Tag: Hapja e xhamive

Etika e kritikës dhe një këshillë për ata që përdhosin figurën e hoxhës

Edhe pse e di që trajtimi i mëposhtëm prek ndjeshmërinë e shumë njerëzve dhe shkakton debat jo të vogël, e shoh veten të shtrënguar ta bëj këtë këshillë, edhe pse nuk kam aspak dëshirë të hap debat të brendshëm në këto ditë Ramazani dhe në një atmosferë të tillë të ngarkuar emocionalisht. Hoxhallarët janë njerëz dhe si të tillë kanë mangësitë dhe gabimet e tyre, e ndoshta edhe faje e gjynahe të mëdha, por përgjithësimi dhe sulmi tërësor ndaj tyre, apo etiketimi me epitete fyese, ofendimi publik dhe përdhosja e tyre është ofendim dhe denigrim i statusit që ai mban...