Islamofobia është reale. Ju vetë, ose ndonjë që njihni, familjarë, miq apo të afërm të tjerë mund ta kenë përjetuar në kurriz. Kjo lloj forme racizmi duhet të njihet mirë nga të gjithë dhe të luftohet. Më poshtë po ju paraqesim 14 mënyra praktike për ta luftuar Islamofobinë:
1. Kujto Profetin Muhamed (paqja qoftë mbi të). Gjatë jetës së tij, ai ishte objekt i sulmeve të tmerrshme, fyerjeve dhe krimeve për shkak të urrejtjes. Megjithatë, ai qëndroi i palëkundur dhe i durueshëm përballë Islamofobisë. Ti duhet të ndjekësh të njejtin shëmbull.
2. Ke parasysh se incidentet islamofobe nuk janë raste të izoluara. Kur dikush bën thirrje për të bombarduar Mekën, apo e quan Islamin djallëzor, shan Kuranin dhe Profetin dhe e quan terrorist, etj., të gjitha këto janë akte islamofobe.
3. Po ashtu, ke parasysh se jo të gjitha mediat dhe jomuslimanët mbështesin këto ofendime dhe sjellje ndaj muslimanëve. Shumë jomuslimanë kanë qëndruar në krah të muslimanëve, kanë dënuar torturat ndaj tyre, bombardimet ndaj vendeve muslimane dhe pushtimet. Ka shumë njerëz që mendojnë në mënyrë pozitive ndaj Islamit dhe muslimanëve, pavarësisht Islamofobisë në media.
4. Mos bëj dallim ndërmjet formave të ndryshme të racizmit, anti-semitizmit dhe Islamofobisë. Ato janë fruta të së njejtës pemë të ushqyer me helmin e urrejtjes.
5. Përdor vazhdimisht termin Islamofobi për të përshkruar çdo lloj krimi apo gjuhë të urrejtjes ndaj Islamit dhe muslimanëve. Kjo do ta bëjë termin më të pranuar dhe eventualisht edhe pjesë të gjuhës, ashtu siç është termi anti-semitizëm.
6. Nëse jeni i angazhuar në aktivitete ndërfetare, hape temën e Islamofobisë në takimet e tua. Thekso nevojën dhe domosdoshmërinë që njerëzit e besimeve të ndryshme të bëhen sëbashku për të adresuar dhe dënuar Islamofobinë dhe çdo formë tjetër intolerance. Nëse është e mundur, kërkoju organizatave të ndryshme të bëjnë deklaratë publike ku të dënojnë Islamofobinë në përgjithësi por dhe si përgjigje ndaj rasteve të caktuara islamofobe.
7. Sponsorizo raporte mbi Islamofobinë. Nëse nuk bëhen studime të mjaftueshme mbi Islamofobinë dhe incidentet islamofobe në vend, njerëzit do të vazhdojnë ta mohojnë ekzistencën e Islamofobisë si realitet. Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar është i vetmi vend që ka kërkuar zyrtarisht përgatitjen e një raporti mbi Islamofobinë në vend.
8. Kërkoju librarive të ndryshme që të blejnë libra dhe punime mbi fenomenin e Islamofobisë.
9. Raporto çdo lloj incidenti islamofob që has ti apo ndonjë nga njerëzit që njeh. Raporto rastet e Islamofobosë në polici ose te faqja jonë (Raporto këtu). Të dhënat e mbledhura do t’i ndajmë me organizatat që merrem me çështjen e Islamofobisë.
10. Nëse është periudhë zgjedhjesh, sigurohu që kandidati në zonën tënde të ndërgjegjësohet për problemet me Islamofobinë në atë zonë. Organizo një delegacion me muslimanë të tjerë dhe përfaqësues të organizatave të tjera dhe përgatit një prezantim para kandidatit. Po ashtu paraqit një listë me hapa konkretë që ti do të doje që kandidati të bënte për të adresuar këtë problem nëse e don votën tuaj.
11. Për çdo rast islamofobie në media, shkruaji një letër kryeredaktorit dhe organizatave të të drejtave të njeriut për ta denoncuar rastin.
Këto janë 14 mënyra praktike për ta luftuar Islamofobinë. Secili prej jush mund t’i vërë lehtë në praktikë për të kontribuar.
12. Organizo një program në xhaminë e lagjes apo qytetit apo në ndonjë organizatë për të adresuar problemin e Islamofobisë sot. Organizo diskutime për të gjetur mënyra si ta zgjidhni këtë problem.
13. Falëndero të gjithë ata që e ngrenë zërin kundër Islamofobisë. Bëju një telefonatë, dërgoju një mesazh, ose ndonjë email për t’i falënderuar e për të shprehur vlerësim ndaj tyre.
14. Në fund, mos harro të bësh lutje që Zoti t’i udhëzojë të gjithë ata që kanë pikëpamje Islamofobe apo që nxisin Islamofobinë.