Tag: Blendi Fevziu

Tonet islamofobe të Fevziut në “Opinion”, tregues të normalizimit të Islamofobisë në media

Nga Bordi Editorial | Koment mbi emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu. Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë e ka ndjekur me vëmendje emisionin Opinion të transmetuar më datë 21 tetor 2019 në Tv Klan dhe ka vërejtur me keqardhje përdorimin e një gjuhe me tone islamofobe nga ana e drejtuesit z.Blendi Fevziu, veçanërisht gjatë pjesës hyrëse të emisionit. Paraqitja e mbulesës islame dhe leximit të Kuranit si “shenja të çuditshme” dhe tipare të ekstremizmit jo vetëm që është jo korrekte, por është një stigmatizim përgjithësues që prek me të padrejtë me dhjetëra e mijëra besimtarë...