
Nga Dr. Theodore Karasik
Shpërthimet e shumta vetëvrasëse të 24 orëve të fundit në qytetet saudite të Xhiddes, Medinës dhe Katifit nuk lënë asnjë dyshim për faktin se Arabia Saudite është edhe njëherë në ballë të luftës globale kundër terrorizmit. Autoritete saudite, përgjegjëse për sigurinë e brendshme, duhet të lavdërohen për përpjekjet e tyre në përballjen me kërcënimin e trefishtë ditën e djeshme. Pavarësisht tendencave ekstremiste, mbështetja globale dhe masat e shtuara kundër terrorizmit janë absolutisht të nevojshme tani.
Arabia Saudite po e lufton prej kohësh terrorizmin në vend, veçanërisht që prej vitit 2004. Pak njerëz e mbajnë mend se Saudia ka luftuar Al-Kaedën brenda vendit dhe se princi i kurorës Muhamed bin Nayef, i cili njihet botërisht për përpjekjet e tij, gati sa nuk humbi jetën gjatë kësaj lufte.
Përveç përpjekjeve ushtarake, mbretëria është përpjekur në mënyrë aktive që t’i bllokojë financimet e terrorizmit e për këtë është lavdëruar nga aleatët e saj si SHBA-të për bashkëpunimin në këtë përballje.
Është e qartë se qëndrimi që ka marrë Arabia Saudite kundër terrorizmit e ka kthyer vendin në shënjestër të grupeve si Al-Kaeda dhe ISIS-i, të cilat e konsiderojnë mbretërinë si armikun e tyre.
Sulmet e kryera të hënën kanë gjurmët e të ashtuquajturit “Shtetit Islamik” (ISIS), i cili është munduar të krijojë sa më shumë kaos rajonal të jetë e mundur gjatë Ramazanit dhe tani në Bajram.
ISIS-i mori përsipër sulmin me bombë në Bagdad ditën e diele ku u vranë mbi 200 vetë, e gjithashtu edhe sulmet e fundit në Bangladesh dhe në aeroportin e Stambollit. Përveç kësaj, shërbimet e sigurisë dhe policia kanë ndaluar një komplot të madh të tre celulave të ISIS-it në Kuvajt.
Këto sulme tregojnë se ka gjasa që ekstremistët të shënjestrojnë vende të tjera të Gjirit Persik në terma afatshkurtër. Prandaj, është e nevojshme të ketë vigjilencë të shtuar, inteligjencë dhe punë nga ana e policisë. Me operacionet e tanishme kundër ISIS-it në Libi dhe Levant, grupi po humbet territor, prandaj po kërkon hakmarrje gjatë një periudhe të rëndësishme të kalendarit islam. Duke kombinuar humbjet në fushëbetejë me sulmet e suksesshme terroriste, ISIS-i është i aftë të forcojë lojën e vet me efekte vdekjeprurëse.
Çfarë do të ndodhë më pas?
Ajo që do të ndodhë më pas ka rëndësi për politikëbërësit dhe vendimmarrësit. Së pari, sulmet e ISIS-it në Arabinë Saudite mund të rrisin rreziqet për investuesit e huaj. Grupi e din mirë këtë dhe prandaj është i gatshëm të veprojë më mirë herët se vonë.
Së dyti, ISIS-i do të bëjë që të ndihet globalisht tani me anë të sulmeve të dhunshme kundër shënjestrave të ndryshme përveç atyre të mbretërisë. Këto sulme mund të ndodhin kudo në botë. Pasuesit e tij janë të fortë dhe të gatshëm të luftojnë deri në vdekje. Nëse ISIS-i dëbohet me forcë nga Levanti dhe Libia, luftëtarët e tij do të emigrojnë në vende të tjera. Ky fakt tregon problemin e emigrimit dhe kundërshtimit të ideologjisë së tij të sëmurë.
Së fundmi, Lufta Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka nevojë për një fillim të ri në një realitet të ri. Me përhapjen e ISIS-it përtej të ashtuquajturit “kalifat”, nevojitet një fokus i ri ku pasuesit e tij do të gjejnë zona të tjera të pa qeverisura për të vepruar, ose zona urbane ku mund të sulmojnë zona tregtare të njohura, ngjarje sportive, klube nate dhe shënjestra të tjera të lehta.
