Thursday, March 28, 2024

Raporti i Islamofobisë në Evropë 2022: Islamofobia e institucionalizuar në rritje

Raporti thekson ndikimin e racizmit anti-musliman në të drejtat e njeriut si liria e organizimit, liria e fjalës dhe liria e fesë, dhe shteti ligjor në Evropë. Ai mbulon efektet e konflikteve të vazhdueshme në Ukrainë, mbulimin mediatik të Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar dhe mënyrën se si legjislacioni dhe masat anti-muslimane në vende si Austria dhe Franca janë zhvilluar dhe sfiduar nga shoqëria civile.

Raporti Evropian i Islamofobisë (EIR) ka publikuar numrin e tij për vitin 2022, i redaktuar nga Farid Hafez and Enes Bayraklı me kontributin e 26 ekspertëve nga vende të ndryshme evropiane. Raporti mbulon gjendjen aktuale dhe zhvillimin e islamofobisë në të gjithë Evropën gjatë vitin të kaluar. Ai përfshin 23 raporte kombëtare që ofrojnë njohuri dhe të dhëna thelbësore për incidentet anti-muslimane në Evropë. 

Që nga publikimi i tij i parë në 2015, Raporti Evropian i Islamofobisë është bërë një burim jetik informacioni mbi racizmin anti-musliman në politikë, media, punësim, arsim dhe drejtësi. Raporti ekspozon gjithashtu rrjetet evropiane të Islamofobisë dhe thekson iniciativat për të luftuar racizmin anti-musliman. Ai heton dinamikat themelore që kontribuojnë në rritjen e racizmit anti-musliman në Evropë, nga mbulimi mediatik, te ligjet dhe politikat që kufizojnë të drejtat themelore të qytetarëve muslimanë evropianë. 

Raporti thekson ndikimin e racizmit anti-musliman në të drejtat e njeriut si lirinë e organizimit, lirinë e fjalës dhe të fesë, si dhe shtetin ligjor në Evropë. Ai mbulon efektet e konflikteve të vazhdueshme në Ukrainë, mbulimin mediatik të Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar dhe mënyrën se si legjislacioni dhe masat anti-muslimane në vende si Austria dhe Franca janë zhvilluar dhe sfiduar nga shoqëria civile. 

Raporti u ofron politikëbërësve, institucioneve dhe OJQ-ve evropiane rekomandime se si ta trajtojnë në mënyrë efektive dhe sistematike racizmin anti-musliman në Evropë.

Më poshtë po ju sjellim një përmbledhje të reportit.

Miratimi unanim i rezolutës së Kombeve të Bashkuara që e shpall 15 marsin si “Ditën Ndërkombëtare për Luftimin e Islamofobisë” është një sukses i madh në njohjen globale të Islamofobisë si një problem ekzistues dhe i përhapur. Kjo rezolutë ka potencialin për t’u përdorur nga shoqëria civile dhe politikanët që kanë e luftuar islamofobinë në të kaluarën që të ushtrojnë presion mbi shtetet-kombe të cilat, nga njëra anë, kanë promovuar Islamofobinë dhe u kërkojnë atyre që të mbajnë përgjegjës për veprimet e tyre, dhe nga ana tjetër, t’u bëjnë presion këtyre shteteve që të ndërmarrin veprime konkrete kundër Islamofobisë.

Fillimi i luftës në Ukrainë duket se ka lënë në hije çështje të tjera të brendshme, përfshirë edhe Islamofobinë në shkallë të ndryshme. Kurse në Rusi, aktivistët e shoqërisë civile dhe gazetarët që shprehin mospajtim i janë nënshtruar ndjekjes penale me ndihmën e Ligjit për Organizatat Jo-tregtare, Ligjin e lajmeve të rreme, dhe ligjin për censurën ushtarake. Ka vazhduar persekutimi i anëtarëve të grupeve të ndryshme islame dhe përfshirja e mëtejshme e librave islam në listën e materialeve ekstremiste, siç ishte edhe një version i shkurtuar i vëllimit të Sahihut të Buharit. Pushtimi rus i Ukrainës ka nxjerrë zbuluar pikëpamjet stereotipike të shumë evropianëve përballë llojeve të ndryshme të refugjatëve, të cilët kanë mirëpritur ukrainasit e bardhë, të krishterë (femra) ndërkohë që kanë shfaqur rezistencë, shpesh të dhunshme, dhe refuzimi të refugjatëve muslimanë.

Në lidhje me islamofobinë e institucionalizuar, Ministrja austriake e Integrimit Susanne Raab (e partisë ÖVP) organizoi sesionin e dytë të “Forumit të Vjenës Kundër Segregacionit dhe Ekstremizmit në Kontekstin e Integrimit” me qëllim që të eksportojë betejën e saj kundër të ashtuquajturit “Islam politik” edhe në vendet e tjera evropiane. Thuhet se kanë marrë pjesë në forum njëmbëdhjetë vende në total. Në nivel kombëtar, Raab ka rritur buxhetin vjetor të Qendrës për Dokumentacionin e Islamik Politik në 1 milion e 700 mijë euro (nga 500 mijë euro që ka qenë). Pra e ka trefishuar atë. Franca, si aleati më i fortë në këtë politikë, ka vazhduar rrugën e saj të goditjes së popullsisë së vet muslimane. Politikat e “pengimit sistematik” të Emmanuel Macron-it kanë çuar në kontrollin e 1 mijë e 727 institucioneve muslimane, mbylljen e 118 prej tyre dhe 10 milionë euro të sekuestruara midis janarit dhe gushtit 2022. Në fushën e arsimit është zbatuar i ashtuquajturi Plani Laïcité për të kontrolluar dhe policuar trupat e grave muslimane. Një direktivë kombëtare për arsimin i detyron mësuesit dhe stafin administrativ që nën kërcënimin e gjobave të zbulojnë fundet “shumë të gjata”, e të raportojnë nxënëset femra, si dhe të plotësojnë një ankim disiplinor.

