Tag: Feja
“Problemi Islamik” në Europë, Aleanca e Liberalizmit dhe Feminizmit si shënjues të identitetit europian
Vijon nga pjesa e parë: Muslimanët në demokracitë liberale: Pse Perëndimi i frikësohet Islamit?
Mendësi e polarizuar
Një nga pasojat më të mëdha të një mentaliteti të tillë të polarizuar është maskimi i realitetit sociologjik të muslimanëve. Në fakt, ekziston një dalllim i madh ndërmjet imazhit të Islamit në mënyrën si është konstruktuar në diskursin publik të dyzuar dhe realitetit shumë dimensional të muslimanëve nëpër vende dhe zona të ndryshme.
Për shembull, supozimi mbizotërues është se identitetet e dukshme muslimane në Perëndim janë të lidhura reciprokisht me besnikërinë e tyre qytetare dhe politike, ndërkohë që ka prova empirike të cilat e hedhin poshtë...
Vërtetë kemi disa fe, por kemi një Zot e një Atdhe
Nga Sajmir Hurdha |
Një nga metodat më të sigurta për të kuptuar se çfarë mendon dikush për ju është të perdorni metodën e projektimit. Atë që ai jua atribon juve duke pohuar se ju këtë mendoni dhe ndjeni ndaj atij, nga fjala në fjalë, ai shpreh në fakt atë që ai mendon dhe ndjen ndaj jush!
Pikërisht kështu është edhe projektimi që bëjnë komunistët dhe disa qarqe katoliko-misionare në Shqipëri. Ata imagjinojnë dhe projektojnë një Shqipëri ku islami paraqitet si i huaj, i cili nuk ka vend në shoqërinë tonë. Në këtë shoqëri, myslimanët shihen si qytetarë të dorës së...
A duhet t’i rishikojë Kosova marrëdhëniet me Austrinë pas deklaratave të Sebastian Kurz?
Nga Gen Kelmendi
Deklaratat e ministrit të jashtëm austriak, Sebastian Kurz, prekin rëndën situatën e mbrendshme politike dhe imazhin e Kosovës në sferën ndërkombëtare.
Të thuhet se praktika fetare e mbulesës bëhet për shkak jo të bindjeve të individëve por të financimit të tyre dhe të ndërlidhjet kjo me radikalizmin fetar, duke ju referauar Kosovës, mendoj se është shkak për alarmim të situatës dhe rishikimit të mardhënieve politike me shtetin austriak. Kjo ngase, deklaratat e tilla vërtetojnë pretendimet e zyrtarëve serb në fushatat ndërkombëtare se Kosova është shtet kaotik që prodhon radikalizëm fetarë, sikurse shtetet e pushtuara të Lindjes së Mesëme!
Në...
Mbi (pa)përshtatshmërinë e disa hoxhallarëve në debatet televizive
Nga Justinian Topulli
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sot jetojmë në një epokë konsumi, të çdo gjëje që lezeton, argëton dhe kënaq çdo tekë dhe kuriozitet njerëzor.
Mediat e sotme ua përmbushin dhe ua nxisin njerëzve këtë dëshirë në mënyrën më të paskrupullt, duke e kthyer këtë përmbushje në art, në mënyrë që njerëzve të mos u velet shikimi dhe ata të mos humbasin audiencën. Është e tepërt të thuhet se në trojet shqiptare ka shumë pak televizione dhe media serioze, që nëpër debatet fetare televizive që organizojnë kanë si synim të shpalosin të vërtetën dhe të informojnë njerëzit me diçka...
