Tag: Islamofobia

Epidemia neo-nazite në Gjermani: cilat janë pasojat për muslimanët dhe hebrenjtë?

Nga CJ Werleman Fuqizimi i estremizmit të krahut të djathtë në Gjermani duhet të vërë në alarm këdo. Autoritetet nuk duhet ta trajtojnë më si diçka që mund të kalohet lehtë. Një raport i kohëve të fundit zbuloi se aktivistët e krahut të djathtë të lidhur me ushtrinë dhe personelin policor kanë filluar të përgatitën për të kryer sulme terroriste. Kur një esktremist i krahut të djathtë vrau Walter Lubcke në qershor, një politikan pro refugjatëve, Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass tha se vendi i tij e ka gjetur vetën në mes të një epidemie terroriste neo-naziste. “Tetëdhjetë vjet që nga...

Tonet islamofobe të Fevziut në “Opinion”, tregues të normalizimit të Islamofobisë në media

Nga Bordi Editorial | Koment mbi emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu. Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë e ka ndjekur me vëmendje emisionin Opinion të transmetuar më datë 21 tetor 2019 në Tv Klan dhe ka vërejtur me keqardhje përdorimin e një gjuhe me tone islamofobe nga ana e drejtuesit z.Blendi Fevziu, veçanërisht gjatë pjesës hyrëse të emisionit. Paraqitja e mbulesës islame dhe leximit të Kuranit si “shenja të çuditshme” dhe tipare të ekstremizmit jo vetëm që është jo korrekte, por është një stigmatizim përgjithësues që prek me të padrejtë me dhjetëra e mijëra besimtarë...

Memoriali, shqiptarët dhe letra higjienike

Varrezat e luftës nxisin pajtim midis popujve. Ky pajtim përtej varreve më mbush me besim të plotë”, këto janë fjalët e Gjeneral Lejtnant Dora në prani të Atasheut Ushtarak të Ambasadës Gjermane, Stefan Miene, si dhe të Ambasadorit Gjerman në Shqipëri. Bëhet fjalë për inaugurimin e memorialit në vitin 2006 ne kodrat e liqenit të Tiranës, të as më shumë e as më pak, por 56 ushtarëve gjermanë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në ceremoninë përkujtimore, ishin të pranishëm një numër i madh përfaqësuesish të lartë të politikës dhe të sektorit ushtarak. Ndërsa Ambasadori Gjerman...
Foto: Richard Dawkins, eksponent i “Ateizmit të Ri”, dhe autoor i librit me titull: “The God Delusion” i vitin 2006 [Foto: AP/Fiona Hanson]

Ringjallja e “Ateizmit të Ri”

Nga Hamid Dabashi Autori është profesor i studimeve iraniane dhe letërsisë krahasusese pranë Universitetit të Kolumbias në Shtetet e Bashkuara. Në mars të këtij viti, në Shtetet e Bashkuara doli në treg një botim i ri me titull “Katër Kalorësit”. Libri përmban një hyrje nga komediani britanik Stephen Fry, tre ese dhe transkriptin e diskutimeve të regjistruara në vitin 2007 ndërmjet katër eksponentëve të të ashtuquaturit “ateizmi i ri”; Richard Dawkins-it, Sam Harris-it, Daniel Dennett-it, dhe Christopher Hitchens-it. Përpara këtij takimi, të katër kishin publikuar libra ku argumentonin se...

Ballkani, “kryeqyteti” i Islamofobisë në botë

Nga Yiannis Baboulias Ishte goxha shokuese për grekët kur dikush nga Twitter-i e vuri re shprehjen “Turkofagos” në snajperin e Brenton Tarrant, personit i cili vrau dhjetëra muslimanë në Zelandën e Re muajin e kaluar. E përkthyer shkurt, kjo fjalë do të thotë “turkongrënës”. Historikisht ka pasur “medalje nderi” për luftëtarët të cilët u dalluan gjatë revolucionit grek të vitit 1821 kundër Perandorisë Osmane. Sidoqoftë, është një kuptim i errët që rrjedh nga ky term, një kuptim të cilin grekët e dijnë mjaft mirë – e që e dinte mirë edhe terroristi i Zelandës së Re. Ky term e ka origjinën tek lindja...

