Tag: Dialogu ndërfetar

T’i luash fenë, t’i luash…

Një artikull i kohëve të fundit nga Mustafa Nano (Gazeta Shqip) merr shkas nga disa deklarime të natyrës fetare të kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij të fundit në New York, ku Rama, në promovimin e një modeli bashkëjetese fetare ka rrëfyer se vetë ai është katolik, e shoqja muslimane, dy fëmijë ortodoksë dhe fëmija i fundit do lihet të zgjedhë në moshë madhore. Z. Nano vë në dyshim në artikull vërtetësinë, apo qoftë mundësinë e një realiteti të tillë. Por përpara adresimit të argumentit të z. Nano, besoj se është koha të problematizojmë deklarimet dhe referencat fetare në rritje të Kryeministrit. Vajtja në Paris...

Një mesazh islamofob nga Vatikani me rastin e muajit të Ramazanit

Këshilli Pontifik i Vatikanit për Dialogun Ndër-fetar ka publikuar një mesazh urimi drejtuar muslimanëve me rastin e Ramazanit dhe Fiter Bajramit me titull: “Të krishterë dhe muslimanë: sëbashku kundër dhunës  në emër të fesë.” Por përmbajtja e mesazhit ka shkuar shumë larg. Thirrja që muslimanët dhe të krishterët të jenë “sëbashku” ka humbur vetëm pak rreshta pas fillimit të mesazhit. Teksi në fjalë është shndërruar në një seri të gjatë akuzash dhe leksionesh nga lidershipi i krishterë drejtuar muslimanëve. Autorët e tekstit me sa duket kanë harruar se ky mesazh nuk u drejtohet një bande ekstremistash, të cilët kryejnë krime...