Tag: Kosova

A duhet t’i rishikojë Kosova marrëdhëniet me Austrinë pas deklaratave të Sebastian Kurz?

Nga Gen Kelmendi Deklaratat e ministrit të jashtëm austriak, Sebastian Kurz, prekin rëndën situatën e mbrendshme politike dhe imazhin e Kosovës në sferën ndërkombëtare. Të thuhet se praktika fetare e mbulesës bëhet për shkak jo të bindjeve të individëve por të financimit të tyre dhe të ndërlidhjet kjo me radikalizmin fetar, duke ju referauar Kosovës, mendoj se është shkak për alarmim të situatës dhe rishikimit të mardhënieve politike me shtetin austriak. Kjo ngase, deklaratat e tilla vërtetojnë pretendimet e zyrtarëve serb në fushatat ndërkombëtare se Kosova është shtet kaotik që prodhon radikalizëm fetarë, sikurse shtetet e pushtuara të Lindjes së Mesëme! Në...

ISIS-i, arabët dhe miti i vehabizmit në Kosovë

Nga Shpend Kursani. Fantazma e urrejtjes po përndjek debatin rreth “ISIS-it”, “ekstremizmit të dhunshëm”, “radikalizimit islamik” e çka mos. Arsyes i lihet pak vend. Kur frika gjykon para arsyes, kuptimit i ngelet pak vend. Nuk do të argumentoj këtu se nuk ka hapësirë për t’u brengosur, por zilet e alarmit që po bien po e çojnë kuptimin tonë për fenomenin në fjalë në drejtimin e gabuar. Ka shumë për t’u thënë. Duke marrë parasysh kufizimet editoriale do të fokusohem në detajet e dy alarmeve, mes shumë të tjerave, të ngritura rreth “pushtimit arab” të Kosovës, që në mënyrë paradoksale është...

Përballë një Serbie gjenocidiale të rilindur

Në Serbi kanë shpërthyer kërcënimet ndaj Kosovës, siç shpërthen një kanalizim. Gojët e ndyra të fashistëve të tërbuar serbë nuk zgjedhin fjalë, veçse shfryjnë një tërbim zoologjik ndaj çdo gjëje shqiptare. Aksionet kundër anëtarësimit eventual të Kosovës në UNESKO, ia kanë kaluar edhe propagandës barbare të kohës së Millosheviqit:  tash Kosovën e krahasojnë edhe me ISIL-in, ndërsa  manastiret serbe me Palmirën e gjymtuar nga barbarët isilianë. Ndërsa, e vërteta është se shqiptarët nuk kanë të bëjnë asgjë me mendësinë barbare të ISIL-it, sepse janë shqiptarët ata që i kanë ruajtur me shekuj edhe manastiret serbe, siç i kanë ruajtur...