Të kërkosh famën duke përdorur fenë: Rasti i Bekim Jasharit dhe Adriatik Kelmendit
Nga Gen Kelmendi
Trendi për të aritur deri tek fama
Pas vëmendjes që tërhoqi Mehmet Kraja, akademiku që shkroi një letër aspak akademike, duke mos thënë asgjë të re përveç gjërave që Halil Matoshi i ka stërthënë çdo javë në “Click” duke i përseritur ato. Këtë politikë të tërheqjes së vëmendjës drejtë rrugëtimit të famës dhe reputacionit publik synojnë ta përvetësojnë shumë nga ata që nuk kanë çfarë të dhurojnë më shumë nga profesioni i tyre, se sa një status urimi në rast festash. Feja, kur përdoret si instrument politik dhe politizues, është porta e parë që të sjellë drejtë një suksesi të garantuar: tërheqjes së...
Laikja si kombëtare dhe religjioni si rrezik eminent
Nga Redi Shehu
Aq shumë është keqvendosur kjo marrëdhënie mes fesë dhe kombit, sa është bërë i domosdoshëm një rishikim dhe rikonceptim i religjionit dhe rolit të tij, pasi Iluminizmi e impostoi keq atë, duke e përcaktuar hapësirën publike dhe domeinin publik jo si një forum racionaliteti dhe barazie, por si një hapësirë përjashtuese, e cila ekskluzivisht artikulohet nga pushteti. Për pasojë, kur i drejtohemi më pas lirisë për t’u shprehur në këtë hapësirë përjashtuese, e drejta reduktohet vetëm mbi mundësinë për të folur, por jo domosdoshmërisht për të qenë i dëgjuar.
Një ndër çështjet më të debatueshme në shoqëritë moderne...
Nënë Tereza dhe vdekja e laicitetit në Shqipëri
Me datë 5 shtator përkujtohet në rang botëror Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, e cila është sanksionuar nga OKB-ja, me propozim hungarez, në koincidencë me ditën e vdekjes së Nënë Terezës. Ky është një tjetër vlerësim – i ardhur dy vite më parë – për misionin e përkushtuar të Nënë Terezës, që në botë vlerësohet si vepër humane në aspektin abstrakt, ndërsa tek ne, ashtu si në Vatikan, veprimtaria e saj konceptohet kategorikisht si fetare-kishtare teksa tregtohet si kombëtare. Duke i vlerësuar aspektin njerëzor të veprimtarisë, OKB-ja mund t’i promovojë një ditë domethënëse nga jeta e saj, konkretisht epilogun, siç...
Pse nuk duhet reformuar “teologjia” islame?
Nga Feti Mehdiu
Fjala e formuar nga mbiemri “i ri, e re” dhe emri “formë”, e cila përdoret në trajtën “reformë” ndonjëherë e hasim edhe “riformë” me funksionin që sinjalizon se një fenomeni apo ndonjë gjëje i kemi dhënë formë të re. Nuk është më si e kanë parë dje. Sot i kemi vesh tjetër kostum apo e kemi qeth pak më ndryshe dhe duket ndryshe, qoftë ai ndryshim kozmetik apo edhe thelbësorë – varësisht nga kapaciteti i autorit të reformës, sa është i zoti reformatori të investojë në ridizajnimin e ndonjë vepre a pune të tjetërkujt. Dhe kjo ri(re)forma, sot, ndër...
Islami dhe integrimi Euro-Atlantik i Shqiptarëve
Nga Prof. Dr. Milazim Krasniqi
Entuziazmi i shqiptarëve për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si në Shqipëri e Kosovë ashtu edhe në Maqedoni e në viset e tjera ku jetojnë shqiptarët, është tregues i qartë se feja islame nuk ka asnjë efekt negativ në përcaktimin e tyre kulturor e gjeopolitik. Ky përcaktim kulturor e gjeopolitik është definuar qysh nga rilindësit shqiptarë dhe është përqafuar nga brezat e tërë të shqiptarëve.
E ardhmja e shqiptarëve nuk është punë e opinionistëve fallxhorë, që vuajnë nga islamofobia dhe si pasojë e saj parashikojnë të ardhme apokaliptike. Treguesit që e shenjojnë drejtimin...