Tag: Mustafa Nano

Tonet islamofobe të Fevziut në “Opinion”, tregues të normalizimit të Islamofobisë në media

Nga Bordi Editorial | Koment mbi emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu. Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë e ka ndjekur me vëmendje emisionin Opinion të transmetuar më datë 21 tetor 2019 në Tv Klan dhe ka vërejtur me keqardhje përdorimin e një gjuhe me tone islamofobe nga ana e drejtuesit z.Blendi Fevziu, veçanërisht gjatë pjesës hyrëse të emisionit. Paraqitja e mbulesës islame dhe leximit të Kuranit si “shenja të çuditshme” dhe tipare të ekstremizmit jo vetëm që është jo korrekte, por është një stigmatizim përgjithësues që prek me të padrejtë me dhjetëra e mijëra besimtarë...

T’i luash fenë, t’i luash…

Një artikull i kohëve të fundit nga Mustafa Nano (Gazeta Shqip) merr shkas nga disa deklarime të natyrës fetare të kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij të fundit në New York, ku Rama, në promovimin e një modeli bashkëjetese fetare ka rrëfyer se vetë ai është katolik, e shoqja muslimane, dy fëmijë ortodoksë dhe fëmija i fundit do lihet të zgjedhë në moshë madhore. Z. Nano vë në dyshim në artikull vërtetësinë, apo qoftë mundësinë e një realiteti të tillë. Por përpara adresimit të argumentit të z. Nano, besoj se është koha të problematizojmë deklarimet dhe referencat fetare në rritje të Kryeministrit. Vajtja në Paris...