Ilustrimi nga Necmettin Asma - twitter.com/necmettinasma

Mehmet ÇelikNga Mehmet Çelik

Radikalizmi që po i mvishet Islamit, veçanërisht që pas 11 Shtatorit, shfaqet si një formë e qeverisjes në Lindjen e Mesme përmes përplasjeve ndërmjet grupeve pseudo-radikale dhe shteteve të dështuara.

Fjala “radikalizëm” e shoqëruar me trazirat e fundit ne Lindjen e Mesme është ndoshta një nga fjalët me përhapjën më të madhe në mediat mainstream që bëjnë lidhjen ndërmjet Islamit dhe ekstremizmit që është ngritur nga vakumi i fuqisë politike, ose  me fjalë tjera, mungesa e dmokracisë nga poshtë – lartë e përkrahur nga vullneti i popullit.

Përderisa një asociim i tillë është i ndërtuar mbi premisa jo historike dhe jo të qëndrueshme,  kuptimet filozofike dhe politike të radikalizmit  po ashtu janë injoruar. Si i tillë, përkundër përdorimit të madh në lajmet dhe komentet që mbulojnë Lindjen e Mesme, fjala shpeshherë perdoret për të përshkruar situatat e paqarta, pa një një kuptim të qartë, çka do të thotë me një kuptim të vetëm ose përdorimi adekuat i një termi të ngarkuar në kontekstin e Lindjes së Mesme. Për më tepër, mediat e mëdha herë pas here bie në gabimin e shoqërimit të një termi kaq negativ me tërë popullatën e Lindjen së Lesme dhe Islamit  në përgjithësi.

Dy hapa duhët të ndërmirren për ta trajtuar këtë problem. Së pari, disa qasje dhe sikurse akademike të radikalizmit, ekstremizmit, dhunës dhe terrorizmit duhen analizuar tërësisht. Gjithashtu, analizat të tilla duhet të hulumtojnë specifiksiht kontekstet dhe historitë për të parandaluar mundësinë e definicioneve të dobëta dhe të njëanshme. Së dyti, konteksti i ndryshueshëm që shoqërohet me radikalizmin, i cili në këtë rast është Lindja e  Mesme, duhet të diskutohet përmes prizmit historik dhe kritik.

Këtu, ndërsa na u bë e ditur domosdoshëria e marrjes së dy menyrave të përmendura më lart një pas një, për shkak se ato kompletojnë njëra tjetrën, për hir të këti artikulli do të diskutohen një qasje historike dhe shkaqet e lindjes së radikalizmit në Lindjen e Mesme.

Në terma më të gjera, radikalizmi mund të përkufizohet si besim ose shprehje e besimit se duhet të ketë një ndryshim të madh social ose politik. Në kontekstin e Lindjes së Mesme, rritja e kërkesave për ndryshime të tilla në shekullin e fundit dhe specifikisht në dekadat e fundit, nënkupton  së ka pasur një mos fuknsionim social dhe ekonomik  ne formimin e komb-shteteve të projektuara pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane.

Nëse ne e marrim radikalizmit si reaksion të mekanizmave jo-funksionalë që kanë ndikuar në disa grupe sociale të  imponuara nga organet qeverisë, pastaj lind nevoja për t’i shqyrtuar këto organe qeverisëse. Për shembull, nese formimi i strukturave shtetërore dhe marrëdhëniet brënda shtetit, në veçanti marrëdhëniet shtet-publik ne Turqi, Irak, Diri, Egjipt, janë shqyrtuar, mundë të paraftyrohet se struktura shtetërore dhe mardhënja eshte ndertuar në një menyrë që ekzistenca dhe fuqia e njërës realziohet ndërmjet mirëbajtjes dhe njëkosishtë fuqinë e institucioneve tjera. Me fjalë të thjeshta , fuaiq dhe mirëbatja e gjyqesoritm përshembull, mundë të mbështet ne fuqinë e mardhënieve me ushtrinë ose fuqia e kapitalit mundë të jete e nvarur në mardhënjen me burokracinë. Gjithëashtu, derisa nje rrjetë e tillë ndoshta mund të mirëmbahet nese ka përhrahje nga publiku përmes institucioneve demokratike, ne rastin e shoqërive te lindjes se mesme, ajo është mirëbajtur përmes shtypjes, të strukturave sociale, ekonomike, dhe politike pavarësisht nga vullneti i popullit.

