Tag: Vrasjet në masë
Standardet e dyfishta të “terrorizmit”
Nga Elmaz Abinader
Një tik-tak fillon, por nuk është as orë, as bombë me sahat. Nuk e dëgjojnë të gjithë, megjithatë numërimi mbrapsht ka filluar.
Fillimi është shumë i saktë – dikush qëllon, një bombë shpërthen, disa armatime bien nga një avion, një snajperist ndodhet diku. Lajmi godet valët e radios, e ne fillojmë të presim.
Pritja na rrënqeth trupin. Jemi peng të lajmit. Të lajmit për identitetin, lidhjet, vendin, origjinën dhe fenë (e autorit).
Fiksojmë kompjuterin tonë. Hapin CNN-in në sfond gjatë orarit të punës. Dhe i dërgojmë mesazhe njëri-tjetrit me pyetje.
Tensioni dhe frika jonë rritet e shumëfishohet me çdo spekulim të ndonjë...