Tag: Laiciteti

Laikja si kombëtare dhe religjioni si rrezik eminent

Nga Redi Shehu Aq shumë është keqvendosur kjo marrëdhënie mes fesë dhe kombit, sa është bërë i domosdoshëm një rishikim dhe rikonceptim i religjionit dhe rolit të tij, pasi Iluminizmi e impostoi keq atë, duke e përcaktuar hapësirën publike dhe domeinin publik jo si një forum racionaliteti dhe barazie, por si një hapësirë përjashtuese, e cila ekskluzivisht artikulohet nga pushteti. Për pasojë, kur i drejtohemi më pas lirisë për t’u shprehur në këtë hapësirë përjashtuese, e drejta reduktohet vetëm mbi mundësinë për të folur, por jo domosdoshmërisht për të qenë i dëgjuar. Një ndër çështjet më të debatueshme në shoqëritë moderne...

Pse kjo fobi ndaj lëndës fetare në shkollat publike?

Nga Redi Shehu Si një shoqëri e mësuar t’i shohë ngjarjet e veta përmes skandalesh politike, ekonomike, shoqërore dhe duke qenë se kjo formë e të kuptuarit të realitetit shqiptar është kthyer tashmë  në ekskluziviste, nuk kishte se si të përtypej ndryshe një prurje e re si “mësimi i njohurive mbi fetë” në shkolla, përveçse duke e konceptuar atë si skandal. Thelbi i këtij “skandali” u pretendua të jetë cenimi i laikes së shkollave tona. Frika e parë mendoj, vjen nga një i kuptuar jo i drejtë mbi atë se çfarë përbën laike tek ne. Shpesh është parë kjo e fundit...

Rreth idesë për futjen e lëndës së njohurive mbi fetë në kurrikulat mësimore

Nga Ilir Haxhiaj Ideja për shtimin e kurrikulës mësimore me një lëndë të re, që do t’u shërbejë nxënësve njohuri rreth besimeve fetare nuk ishte aspak risi, pavarësisht nga ndeshja e sotme e saj në opinionin publik me shumë mbështetës, kundërshtues, lavdërues e përbuzës. Këto reagime të shpejta erdhën, sigurisht, pasi ideja u prezantua nga një figurë politike gjatë një veprimtarie fetare në Tiranë. Në rastet e mëparshme, të kaluara thuajse në heshtje dhe indiferencë, kanë qenë vetë komunitetet fetare në Shqipëri, të cilat e kanë shtruar kërkesën për pasurimin e programit mësimor në shkollat publike me njohjen e religjioneve. E...

Nënë Tereza dhe vdekja e laicitetit në Shqipëri

Me datë 5 shtator përkujtohet në rang botëror Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, e cila është sanksionuar nga OKB-ja, me propozim hungarez, në koincidencë me ditën e vdekjes së Nënë Terezës. Ky është një tjetër vlerësim – i ardhur dy vite më parë – për misionin e përkushtuar të Nënë Terezës, që në botë vlerësohet si vepër humane në aspektin abstrakt, ndërsa tek ne, ashtu si në Vatikan, veprimtaria e saj konceptohet kategorikisht si fetare-kishtare teksa tregtohet si kombëtare. Duke i vlerësuar aspektin njerëzor të veprimtarisë, OKB-ja mund t’i promovojë një ditë domethënëse nga jeta e saj, konkretisht epilogun, siç...