Turqia

Në rastin e Turëqisë, pas shembjes dhe shkatërrimit të Perandorsë Osmane dhe formimit të Republikës ne vitin 1923, struktura shtetërore ishte ndërtuar sipas sekularizmit –Laicizmit më specifikisht – dhe ideologjisë së nacionalizmit, e cila në fund të fundit çoi në përjashtimin dhe shtypjen e klases sociale fetare dhe te grupeve të tjera etnike në një popullatë  multi – etnike të Turqisë moderne. Shteti nuk njohu një popullatë me vlera sunite ose Alevite, etni si Kurdët dhe Armenët ose njërëzit me mendime të majta. Një shtypje e tillë solli me vete formimin e grupeve islamiste, nacionalizmit kurd dhe grupeve majtiste. Megjithëse kishte disa orvatje dhe përpjekje për të zvogëluar ndarjen ndërmjet popullit dhe shtetit, Turqia ishte dëshmitare i një serë grusht-shteteve ushtarake të aprovuara nga perendimorët në 1960, 1971, 1980, dhe 1997 që i heshtën këto lëvizje . Si e tillë  shtypja shtetërore shtroi rrugën e formimit të grupeve radikale të dhunshme dhe jo të dhunshme . Përderisa Islamistët zgjodhën një rrugë jo të dhunshme, nacionalistët kurd dhe disa fraksione të majta pasuan rrugën e radikalizmit të dhunshëm, të cilat në fund u bënë burime të terrorit në Turqi. Eliminimi dhe bllokimi i pjesëmarrjes politike  ndarazi nga ekskuziviteti i politikave shtetërore zgjati deri ne vitet e para të viteve 2000, në një mënyrë që ktheu një plagë në një sëmundje e cila është bërë e vështirë për t’u shëruar.

megjithëse shteti e zgjidhi disi shtypjen e tij ndaj islamistëve jo të dhunshëm, nacionalizmi kurd i cili gjeti një bashkëveprim me PKK-në mbetet për t’u trajtuar. Për më tepër, pavarësisht përpjekjeve shtetërore për të sjell një zgjidhje politike për çështjen, PKK-ja tani është bëre një mjet i aktorëve rajonal  që po përdoret kundër Turqisë për përfitimet e tyre imperialiste.

Egjipti

Situata nuk është as pak më ndryshe ne Egjipt. Kur u bë protektorat Britanik në vitin 1915, pas pavarësisë së tij në vitin 1922, u monarki nën Mbretin Fuadi I nga dinastia e Muhame Ali, e cila zgjati deri më 1952. Pavarësisht shembjës së monarkisë dhe themelimit te Republikës Arabe të Egjiptit në vitin 1953, presidentët e mëvonshëm gjithashtu zgjodhën të qeverisin shtetin në mënyrë autokratike me një pavarësi të institucioneve të fuqishme shtetërore pavarësisht nga interesi kombëtar i popullit. Ndërkohë që elita qeveritare mbajti mardhëniet me shtetet imperialiste perëndimore, pasi kishte përfitime reciproke. Kjo linjë ndonëse nuk ishte burimi, është një faktor që e bëri Vllazërinë Muslimane aq të famshme, pasi ajo ishte një alternativë e zërit të popullit që ishin kundër elitës shtetërore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga shteti. Për më tepër, revolucioni në sheshin Tahrir gjatë Pranëverës Arabe është rezultat i një qeverisjeje të tillë jo funksionale që injoron kërkesat dhe vullnetin demokratik të popullit. Dalja e grupeve radikale, në këtë rast e Vëllazërisë Muslimane, po ashtu mund të lidhet me kufizimet e imponuara të agjentëve të shoqërisë civile në Egjipt. Një shembull i mardhënieve të tilla është presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike Mohammed Mursi, [i cili u rrëzua nga pushteti] përmes një grusht-shteti ushtarak i udhëhequr nga gjeneralët dhe presidenti aktual Abdel-Fattah el-Sissi në vitin 2013. Ngjashëm me grusht-shtetet ushtarake në historinë e Turqisë, përpjekjet në Egjipt për të themeluar një shoqëri demokratike përmes zgjedhjeve demokratike nuk u përkrahën nga aleatët pereëndimorë të Egjiptit që pretendojnë të jënë promotorët e demokracisë.

