The Atlantic injoron intelektualët muslimanë kur thotë se ISIS-i përfaqëson Islamin e vërtetë

Murtaza HussainNga Murtaza Hussain

Pavarësisht se çfarë mund t’ju thonë shumë krititë (përfshirë presidentin Obama), Shteti Islamik në të vërtetë përfaqëson Islamin e vërtetë, sipas vetë ISIS-it – dhe sipas The Atlantic, e cila e ka miratuar narrativën e këtij grupi duke shpërndarë një ese të publikuar javën e kaluar, të titulluar “Çfarë dëshiron ISIS-i në të vërtetë?

Në artikull, autori Graeme Wood pretendon se grupi militant – veprimet e të cilit kanë nxitur protesta në të gjithë botën – përfaqëson një version shumë autentik të Islamit. Jo vetëm që nuk e konsideron këtë grup si një degë të devijuar të Islamit, por e përshrkruan si një pasqyrim besnik të tij – i cili përfaqëson një pasqyrim “koherent dhe të besueshëm të Islamit.” Ndërkohë që autori e pranon se shumica dërrmuese e muslimanëve nuk kanë të njëjtat pikëpamjet si ISIS-i, madje e konsiderojnë atë si anti-islamik, ai mohon se versioni i tyre i fesë është më origjinal.

“Në ta kaluarën, perëndimorët që i kanë akuzuar muslimanët si ndjekës të verbër të disa shkrimeve antike, kanë merituar hidherimin e akademikëve,” shkruan Wood, duke cituar shembullim e Eduard Saidit dhe të tjerëve, të cilët u kanë bërë thirrje akademikëve që të fokusohen në kushtet shoqërore ku i ka rrënjet esktremizmi fetar. “Por, fokusimi në kushtet shoqërore, si një shtrirje e ideologjisë, reflekton një formë tjetër paragjikimi perëndimor: se ideologjia fetare nuk ka shumë rëndësi në Uashington apo Berlin, e kështu duhet të jetë edhe në Rakka dhe Mosul.”

Wood ka të drejtë kur thekson se ka njerëz në botë sot – përfshirë ata që mbajnë flamurin e zi në Rakka dhe Mosul – të cilët e marrin fenë shumë seriozisht.

Por, vetëm dështimi për ta njohur këtë fakt mund të përbëjë paragjykim për një vëzhgues perëndimor. Por ka gjithashtu, përbën paragjykim të madh edhe mohimi dhe injorimi i një pjesë të madhe të dijetarëve fetarë të mirënjohur të Islamit në botën muslimane, përfudimet teologjike të të cilëve kundërshtojnë versionin radikal të Shtetit Islamik.

Në fakt, ka shumë njerëz, akoma gjallë, sot në botën moderne të cilët e kanë kaluar të gjithë jeten e tyre duke studiuar dhe praktikuar Islamin, bashkë me filozofinë, historinë dhe lingustikën dhe të cilët gjithashtu e marrin shumë seriozisht të qënit “shumë islamik.” Ata përfaqësojnë gjithashtu një traditë  të mirëfilltë të dijetarëve fetarë, të cilët e kanë kthyer në mision të tyre zhdukje e grupeve si ISIS-i.

Një shembull i qartë i kësaj është “letra dërguar al-Bagdadit,” ku disa nga dijetarët më të mëdhenjë muslimanë në botë dënojnë veprimet e ISIS-it mbi baza krejtësisht fetare, duke e paraqitur atë si një version heretik të Islamit. Nuk bëhet fjalë për një deklaratë të bazuar mbi reflektime apo apologjetikë, por mbi argumentet të ndërtuara mbi bazat e një jurispridence fetare e formuar kohë më parë, e menduar për të përshkruar rregullat dhe bazat për sjelljet përsonale dhe shoqërore të muslimanëve praktikantë.

Pikë së pari, ajo që i bën “radikalë” grupet si Shteti Islamik është se ata refuzojnë të gjithë dijetarët dhe traditën shekullore, duke sjellë si risi një Islam “të reformuar” – shpeshherë të përzier me ideologji që vijnë nga lëzivjet bashkohore maksiste dhe leniniste. Një praktikë e tillë është një karakteristikë e zakonshme për grupet esktremiste, dhe pavarësisht pretendimit të tyre për një rigjallërim islamik me rrënjë në lashtësi, kjo refklekton trashëgimin e tyre të pashmangshme revolucionare moderne.

