Tag: Islamofobia

Muslimanët në demokracitë liberale: Pse Perëndimi i frikësohet Islamit?

Profesoresha e Harvardit dhe ekspertja mbi Islamin, Jocelyne Cesari, hedh një vështrim mbi mekanizmat e frikës së Perëndimit ndaj Islamit duke marrë në konsideratë narrativën mbisunduese që priret ta paraqesë Islamin si një fe të huaj që duhet kundërshtuar. Çështja e integrimit të muslimanëve ka qenë e pranishme në axhendat politike të demokracive europiane prej dekadash. Megjithatë, vetëm në dhjetëvjeçarin e fundit ka evoluar më speficikisht në një problem që ka të bëjë me integrimin qytetar, i lidhur ngushtë me identitetin fetar. Në vitet 1960 dhe 1970, integrimi socio-ekonomik i emigrantëve me prejardhje muslimane ka qenë në fokusin kryesor të...

Islamofobia dhe lëvizja drejt autoritarizmit, rasti austriak

Nga Farid Hafez Ndërsa shumica e partive politike të së djathtës ekstreme janë ende në opozitë, ca kanë fituar ndikim të madh duke u bërë parti qeverisëse, siç tregojnë rastet austriake, bullgare dhe finlandeze. Më shumë se kaq, politika e së djathtës ekstreme merr vlerësim të gjerë edhe midis partive të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë. Një shembull i fundit i kësaj është partia Fidesz në Hungari, e cila i përket Partisë Popullore Europiane, që përfaqëson qendrën e djathtë kristiandemokrate, pjesë e së cilës është gjithashtu Unioni Kristiandemokrat i Angela Merkel-it. Një prej shembujve më të fundit të...

Muslimanët e Republikës Çeke të lënë në harresë përballë islamofobisë së politikës

Të dhënave tregojnë se rreth  5 mijë deri në 20 mijë muslimanë jetojnë në Republikën Çeke. Pra ata përbëjnë gati 0.02 përqind të popullsisë Me rritjen e sulmeve islamofobe ulet numri i muslimanëve në vend. Sipërmarrësi çeko-japonez Tomio Okamura dhe partia e tij Liri dhe Demokraci e Drejtëpërdrjetë (Freedom and Direct Democracy Party (SPD)) hyri në parlament si partia e tretë më e fuqishme pas zgjedhjeve në tetor të këtij viti. Më një fushatë e cila nuk synonte gjë tjetër përpos se të përzinte islamin totalisht nga çekia. Slogani i fushatës së tyre qe pikërisht “ Jo Isamit! Jo terrorizmit!” Duke ndërtuar...

Për Kikinë, Çulin, dhe gratë e “dhunuara” në plazhe

Vapës së këtyre ditëve korriku iu bashkangjit dhe një debat përvëlues, ai mbi dhunimin e pretenduar të ca grave prej burrave respektivë, në ambiente plazhi. Narrativa nervoze e gazetarit Mentor Kikia, në pozitën e një të përvuajturi mbi të drejtat njerëzore dhe gjegjësisht atyre të grave, përcillte pezmin e gatuar me revoltë ndaj atyre burrave, që sipas tij vetë ishin kredhur në det, ndërsa gratë i kishin lënë të përcëlloheshin brenda në çadër. E ilustronte klithmën e tij dëshpëruese, me një foto ku shfaqej një çadër në plazh, ajo që në gjykimin e tij ishte pikërisht burgu, ku ata,...

Projekti me emrin “ISIS”: fashizmi i veshur me petkun e Islamit

Nga Mohamed GhilanDoktorant i shkencave neurologjike në Universitetin e Viktorias, Kanada, dhe studiues i jurisprudencës islame. Disa faktorë kanë kontribuar në ngritjen e "Shteti Islamik" dhe zgjerimin e radhëve të tyre me muslimanë të rinj të joshur nga retorika religjoze dhe videot e propagandës impresionuese në stilin e Hollivudit. Pak njerëz në Perëndim mund ta kuptojnë përçmimin e thellë që kanë muslimanët për marrëveshjen e fshehtë Sykes-Picot të vitit 1916. Pothuaj 100 vite më vonë, kufinjtë e projektuar për të ndarë tortën koloniale europiane të Lindjes së Mesme pas Luftës së Parë Botërore vijojnë të mbeten të gjithëpranishme në psikën muslimane....

