Saturday, April 27, 2024

Dita Ndërkombëtare për Luftimin e Islamofobisë: një thirrje globale për veprim

Vetëm përmes veprimit kolektiv dhe një angazhim global për të çmontuar hidrën e islamofobisë, mund të garantojmë sigurinë dhe dinjitetin e muslimanëve kudo që ndodhen.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Luftimit e Islamofobisë, ne përballemi me një përbindësh me kokë hidre: me paragjykimin kundër muslimanëve që ngre kokën e tij të shëmtuar në shumë mënyra, nga portretizimet e njëanshme mediatike deri te diskriminimi në punësim dhe, në formën e tij më të tmerrshme, aktet e dhunës. Të shtënat në xhaminë Christchurch të vitit 2019 janë një kujtesë rrëqethëse e gdhendur në përkujtimin e kësaj dite, janë një dëshmi e pasojave shkatërruese të Islamofobisë. Ne kurrë nuk duhet ta harrojmë këtë mizori, as nuk mund të lejojmë të viktimizohemi përballë diskriminimit të përditshëm. Kjo ngjarje e tmerrshme terroriste është zgjedhur si datë për të kujtuar të gjitha viktimat e Islamofobisë. Dy vite më parë (2022) OKB-ja miratoi rezolutën 76/254, të finacuar nga vendet e OIC (Organizatës së Bashkëpunimit Islamik), e cila e njeh datën 15 Mars si Ditën Ndërkombëtare për Luftimit e Islamofobisë. Rezoluta thekson se terrorizmi dhe ekstremizmi nuk mund dhe nuk duhet t’i asociohen një feje, kombësie, civilizimi apo grupi etnik. Dokumenti gjithashtu bën thirrje për nevojën e një dialogu ndërkombëtare për të promovuar kulturën e torelancës dhe të paqes, respektimin e të drejtave të njeriut dhe diversitetin fetar. 

Luftimi i Islamofobisë kërkon një strategji shumëanëshe. Qeveritë luajnë një rol kritik në miratimin dhe zbatimin e legjislacionit – ligjet kundër krimit të urrejtjes që jo vetëm pengojnë fanatizmin, por sigurojnë ndjekje të shpejtë dhe të drejtë kundër shkelësve. Megjithatë, vetëm kornizat ligjore janë të pamjaftueshme. Nxitja e dialogut midis grupeve të ndryshme në shoqëri dhe nxitja e mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve është thelbësore. Iniciativat arsimore të krijuara për të sfiduar keqkuptimet rreth Islamit dhe muslimanëve janë të rëndësishme. Tekstet shkollore duhet të rishikohen, kurrikulat të rinovohen për të siguruar përfaqësim të saktë dhe gjithëpërfshirës. 

Mediat kanë një përgjegjësi të madhe për të vetë-kontrolluar materialet që publikojnë, duke siguruar raportim të balancuar dhe të saktë që shmang nxitjen e stereotipeve negative. Një titull i vetëm nxitës mund të ketë një efekt të përshkallëzuar, duke helmuar diskursin publik për javë të tëra.

Lufta kundër Islamofobisë i kapërcen kufijtë kombëtarë. Ajo kërkon një angazhim global për të mbështetur parimet e tolerancës dhe gjithëpërfshirjes. Organizatat ndërkombëtare si OKB-ja apo OIC-ja mund të luajnë një rol jetik në lehtësimin e bashkëpunimit dhe ndarjes së njohurive ndërmjet shteteve. Praktikat më të mira në arsim dhe në zbatimin e ligjit mund të ndahen me njëri-tjetrin, duke fuqizuar vendet për të zhvilluar strategji gjithëpërfshirëse. 

Platformat e mediave sociale kanë gjithashtu një përgjegjësi të madhe. Ato nuk duhet të jenë kalimtarë pasivë përballë gjuhës së urrejtjes. Nevojiten hapa të fortë – zhvillimi i mekanizmave të fuqishëm të raportimit, heqja e shpejtë e përmbajtjes islamofobe dhe nxitja e një kulture respekti brenda komuniteteve online. Paragjykimet algoritmike që përforcojnë përmbajtjen e urrejtjes duhet të identifikohen dhe neutralizohen.

Në fund të fundit, luftimi i Islamofobisë kërkon një ndryshim shoqëror. Këtu hyjnë në lojë individët. Ne duhet të fuqizohemi për të njohur dhe sfiduar paragjykimet në jetën tonë të përditshme. Përdorimi i komenteve të rastësishme islamofobe nga kolegët në vendin e punës fjala bie, apo ndërhyrja kur jemi dëshmitarë të diskriminimit dhe kërkimi aktiv i mundësive për të mësuar rreth Islamit dhe historisë së tij të pasur janë të gjitha hapa vendimtarë. Duke promovuar ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin ndaj njëri-tjetrit, ne mund të krijojmë një shoqëri ku muslimanët janë të lirë të praktikojnë besimin e tyre pa frikë apo diskriminim.

Vetëm përmes veprimit kolektiv dhe një angazhim global për të çmontuar hidrën e islamofobisë, mund të garantojmë sigurinë dhe dinjitetin e muslimanëve kudo që ndodhen.

Observer.al

Të ngjashme
Related

Ku çalon përkufizimi i ri i Mbretërisë së Bashkuar mbi “ekstremizmin”?

Dhe si do të sanksionohen grupet që mendohet se plotësojnë kriteret e reja?

Rritja e paprecedentë e Islamofobisë nën administratën e Bidenit 

Incidentet islamofobe nën administratën e Presidentit Joe Biden kanë arritur nivele të paprecedentë, duke tejkaluar në një farë mënyre edhe rekordin e tmerrshëm të administratës së mëparshme të Trumpit.

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?
Verified by MonsterInsights