Ermin Sinanović është një shkencëtar politik dhe studjues i Islamit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, që jeton në Virginia, SHBA. Ai ka një Master dhe Ph.D. në Shkenca Politike nga Universiteti i Sirakuzës dhe dy diploma bachelor nga Universiteti Islamik Ndërkombëtar i Malajzisë, si dhe një master nga ISTAC në Kuala Lumpur. Hulumtimet e tij përqendrohen në ringjalljen islame transnacionale, aktivizmin islam, politikën e Azisë Juglindore dhe institucionalizimin e Islamit në Ballkan dhe Azinë Juglindore.