Skenare të ngjashme të formimit artificial të shtetit dhe regjimeve autokratike mund të shihen para pushtimit të SHBA-ve në Iraq të ushëhequr nga Saddam Husejni dhe para pranverës arabe në Libi nën Muammar Gadafin, si dhe në monarkitë bashkëhëre të Gjirit [Persik]. Simptomat e regjimeve të tilla shtypëse  autokratike u ekspozuan si radikalizëm brënda kufijve  të këtyre shteteve.

Forma e qeverisjes pas 11 Shtatorit

Ndërkohë, është me rëndësi të thekësohet se në Lindjen e Mesme moderne, në mënyrë të vecantë pas 11 Shtatorit, radikalizmi është mirëmbajtë mbajtur me qëllim mbështetjen e terrorizmit si formë të qeverisjes, e cila është arrirë përmes nxitjes së përleshjeve ndërmjet grupeve radikale ose të këtyreve grupeve kundër shteteve të tyre. Sitata ne dy shtetet e dështuara , Iraku dhe Afghanistani, pas 11 Shtatorit dhe situata aktualale ne Siri janë shembuj të mirë të kësaj. Demokracia ende pritet të vij në Irak, kurse stabiliteti ne Afghanistan,  një shtet i cili është në luftë me grupet e veta radikale ose pushtuesit për më shume se tri dekada. Shembulli i fundit i regjimit të Bashar Assadit në Siri dhe shtypja e popullit, e cila është kthyer në një luftë civile që ka marrë më shumë se 300 mijë jëtë në pesë vitet e fundit. Regjimi Baathist i babit të tij Hafez Asadit është trashëguar nga djali i tij Bashari, të cilët janë nga sekti minoritar Alevitë. Ata kanë ndërtuar trashëgiminë e tyre duke shtypur Kurdët, Arabët Sunni, Trukmenët dhe minoritetet  e tjera të shtetit. Këtu qëndron pyetja një million dollarëshe: Kush pëfiton nga paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme dhe dalja e grupeve të tilla radikale? Përgjigjia përfundimisht është, jo populli në Lindjen e Mesme.

Radikalizmi nuk është i ngulitur në mënyrë inherente në shoqërinë e Lindjes së Meme, ndonëse ka qenë dëshmitar i shumë luftërave shtëtërore ose sektare. Për më tepër, ndonëse radikalizmi me bazë fetare përbën një problem në Lindjen e Mesme me anë të daljes se disa grupeve tekfiriste, historikisht dhe tradicionalisht ka qenë një lëvizje që nuk ka marrë shumë mbështetje të madhe në asnjë nga vendet me shumicë muslimane në Lindjen e Mesme, e aq më pak globalisht.

Në fund, është me rëndësi të përmendet se radikalizmi dhe terrorizmi nuk jane terma sinonime. Megjithatë, radikalizmi, nëse nuk dobësohet, mund të çojë në dhunë e më në pas në tërrorizëm. Radikalizmi mund të dobësohet dhe të eliminohet përfundimisht vetëm përmes fuqizimit të institucioneve demokratike shtetet-kombe në Lindjen e Mesme dhe duke i dhënë hapsirë shoqërisë civile, e jo ta shtypin atë.

Autori është gazetar i Daily Sabah dhe analist politik.
Përktheu Galdim Ajeti

Observer.al


©Ndalohet kopjimi i këtij materiali pa lejen paraprake të Observer.al

1 KOMENT

  1. Kët pytje që ju e bëni asht themelore:KUSH E SHFRYTZON KRIMIN ? Mbas perandoris Otomane, Anglia, Franca i kan vizatue kufijt shteteve artificiale pa mos e respektuar situatën etnike, e kështu ata mund ta ndezîn zjarin aty ku kan qef dhe i mbrojn interesat e veta

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.