Lufta prapa kuintave është e rëndësishme ashtu si shfaqja publike e luftës së tanishme kundër ekstremizmit. Për momentin, Arabia Saudite mund të jetë në shënjestrën e ISIS-it, e për këtë duhet të mbrohet me çdo kusht.
Dr. Theodore Karasik është analist për çështjet gjeo-politike rajonale me banim në Gjirin Persik. Ai ka një Ph.D në histori nga UCLA në Los Anxheles, Kaliforni.
Mendimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit e nuk reflektojnë politikën redaksionale të Observer.al
© Ndalohet kopjimi i këtij materiali pa lejen paraprake të Observer.al
- I nderuar lexues, nëse e vlerëson punën tonë, na ndihmo që zëri ynë të arrijë sa më shumë njerëz duke pëlqyer faqen tonë në fb. Mjafton të klikosh më poshtë butonin like. Faleminderit!
Prej jehudive sigurisht qe eshte. Zoti na ruajt prej tyre.
A message from a source in MADINAH Alhamdulillah
“Car(&Gas) cylinder caught fire and exploded.
No bombs, terrorists or anything. Alhamdulillah
May Allah protect the Haramayn”
Po çfar flisni mor bëhuni tè drejt ju nè realitet se dini çfar ka ndodhur medjet Arabe thojn ka shperthyer nje makin nga gazi ishte e parkume nè parkim
Po cilat media arabe more se na hoqet trurin? Ia cfare thone mediat arabe: https://english.alarabiya.net/en/News/middle-east/2016/07/05/Mohammed-Bin-Nayef-meets-Prophet-mosque-attack-injured.html https://english.alarabiya.net/en/News/middle-east/2016/07/04/Fresh-bombings-in-two-Saudi-cities-after-earlier-blast-.html Al Jazeera English http://www.aljazeera.com/news/2016/07/saudi-arabia-qatif-explosion-160704165007140.html http://www.aljazeera.com/news/2016/07/medina-attack-muslim-world-reacts-deadly-blast-160705070354493.html
Qka jan kta lajme keshtu,,, nese nuk eshte e vertet mos thuani ashtu se sben
Allahu xh sh ishkatroft zullumqart
Is nuk e ka marre persiper sulmin, me sa di une e kane marre persiper shiat e jemenit. Keshtu qe mos i besoni lajmet e zullumqareve dhe tagutit te Arabise Saudite
Kjo asht genjeshter isis nuk ka tbaje me ket ktu ka pelcit nje box plini mos ja.hidhni isisit tash
Zullumqaret , Tagutat, Argatet e Izraelit dhe Amerikes qe nuk pushojn se vepruari me kurthat e tyre kunder Muslimanve, jo vetem ne Medine por edhe te Qabeja e Bekuar ne Mekke duhet me i sulmu.Terminé
SubhanAllah sat shpejt jeni ne paragjykim isis isis isis pa marr parasysh se qka ndodh ata jan fajtor
Vallahi keni me dhan para All-llahut pergjegjsi per qdo paragjykim.
All-llahu hakush ju ardh qdo kujt qe e qet guhen e qenit e leh
Edhe nja pot tham ty admin
Pse sfolni kunder shiave ata live ne telivizorin e tyna than na kena me rrenu qaben
Cfare do me thene pse nuk flisni kunder shijave? A kerkove ti te faqja jone dhe nuk gjete gje? http://observer.al/terroristet-nuk-meritojne-meshire/
http://observer.al/hipokrizia-e-medias-ne-mbulimin-e-terrorizmit/
http://observer.al/sunite-irakene-akuzojne-milicite-shiite-per-vrasjen-e-imameve-dhe-dijetareve/
Shpresoj qe here tjeter mos te flasesh pa bere verifikime. Observer.al eshte ndoshta faqja e vetme ne gjuhen shqiper qe ka denoncuar terrorizmin e grupeve shiite.
Pse be veq isis isis isis kto e kan bo houthit e jemenit shija t flliqur
Pse bojni be percarje si skeni mar se ska pas as sulm as kurgjo jeni msu njo dy isis keni frik Allahun per kto shpifje allahu hakun jau dhasht qe pi mushni rrjetet sociale me genjeshtra
edhe une si sunni po te kisha fuqi do ti shkateroja ato ndertesa kapitaliste qe i bejne karshillëk Qabes – nga fotoja kjo kuptohet
Sundues te fuqishem nder kohera Kane synuar rrenimin e Qabes por denim I dhembshem u ka zbritur nga Allahu!
Si psh:Ebreha