Tag: ALBAN DACI
Replikë e artikullit “Sot Brukseli, terrorizmi islamik dhe Europa nesër”
Nga Sebastian Zonja
Unë i dënoj rëndë sulmet terroriste të Brukselit. Janë sulme jo vetëm ndaj Brukselit, por ndaj tërë njerëzimit. Terrorizmi ka vetëm një fytyrë, dhe ajo është fytyra e krimit, e marrjes së jetëve të njerëzve.
“Atentatet e 11 shtatorit të 2001, lufta në Afganistan, Irak, Libi dhe Siri kanë krijuar realitete të reja ndërkombëtare e sidomos mes Perëndimit dhe Islamit.”
Shumë e vërtetë. Edhe S. Huntington tek vepra e tij “Përplasja e qytetërimeve” flet për një pikëpamje të tillë. Sapo fillon të lexosh paragrafin më poshtë e kupton që ajo më sipër është thjesht një kopje, ose copy –...