Një skicë e Thomas Mair, vrasësit të deputetes laburiste Jo Cox, në gjykatën Westminster. Fotografia: Elizabeth Cook / Reuters

Craig MurrayNga Craig Murray

Gjuetia e shtrigave kundër antisemitizmit që ka akuzuar kaq shumë mbrojtës të të drejtave të njeriut që kanë mbështetur Palestinën, ka arritur në një pikë të vdekur në se e krahasojmë me antisemitizmin real.

Thomas Mair është konsideruar nga dy doktorë i aftë mendërisht për t’u akuzuar, e megjithatë mediat, të rejat dhe tradicionalet, akoma fshihen pas sëmundjes mendore si mënyrë për ta shmangur problemin e terrorizmit të së djathtës ekstreme.

Më lejoni t’i shmangem hipokrizisë. Unë nuk mendoj se Thomas Mair-i duhet të akuzohet për terrorizëm, pasi mendoj se askush nuk duhet të akuzohet për terrorizëm. Jam i mendimit se orgjia ligjvënëse e krimeve “terroriste” ka qenë juridikisht e panevojshme dhe thjeshtë ka shërbyer si propagandë e pastër politike. Vrasjet dhe komplotet për vrasje kanë qenë gjithmonë akuza të mjaftueshme, e me këtë duhet të akuzohen terroristët.

Vrasjet janë të njëjta, cilado qoftë arsyeja. Të kesh një akuzë të veçantë për terrorizëm, i jep këtij krimi një fisnikëri që nuk e meriton.

Por tani terrorizmi është formuluar si akuzë e veçantë dhe diskriminimi i madh që bëhet duke mos akuzuar për terrorizëm terroristët e krahut të djathtë është e pa përligjshme.

Por Mair-i nuk është rasti i vetëm. Ryan McGee – i cili ndërtoi një bombë me gozhda për të sulmuar muslimanët dhe Pavlo Lapshyn – i cili vrau një musliman dhe i vuri bomba disa xhamive – asnjëri nuk u akuzua për terrorizëm. Mair, McGee dhe Lapshyn, të gjithë këta, pa më të voglin dyshim do të ishin akuzuar për terrorizëm nëse do të kishin qenë muslimanë.

Ky vendim merret nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës, i cili gjithashtu vendosi kohët e fundit se Tony Blair, Jack Straw, John Scarlett dhe Mark Allen, nuk do të shkojnë para gjykatës për bashkëpunim në tortura, pavarësisht provave të shumta të paraqitura pranë Policisë Metropolitane, përfshirë të miat.

Ka një re të zezë islamofobie që qëndron mbi Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës. Nuk ka si të jetë ndryshe duke parë vendimet e marra.

Observer.al


© Ndalohet kopjimi i këtij materiali pa lejen paraprake të Observer.al
  • I nderuar lexues, nëse e vlerëson punën tonë, na ndihmo që zëri ynë të arrijë sa më shumë njerëz duke pëlqyer faqen tonë në fb. Mjafton të klikosh më poshtë butonin like. Faleminderit! 

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.