Megjithatë, The Atlantic për fat të keq ka zgjedhur të injorojë këtë kontekst dhe të pranojë pa asnjë mëdyshje Shtetin Islamik të vetëshpallur. Në artikull, argumentet e sjella nga muslimanët kritikët të ISIS-it përmenden pa përmbajtje, vetëm me qëllim që të hidhen poshtë si “të sikletshme dhe politikisht korrekte” dhe si një “këndvështim soft i fesë së tyre.”

Nga ana tjetër, besimet e Shetit Islamik, paraqiten gërë e gjatë. Duke argumentuar legjitimitetin fetare të Shtetit Islamik, The Atlantic citon vetëm një akademik perëndimor, Bernard Haykel, një studies i Universitetit të Princeton-it për Studimet e Lindjes së Afërt, për të cilin autori thotë se “të gjithë akademikët që kam pyetur rreth ideologjisë së Shtetit Islamik më kanë çuar tek ai.”

Nga këtu, Wood bën një udhëtim të shkurtër në disa qytete perëndimore ku ai është njohur me mediat më hiperbolike dhe miqësore me esktremistët islamikë.  Kjo përfshin udhëtimin në vende si Londra dhe Melbourni për të marrë opinionin e njerëzve si britaniku radikal Anjem Choudary dhe Musa Cerantonio, të cilët nuk kanë asnjë kredencial fetar apo ndjekje masive, dhe kualifikimi i të cilëve nuk shkon më larg se sa aftësia e tyre për t’u sjellë në mënyrë provokuese përballë gazetarëve.

Megjithatë, pavarësisht udhëtimeve të tij të gjata, Wood nuk e ka parë të nevojshme që të fliste me asnjë përson të njohur nga muslimanët si autoritet në fenë e tyre, apo të dëgjonte ndonjë argument të bazuar fetarisht, të cilat mund të përbënin një kundërpërgjigje ndaj tezëz së tij.

Kjo duket një mënyrë e drejtëpërdrejtë përzgjedhjeje për të injoruar pikëpamjet e dijetarëve tradicional me ndikim si Hamza Jusuf, Zaid Shakir, apo Sejjid Husejn Nasr, të ciët kanë folur haptas në terma fetarë kundër “islamit” të predikuar nga Shteti Islamik e që janë lehtësisht të aksesueshëm nga një publik anglishtfolës.

Më e keqja, një qasje e tillë riprodhon një praktikë irrituese të shkruari për një popullsi ose minoritet të thuaj, pasi konsiderohen subjekte pasive, pa një zë që i përfaqëson, me përjashtim të atyre karaktereve periferike/ekstremiste mbi të cilët mund të mbështeten për të konfirmuar një narrativë të caktuar.

Një stil i tillë të shkruari dhe të argumentuari mund të jetë një lexim i këndshëm për një vëzhgues rastësor, i cili nga jashtë përpiqet të gjejë lidhjen midis ISIS-it dhe Islamit.  Dhe në fakt, pjesa është erudite, e shkruar mirë, e madje dikush mund të thotë edhe se është bërë me qëllim të mirë, pavarësisht të metave.

Megjthatë, premisa themelore [e artikullit] është e arsyetuar në mënyrë shumë të dobët.

Edhe pse Wood ka të drejtë kur refuzon mendimin se Shteti Islamik nuk ka asnjë lidhje me Islamin, ai neglizhon pikëpamen dominuese se ky grup mishëron një nga versionet më heretike të fesë, të cilat kanë dalë herë pas here përgjatë historisë.

Rezultati përfundimtar është një ushtrim 10 mijë fjalësh për të konfirmuar paragjykimet. Nëse Shteti Islamik është “vërtetë islamik,” siç pretendon Wood, atëherë eseja e tij përbën në rast bindës për këdo që nuk e njeh kontekstin historik dhe fetar ku ka lindur ky grup.

Murtaza Hussain është gazetar dhe analist politik. Puna e ti është e fokusuar në të Drejtat e Njeriut, politikën e jashtme dhe çështjet kulturore. Puna e tij është publikuar te The New York Times,The GuardianThe Globe, MailSalon etj.

Përktheu dhe përshtati E.N.

Observer.al


©Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejen paraprake të Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.