Tag: FRANCA

‘Islamo-majtizmi’: Franca hyn në epokën e McCarthizmit

Nga Ali Saad “Islamo-majtizmi” është dredhia e rradhës e luftës kundër disidentëve në Francë. Është një mjet i leverdisshëm për të heshtur si kundërshtarët politikë ashtu edhe ata muslimanë që kundërshtojnë Islamofobinë dhe racizmin që ka pllakosur shtetin dhe shoqërinë franceze. Javët e fundit, një valë polarizimi politik ka goditur Francën. Koncepti i “islamo-majtizmit” ka zënë një vend qendror në debatin e nxehtë kulturor. Në një intervistë për CNews, i barazvlefshmi francez i Fox News, Ministrja e Arsimit të Lartë dhe Hulumtimeve Frédérique Vidal...

Ndalimi i burkës, Islami politik dhe kriza identitare e Europës

Nga Rim-Sarah Alouane | Foreign Policy Zvicra, një vend i goditur for nga pandemia e koronavirusit, që prej janarit është në mbyllje të pjesshme. Maskat e fytyrës janë të detyrueshme kudo, që nga transporti publik deri te resortet idilike të skive në vend. Por ky realitet nuk e pengoi një shumicë të vogël votuesish zviceranë që të miratonin një ndalesë për mbulimin e plotë të fytyrës në hapsirat publike në referendumin e 7 Marsit.  Ndalesa nuk u nxit nga ndjenjat kundër mbatjes së maskës. Në fakt,...

Tariq Ramadani: Natura politike e një procesi të padrejtë

Nga Alexandre David Kërkesa për lirimin e Profesor Tarik Ramadanit, e dorëzuar nga avokati i tij këtë 29 Tetor, u mohua përsëri. Arsyetimi i gjyqtarëve, i parë nga shumë si skandal gjyqësor, është bërë gjithnjë e më i sforcur gjatë këtij procesi hetimor, i cili po zgjat prej dymbëdhjetë  muajsh. Intervistat me dëshmitarët, telefonatat dhe kërkimet në kompiuter zbulojnë elementë shfajësues. Por, shumë pak prej këtyre provave janë marrë në konsideratë nga gjyqtarët.* Në refuzimin e fundit, gjyqtarët nuk e përmendën më Henda Ayarin, paditësen, e cila prej kohësh tashmë nuk ka qenë në gjendje të ofrojë informacione në lidhje me...

Vendimi historik i OKB: Ndalimi i Burkës në Francë, shkelje e të drejtave të njeriut

Në një vendim historik ditën e martë, Komiteti për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara ka gjetur se ligji francez që ndalon mbulimin e plotë të fytyrës në publik shkel lirinë fetare të grave muslimane. Kjo është hera e parë që OKB-ja jep një vendim të tillë në lidhje me ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës. Kjo mund të ketë implikime për disa shtete të tjera europiane që kanë implementuar ligje të ngjashme. Ndër të tjera, OKB-ja ka theksuar faktin se Franca nuk e ka shpjeguar mjaftueshme e si duhet arsyen e këtij ndalimin. Gjithashtu, vendimi thekson se...

Lëvizja anti-islame në Francë ka një kërkesë të re: “fshirjen e disa verseteve nga Kurani”

Nga Mehdi Hassan Ju mendoni që jeta është e keqe për myslimanët në Amerikën e qeverisur nga Trump? Pa mendoni pak për myslimanët e Francës. Gjatë viteve të shkuara, ata janë sulmuar bashkarisht dhe ndëshkuar për një seri sulmesh terroriste dhe të tmerrshme nga të ashtuquajturit xhihadistë. Më i fundit, një sulm me thikë në Paris nga një njeri që thërriste “Allahu Ekber” dhe që vrau një person dhe plagosi një tjetër javën e fundit. Ndërsa bigotria anti myslimane është shndërruar në një shënjues të republikanëve amerikanë, në Francë një bigotri ndaj tyre është tanimë bipartizane. Islamofobia gjendet si tek e majta...

A është Islami shkaku kryesor i radikalizimit të rinisë në Europë?

Nga Mehmet Çelik Duke fajësuar muslimanët për radikalizëm, të cilët janë viktimat e vërteta që po vuajnë më shumë nga ekstremizmi në Lindjen e Mesme, vendet europiane nuk bëjnë gjë tjetër veçse shmangin autokritikën për dështimin e tyre në politikat sociale, ekonomike dhe mos integrimin e emigrantëve si arsyeja kryesore e këtij radikalizimi. Qeveritë dhe politikat e paqëndrueshme të Irakut dhe Afganistanit të formuara pas pushtimit amerikan menjëherë pas 11 Shtatorit, çuan në dështimin e këtyre dy shteteve, duke i bërë ato vatra të lindjes së grupeve terroriste si DAESH (ISIS). Ndërkohë, trazirat politike  që nisën në Siri gjatë Pranverës Arabe dhe ngjarjeve...