Tag: Media

Tonet islamofobe të Fevziut në “Opinion”, tregues të normalizimit të Islamofobisë në media

Nga Bordi Editorial | Koment mbi emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu. Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë e ka ndjekur me vëmendje emisionin Opinion të transmetuar më datë 21 tetor 2019 në Tv Klan dhe ka vërejtur me keqardhje përdorimin e një gjuhe me tone islamofobe nga ana e drejtuesit z.Blendi Fevziu, veçanërisht gjatë pjesës hyrëse të emisionit. Paraqitja e mbulesës islame dhe leximit të Kuranit si “shenja të çuditshme” dhe tipare të ekstremizmit jo vetëm që është jo korrekte, por është një stigmatizim përgjithësues që prek me të padrejtë me dhjetëra e mijëra besimtarë...

Mbi (pa)përshtatshmërinë e disa hoxhallarëve në debatet televizive

Nga Justinian Topulli Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sot jetojmë në një epokë konsumi, të çdo gjëje që lezeton, argëton dhe kënaq çdo tekë dhe kuriozitet njerëzor. Mediat e sotme ua përmbushin dhe ua nxisin njerëzve këtë dëshirë në mënyrën më të paskrupullt, duke e kthyer këtë përmbushje në art, në mënyrë që njerëzve të mos u velet shikimi dhe ata të mos humbasin audiencën. Është e tepërt të thuhet se në trojet shqiptare ka shumë pak televizione dhe media serioze, që nëpër debatet fetare televizive që organizojnë kanë si synim të shpalosin të vërtetën dhe të informojnë njerëzit me diçka...

Hipokrizia e medias në mbulimin e terrorizmit

Nga İbrahim Altay Reagimi i mediave ndërkombëtare dhe atyre vendase (turke) ndaj sulmeve terroriste në Sulltanahmet dhe Diyarbakır la shumë për të dëshiruar. Hipokrizia dhe standardet e dyfishta ishin të dukshme nëse e krahasojmë mënyrën e mbulimit të secilit sulm, apo me sulmet në vende e tjera. Viti 2016 nuk ka nisur me këmbën e mbarë për Turqinë e cila përjetoi dy sulme terroriste brenda kufijve të saj në dy javët e fundit. Sulmi i parë e shndërroi zonën më historike të Stambollit, Sultanahmet, në një ground zero kur një kamikaz në qendrën historike të qytetit la 10 vetë të vdekur...