Vendimi tronditës i Gjykatës Evropiane: Hixhabi mund të ndalohet në vende e punës

Gjykata e Lartë Evropiane ka vendosur që punëdhënësit të mos lejojnë që punonjësit e tyre të mbajnë simbole të dukshme fetare, të tilla si shamia islame.

Megjithatë, gjykata e Luksemburgut, në vendimin e saj, tha se gjykatat e 27 vendeve anëtare duhet të marrin në konsideratë nëse ndalimi korrespondon me një “nevojë reale” nga ana e punëdhënësit. Përveç kësaj, ato duhet të marrin në konsideratë të drejtat dhe interesat e punëtorit, duke marrë gjithashtu parasysh legjislacionin kombëtar për lirinë fetare.

“Ndalimi për të veshur në vendin e punës çdo formë të dukshme që shpreh mendim politik, filozofik ose fetar mund të justifikohet nga nevoja e punëdhënësit për t’i paraqitur një imazh neutral klientëve të vet ose për të parandaluar konfliktet shoqërore”, shtoi gjykata.

“Megjithatë, ky justifikim duhet të korrespondojë me një nevojë reale nga ana e punëdhënësit dhe, në pajtimin e të drejtave dhe interesave në fjalë. Kjykatat vendore duhet të marrin parasysh kontekstin specifik të shtetit të tyre anëtar dhe, në veçanti, dispozitat kombëtare më të favorshme në drejtim të mbrojtjes së lirisë së fesë”.

Rasti 

Çështja u soll në gjykatë  nga dy gra në Gjermani, të cilat u pezulluan nga puna pasi filluan të mbanin hixhabin (mbulesën islame).

Të dyja gratë muslimane – njëra ndihmës-mësuese në një çerdhe të menaxhuar nga një shoqatë bamirëse në Hamburg dhe tjetra një arkëtare në zinxhirin farmaceutik Mueller. Ato nuk mbanin hixhab në kohën kur filluan të punonin, por vendosën ta vinin atë pas disa vitesh, pas kthimit nga leja e lindjes.

Në dokumentet e gjykatës tregohet se atyre është thënë nga punëdhënësit e tyre se mbulesa nuk ishte e lejuar. Atyre u ishte kërkuar po ashtu të shkonin në punë pa mbulesë ose të gjenin një punë tjetër.

Precedenti

Në një vendim të vitit 2017, gjykata e Bashkimit Evropian në Luksemburg kishte deklaruar se kompanitë mund të ndalonin stafin e tyre të mbanin shami, apo simbole të tjera fetare të dukshme, në kushte të caktuara. Në atë kohë, kjo shkaktoi një reagim të fortë midis grupeve të ndryshme fetare.

Mbi 5 milion muslimanë jetojnë në Gjermani, duke përbërë grupin më të madh të pakicave fetare në atë vend.

Ndalesat e vendosura ndaj grave që mbajnë shaminë islame në vendin e punës kanë qenë një temë e diskutueshme në Gjermani për vite me rradhë, veçanërisht në lidhje me mësuesit aspirantë në shkollat shtetërore dhe magjistrantët praktikantë. 

Diku tjetër në Evropë, gjykatave gjithashtu u është dashur të shqyrtojnë se ku dhe si mund të ndalohet shamia në vendin e punës.

Në vitin 2014, gjykata e lartë franceze la në fuqi shkarkimin e një punëtoreje muslimane nga një çerdhe private për dhkak të mbajtjes së shamisë. Çerdhja kërkonte neutralitet të rreptë të punonjësve. Franca, e cila është shtëpia e pakicës më të madhe muslimane në Evropë, e ka ndaluar mbajtjen e shamisë islame në shkollat ​​shtetërore që nga viti 2004.

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.