Akademikë nga e gjithë bota, në Stamboll për Islamofobinë: kush po e ushqen dhe si frenohet

Nga Riyaz ul Khaliq | AA Mbi 20 akademikë dhe ekspertë nga mbarë bota janë mbledhur sëbashku në një konferencë 3-ditore në Stamboll për të adresuar shkaqet gjeopolitike të Islamofobisë. Ata e përshkruan Islamofobinë si një kërcënim të rrezikshëm, jo vetëm për myslimanët, por për të gjithë njerëzimin. “Në Myanmar, Rohingyat vendas janë dhunuar, vrarë dhe dëbuar për shkak të besimit të tyre mysliman”, tha Mehmet Bulut, rektor i Universitetit Sabahattin Zaim në Stamboll, i cili organizoi konferencën. Bulut tha se është detyrë e të gjithë “qytetarëve të shqetësuar të botës” që ta adresojnë problemin e tmerrshëm të Islamofobisë në të gjitha...

Republikanët amerikanë, gjueti shtrigash kundër muslimanes Ilhan Omar

Nga Charles M. Blow Në një aktivitet të mbajtur nga Këshilli për Marrëdhëniet Islamo-Amerikane (CAIR), Përfaqësuesja amerikane e Kongresit, Ilhan Omar-i, e njohur ndyshe si e para grua muslimane e zgjedhur në Kongres, ka mbajtur një fjalim ku ka adresuar mirë dhe qartë problemin e Amerikës me Islamofobinë. Gjatë atij fjalimi, Përfaqësuesja Omar tha se sulmet e 11 Shtatorit në SHBA kanë ndikuar që të gjithë muslimanët në SHBA të humbisnin lirinë dhe të drejtat e tyre civile. Por mënyra se si ajo i përshkroi sulmet ka shkaktuar debat të jashtëzakonshëm në SHBA, në të cilin nuk la pa u futur edhe...

Dhuna dhe terrori ndaj myslimanëve në 10 vitet e fundit (pa ujgurët dhe rohingiat)

Mbas sulmit në Zelandën e Re bota është e tronditur. Por myslimanët janë bërë edhe herë të tjera objekt i atentateve me motive raciste – raporton DW, duke ofruar një pasqyrë të të gjitha sulmeve të natyrës terroriste gjatë viteve të fundit, të cilat kanë patur në shënjestër muslimanët. Gjithsesi, mungon në këtë pasqyrë terrori kinez ndaj ujgurëve, apo ai budisto-ushtarak i Mianmnarit ndaj popullsisë rohingia. Zelandë e Re 2019: 49 të vdekur në sulmet ndaj xhamive Në një sulm terrorist në dy xhami në qytetin e Zelandës së Re Christchurch, të paktën 49 njerëz janë vrarë dhe plagosur e 20. Gjatë namazit të...
Në foto: Njerëz që ngushëllojnë njëri-tjetrin jashtë xhamisë Al Noor në Christcurch, Zelandën e Re, e cila shtë dhe njëra nga xhamitë ku ndodhi sulmi terrorist. REUTERS/Edgar Su

Sulmet terroriste në Zelandën e Re, pasojë e normalizimit të Islamofobisë

Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë i dënon me forcë sulmet e tmerrshme terroriste në dy xhamitë në Christcurch në Zelandën e Re më datë 15 March 2019, të cilat morën jetën e të paktën 50 muslimanëve të pafajshëm, përfshirë burra, gra e fëmijë, të cilët ishin mledhur për të falur namazin e xhumasë. Jemi jashtëzakonisht të tronditur nga ky akt i dhunshëm ekstrem. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat e pafajshme të këtij sulmi makabër. Lutjet tona janë me familet e viktimave dhe dëshmorët që humbën jetën. Këto sulme janë pasojë e gjuhës së urrejtjes dhe propagandës së vazhdueshme anti-muslimane në...

Brenda kampeve të tmerrit: mbi 1 milion muslimanë të burgosur në kampet e përqendrimit në Kinë (Pj.I)

Nga Lily Kuo | The Guardian Është e pamundur të mos a pikasësh Qendrën e Trajnimit të Aftësive Profesionale në Luopu County. Duket menjëherë: një kamp gjigant matanë fushës disahektarëshe. Jashtë kompleksit, i rrethuar nga mure prej betoni të gjatë e të bardhë e të veshur me tela me gjemba dhe kamera survejimi, gjendet një patrullë policore, ndërkohë që disa roje që mbajnë shkopinj të gjatë shkojnë e vijnë. Qendra, e cila shtrihet përbri një autostrade, është më e madhe në sipërfaqe se të gjitha fshatrat përreth të marra sëbashku - rreth 170 mijë metra katrorë. Një flamur mbi njërën prej ndërtesave...