Hoxhallarët duhet t’u dalin në krah femrave muslimane

Disa nga hoxhallarët që unë ndjek herë pas here në rrjetet sociale, përveç mesazheve dhe citateve me fryme fetare që postojnë, angazhohen me raste edhe me probleme sociale të ndryshme që prekin muslimanët apo shoqërinë tonë në përgjithësi, por rrallëherë shoh që ata të përmendin rastet kur shkelen të drejtat e femrave muslimane me shami. Madje, ka prej atyre që nëpër blogje dhe portale shkruajnë dhe japin opinione për fenomene të ndryshme që i shqetësojnë, në rastin më të keq merren vetëm me dabate, por jo për kauzën e femrës muslimane. Në fund të vitit 2010, kur u hap debati për...

Gjenocidi boshnjak dhe islamofobia: si shkruhet historia?

 Nga Hatem Bazian Historia është një libër pa fund dhe shpesherë i korrigjuar dhe i rikorrigjuar nga autorë të ndryshëm me interesa të ndryshme.  Si akademikë, e kemi për detyrë ta analizojmë atë nga këndvështrime të ndryshme dhe të gjurmojmë të gjitha burimet e mundshme përpara se të japim një gjykim përfundimtar në lidhje me një temë apo me një çështje të caktuar. Në këtë kuptim, historia na paraqet sfidat e fundit që kanë të bëjnë me angazhimi me çështje të kushtëzuar nga një shumëllojshmëri pengesash subjektive që kufizojnë aftësinë për të arritur në një konkluzion përfundimtar në një temë. Për...

Kastriot Myftaraj i “shpall luftë” Zotit!

Nga Xhabiri Kastriot Myftaraj ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj Kuranit, duke kërkuar hetimin dhe ndalimin e tij, si libër që sipas tij përmban elementë të veprave penale. Një ndër njerëzit më perversë në median shqiptare në çerekshekullin e fundit, një shpifarak profesionist, pa parime dhe pa etikë profesionale, por me aftësi të mëdha luftënxitëse, ka ndërmarrë një ndër nismat më të fëlliqura në kujtesën tonë kolektive. Kastriot Myftaraj është shkrues i shumë artikujve antishqiptarë dhe autor i librit luftënxitës "Një shenjtore për rekonkuisten shqiptare", ku aludon konvertimin me dhunë në katolicizëm të shqiptarëve muslimanë. Po të mos...

Femrat muslimane në shënjetrën e islamofobëve në Europë

Nga Hiba Aburwein Kohëve të fundit, në Europë po raportohen raste të shumta sulmesh ndaj femrave muslimane në rrugë, në shkollë dhe në punë. Përveç rasteve të dhunës fizike, diskriminimi po merr përmasa të frikshme: femrat muslimane janë viktima të poshtërimeve të shumta dhe dhunës psikologjike. Kjo dhunë shkaktohet nga të qenit subjekt i debateve politike si dhe i ligjeve në Europë.  Në këtë debat janë përfshirë shumë zëra, madje prej tyre ka dhe të tillë që nuk kanë takuar kurrë në jetën e tyre një muslimane dhe është e qartë se vetë zëri i muslimanes mungon dukshëm. Edhe pse në shoqëritë...

Islamofobia në stilin Obama

Nga Akif Emre | Yeni Şafak Të gjithë e mbani mend faktin se shumë gazetarë me kualifikime të ndryshme dhe nga sfera të ndryshme të jetës bënë komente mjaft optimiste në lidhje me zgjedhjen e presidentit Barak Obama, si presidenti i parë me ngjyrë. Pavarësisht elitës së tij të bardhë, zgjedhja e një njeriu me ngjyrë si president i vendit më të fuqishëm e të pa rival u pa si meritë e demokracisë dhe vizionit të ri të SHBA-ve për botën. U pranua si e mirëqenë se politikat hegjemoniste të zbatuara nga administrata Bush dhe neo-konët, me pretekstin e luftës kundër...