që t’i jepet fund dhunës shtetërore që prek të gjithë amerikanët. Duam t’i jepet fund imunitetit të posacëm për forcat e policisë dhe të reformohet policia në tërësi në mënyrë që hashtaget që shënojnë vdekjen e burrave dhe grave me ngjyrë të marrin fund. Duam të zhbëjmë politikat që ndajnë familjet në mënyrë të pamëshirshme, që mbushin kafazet nëpër kufi, që bastisin shtëpitë, aq sa fëmijët në shkollë pyesin nëse do kthehen përsëri në shtëpi të prinderit e tyre apo jo.

Gjatë javëve të fundit, muslimanët kanë dëgjuar histori rreth Joe Biden-it dhe lidhjes së tij me muslimanët – përtej videos ku thoshte “inshaAllah” – që  në arabisht do të thotë “Në dashtë Zoti” – ndërkohë që e nxiste Trumpin në lidhje me taksat në debatin presidencial të shtatorit. Ekziston një video e Biden-it e vitit 1995, i cili në atë kohë ishte Senator, që me kurajo ngrinte zërin për muslimanët e Bosnjës që po masakroheshin në gjenocidin e Srebrenicës. Ai pati deklaruar në atë kohë se sikur të masakruarit të mos kishin qenë muslimanë, bota do të kishte reaguar me më urgjencë. 

A do të veprohej me të njejtën urgjencë për muslimanët që sot janë viktima të gjenocidit? A do të aplikohej kjo për miliona muslimanët ujgurë të vendosur në kampe përqendrimi nga regjimi kinez, përmiliona të tjerë pa të drejta nën kryeministrin fashisht në Indi, apo për viktimat e gjenocidit rohinga?

E kemi parë Biden-in në videot e vitit 1986 të vendosej në anën e duhur të historisë në lidhje me aparteidin në Afrikën e Jugut. Mëgjithatë, kur vjen puna për të reaguar për pushtimin dhe aparteidin e vazhdueshëm me të cilin përballen palestinezët, ai ka zhgënjyer shumë. Nuk është më e mjaftueshmë që dikush të thotë se beson në paqe dhe në zgjidhjen me dy shtete. Duhet të ketë pasoja për veprimet e egra të Izraelit, siç është aksioni më i madh prej vitesh për shembjen e shtëpive palestinezë që ka ndodher javët e fundit.

Ka ardhur koha që të kemi një president i cili vepron me të njëjtin nivel morali dhe kurajoje matanë kufirit dhe që mëson nga gabimet e shkuara të Amerikës.

Duhet të luftojmë burgosjen në masë në vend, të zhbëjmë projektligjin mbi krimin dhe të rishikojmë politikat tona anti-njerëzore mbi emigracionin dhe politikat e jashtme. Duhet ta mbyllim Guantanamon njëherë e mirë. Gjë të cilën Obama e pati premtuar, por që dështoi ta bënte. Nuk mund të pretendojmë se jemi për të drejtat bazë të njeriut ndërkohë që mbajmë njerëz në kafaz prej gati 20-vjetësh pa asnjë proces gjyqësor të rregullt.

Bideni bëri fushatë duke premtuar se do të shëronte plagët e vendit. E ne si vend kemi shumë plagë për të shëruar. E shumë prej atyre plagëve që kanë të bëjnë me politika që kanë rrënjë në racizëm, militarizëm dhe pabarazi ekonomike, nuk janë shkaktuar nga Trumpi. Ato vetëm janë fryrë pjesërisht nga retorika e tij e shëmtuar.

Retorika e bukur, ndonëse mund të jetë shpresëdhënëse për momentin, nuk do të na bëjë të ecim përpara. Por ndryshimi i politikave që vazhdojnë të shkaktojnë dëmë këtu dhe jashtë vendit do ta bëjnë inshallah.

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.