Tag: NEO-KONËT
Islamofobia në stilin Obama
Nga Akif Emre | Yeni Şafak
Të gjithë e mbani mend faktin se shumë gazetarë me kualifikime të ndryshme dhe nga sfera të ndryshme të jetës bënë komente mjaft optimiste në lidhje me zgjedhjen e presidentit Barak Obama, si presidenti i parë me ngjyrë. Pavarësisht elitës së tij të bardhë, zgjedhja e një njeriu me ngjyrë si president i vendit më të fuqishëm e të pa rival u pa si meritë e demokracisë dhe vizionit të ri të SHBA-ve për botën.
U pranua si e mirëqenë se politikat hegjemoniste të zbatuara nga administrata Bush dhe neo-konët, me pretekstin e luftës kundër...