Në mënyrë të ngjashme, në Belgjikë, ministri i drejtësisë i ka bërë presion imamit kryesor të Xhamisë së Madhe të Brukselit që të jepte dorëheqjen, përdryshe rrezikonte të humbiste fondet e qeverisë për xhaminë. Në Danimarkë, u sugjerua ndalimi i hixhabit në shkollat ​​fillore. Qeveria ndau fonde për mësuesit për dy vitet e ardhshme që të dallojnë dhe të parandalojnë të ashtuquajturin kontroll negativ social dhe konfliktet e lidhura me nderin. Kryeministri britanik, Rishi Sunak, kryesisht e ka injoruar luftën kundër Islamofobisë, ndërkohë që ka mbrojtur strategjinë famëkeqe të qeverisë kundër terrorizmit të quajtur PREVENT, duke u zotuar se do ta rikthejë fokusin e saj te kërcënimi i të ashtuquajturit “ekstremizëm islamik”. Po ashtu, përkufizimi i Islamofobinë nga Grupit Parlamentar Gjithpartiak (APPG) u refuzua zyrtarisht vetëm disa ditë pasi qeveria e re mori detyrën.

Kritikat e Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) nuk duket se janë në linjë me shumë prej këtyre shteteve anëtare. Në të njëjtën kohë, institucione të tjera evropiane riprodhojnë analiza të njëanshme që ndërthurin radikalizimin dhe dhunën me Islamin, duke i portretizuar muslimanët në Ballkan si kërcënim për sigurinë, siç është rasti me “Raportin e Kosovës 2022” të Komisionit Evropian.

Katër rekomandime specifike që burojnë nga vëllimi i tetë i Raportit Evropian të Islamofobisë:

– Rezoluta e re e Kombeve të Bashkuara që shpall 15 marsin si “Ditën Ndërkombëtare për Luftimin e Islamofobisë” duhet të përdoret nga politikëbërësit dhe aktorët e shoqërisë civile për të bërë presion për më shumë ndryshime në luftën kundër racizmit anti-musliman.

– Ne ritheksojmë urgjencën e deklaruar nga institucionet evropiane, veçanërisht në lidhje me shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, që ta marrin seriozisht dhe ta zbatojnë Rekomandimin e Politikës së Përgjithshme Nr. 5 të ECRI-t për parandalimin e luftimin e racizmit dhe diskriminimit anti-musliman. Rekomandimet duhet të përfshihen gjithashtu edhe në planet e ndryshme kombëtare të veprimit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

– Ritheksojmë se institucionet evropiane dhe ato kombëtare duhet të marrin seriozisht gjetjet e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA) siç janë paraqitur në “Direktivën (BE) 2017/541 për Luftën kundër Terrorizmit – Ndikimi në të Drejtat dhe Liritë Themelore” dhe të njohin dëmin e legjislacionit kundër terrorizmit ndaj komuniteteve muslimane në Evropë.

– Përpjekja e Austrisë për të eksportuar gjuetinë e saj famëkeqe të shtrigave kundër shoqërisë civile muslimane nëpërmjet “Forumit të sapokrijuar të Vjenës Kundër Segregacionit dhe Ekstremizmit në Kontekstin e Integrimit” duhet të kundërshtohet nga shtetet anëtare të BE-së.

Raportin e plotë mund ta gjeni te www.islamophobiareport.com.
Observer.al
Observer.al
Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë është platformë që trajton problemet e Islamofobisë, racizmit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit Musliman në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, e më gjerë.

Të ngjashme
Related

Dita Ndërkombëtare për Luftimin e Islamofobisë: një thirrje globale për veprim

Vetëm përmes veprimit kolektiv dhe një angazhim global për të luftuar Islamofobinë, mund të garantojmë sigurinë dhe dinjitetin e muslimanëve kudo që ndodhen.

Manipulimi me “Fenë e vjetër’ të shqiptarëve në letërsinë shqipe

Falsifikimi i fakteve dhe i të vërtetave historike dhe fetare, për gjoja “fenë e vjetër- “krishterimin dardan”, nuk i bën asnjë dobi krishterimit sot ndër shqiptarë.

A po rikthehet Islamofobia sot si pas 11 Shatorit?

Si dikur pas 11 shatorit, edhe sot me luftën e Izraelit në Gaza mediat perëndimorë e shfrytëzojnë maskën e çlirimit për të çuar përpara agjendat e tyre koloniale.

Raport: Racizmi anti-palestinez dhe Islamofobia në mbulimin e luftës në Gaza

Racizmi anti-palestinez dhe Islamofobia janë të gjalla dhe po luajnë rol në justifikimin e vrasjeve të dhjetëra mijëra palestinezëve të pafajshëm.
Verified by MonsterInsights