Tag: FEJA NË SHKOLLAT PUBLIKE
Pse kjo fobi ndaj lëndës fetare në shkollat publike?
Nga Redi Shehu
Si një shoqëri e mësuar t’i shohë ngjarjet e veta përmes skandalesh politike, ekonomike, shoqërore dhe duke qenë se kjo formë e të kuptuarit të realitetit shqiptar është kthyer tashmë në ekskluziviste, nuk kishte se si të përtypej ndryshe një prurje e re si “mësimi i njohurive mbi fetë” në shkolla, përveçse duke e konceptuar atë si skandal. Thelbi i këtij “skandali” u pretendua të jetë cenimi i laikes së shkollave tona.
Frika e parë mendoj, vjen nga një i kuptuar jo i drejtë mbi atë se çfarë përbën laike tek ne. Shpesh është parë kjo e fundit...
Rreth idesë për futjen e lëndës së njohurive mbi fetë në kurrikulat mësimore
Nga Ilir Haxhiaj
Ideja për shtimin e kurrikulës mësimore me një lëndë të re, që do t’u shërbejë nxënësve njohuri rreth besimeve fetare nuk ishte aspak risi, pavarësisht nga ndeshja e sotme e saj në opinionin publik me shumë mbështetës, kundërshtues, lavdërues e përbuzës. Këto reagime të shpejta erdhën, sigurisht, pasi ideja u prezantua nga një figurë politike gjatë një veprimtarie fetare në Tiranë. Në rastet e mëparshme, të kaluara thuajse në heshtje dhe indiferencë, kanë qenë vetë komunitetet fetare në Shqipëri, të cilat e kanë shtruar kërkesën për pasurimin e programit mësimor në shkollat publike me njohjen e religjioneve.
E...