Thursday, November 21, 2024

Farid Hafez: Si u bëra “terrorist” brenda natës

Pasi nxora në pah Islamofobinë sistematike në Europë, u bëra shënjestër e autoriteteve austriake duke u shdërruar në 'terrorist' brenda nate.

Nga një studjues që analizon racizmin, që flet të vërtetën përballë pushtetit dhe që përfaqëson të margjinalizuarit, unë u shndërrova në “terrorist” brenda natës.

Përdorimi i fjalës “terrorizëm” ka shërbyer si “armë politike për të mbrojtur të fortët”, shkruante mendimtari i madh Edward Said në hyrjen e librit “Të fajësosh viktimat” (1988).  Kurrë nuk ma kishte marrë mendja se do t’i ndjeja ato fjalë si më 9 nëntor 2020 – e as që merrte mendja se do të akuzohesha ndonjëherë me akuza të tilla në një vend si Austria, ku kam lindur dhe ku kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime.

Pasi i kushtova më shumë se një dekadë hulumtimeve akademike kritike si shkencëtar politik, në vitin 2010 themelova revistën akademike Islamophobia Studies Yearbook (Libri Vjetor i Studimeve mbi Islamofobinë). Në vitin 2016 themelova  European Islamophobia Report, (Raportin Europian të Islamofobisë), një punë kolektive e dhjetra autorëve nga më shumë se 30 vende, e cila është kthyer në burimin kryesor për akademikët dhe politikëbërësit që duan një shoqëri më të drejtë e me më pak racizëm.

Që prej vitit 2017, kam punuar gjithashtu edhe si hulumtues pranë Bridge Initiative në Universitetin Georgetown, ku publikojmë hulumtime origjinale dhe lehtësisht të aksesueshme për të informuar publikun e gjerë rreth Islamofobisë.

Nga pozicionin im si studjues, kam qenë kritik i ashpër kundër fuqizimit të racizmit anti-musliman në Europë, duke parë jo vetëm rolin e dukshëm që luan Islamofobia në lëvizjet e ekstremit të djathtë, por edhe mënyrat më të buta të përjashtimit të muslimanëve nga strukturat e pushtetit dhe kriminalizimin e tyre nga institucionet shtetërore. Kam përdorur pozicionin tim për të thënë të vërtetën përballë pushtetit, kam qëndruar në krah të shumë prej atyrë që nuk janë aq të privilegjuar sa të kenë mundësinë t’u dëgjohet zëri.

Kur u zgjova mëngjesin e 9 nëntorit të vitit të kaluar nga forcat speciale të cilat shpërthyen derën e shtëpisë sime duke m’i drejtuar armët e tyre e duke zgjuar fëmijët e mij, kurrë nuk më shkoi mendja se ishin autoritetet austriake që po futeshin me dhunë në shtëpinë time private. Në fillim mendova mos ishte ndonjë grup i armatosur. Por pasi mora në dorë mandatit e kontrollit, realiteti më goditi fort.

Operacione policore në shkallë të gjerë

Me sa duket, i ashtuquajturi Operacioni Luxor, kishte qenë diçka në shkallë ndërkombëtare. Nga pikëpamja ligjore, akuzat ishin të rënda. Bashkë me 29 të tjerë, u vura në shënjestër nga ajo që u përshkrua si operacioni më i madh policor në Austri që prej Luftës së Dytë Botërore. Në bazë të mandatit të kontrollit, ekzistonin dyshimet se unë isha anëtar i një organizate kriminale terroriste që ishte armike e shtetit, e që financonte akvitivete terroriste.

Nga pikëpamja politike, kishte dyshime se isha pjesë e një rrjeti që synonte rrëzimin e regjimit egjiptian të Presidentit Abdel Fattah al-Sisi, shkatërrimin e Izraelit dhe krijimin e një kalifati global me Jeruzalemin si kryeqytet. Të gjitha këto akuza bëheshin pavarësisht se unë nuk kam qenë kurrë i përfshirë aktivisht në politikat që kanë të bëjnë me Egjiptin apo Izraelin.

Më interesante ishte “prova” që autoritetet paraqiten: se po mbështesja një projekt të udhëhequr nga nje bord ndër-fetar, se flisja me deputetë dhe liderë politikë në telefon, se kritikoja politikat anti-muslimane të Austrisë dhe se isha pjesë e një organizate islamike (e etiketuar si “organizatë terroriste”), të cilat në asnjë rast nuk ishin të vërteta.

Ndonëse operacioni zgjati mbi një vit e gjysëm, me mbi 21 mijë orë telefonata të regjistruara dhe me mbi një milion foto, dyshimet nuk arritën të provoheshin, çka çoi në bastisjen e shtëpisë sonë dhe konfiskimin e gjërave përsonale. Asnjë akuzë nuk është ngritur deri tani. 

Rivendosja e rendit demokratik

Ata që janë të familjarizuar me regjimet autoritare në rajonin e MENA-s e dinë se diçka e tillë mund të ndodh në çdo moment. Akuzat janë një mjet i shpikur për të heshtur kundërshtarin. Një ish-koleg, i cili ka ardhur nga Tunizia në Austri tre dekada më parë me ka thënë se bastisjet e ngjashme si kjo ishin arsyeja pse ai kishte braktisur Tunizinë. Ai nuk mund ta imagjinonte kurrë se diçka e ngjshme mund të ndodhte edhe në Austri.

Ndërkohe që akuzat ndaj secilit prej 30 të pandehurve për mendimin tim duken të pagjasa, marrjet në pyetje nxorën në dritë një gjuhë të qartë. Ata janë pyetur: Çfarë mendon për termin “Islamofobi”? A ka diskriminim kundër muslimanëve në Austri? A e zgjon gruan për faljen e sabahut? A u lejohet fëmijëve të t’u të dëgjojnë muzikë? A ke ndonjë mik jomusliman? A i lejohet vajzës tënde të martohet me një të krishterë, hebre apo ateist? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që duhet të alarmojnë këdo. 

A ishte Operacioni Luxor vetëm sksioni i rradhës i një sërë politikash anti-muslimane që nga ndalimin i hixhabit (i shfuqizuar së fundmi nga Gjykata Kushtetuese) deri të ngjizja e Qendrës për Dokumentimin e Islamit Politik? A ishte ky një operacion i orkestruar nga shërbimet e huaja sekrete? A ishte kjo për shkak të ndryshimeve në rradhët e shërbimeve sekrete austriake? A do të jetë kjo masa anti-muslimane e rradhës që do të korrigjojë gjyqësori?

Sido që të jetë, dëmi i shkaktuar ka qenë i madh. Prandaj është më e rëndësishme se kurrë që shoqëria civile, hulumtuesit kritikë dhe politikanët e opozitës të punojnë për rikthimin e rendit demokratik. Një rend që nuk diskriminon në mënyrë sistematike një grup dhe nuk e etiketon atë si “terrorist”. 

Farid Hafez
Farid Hafez
Farid Hafez është Profesor i Shquar Vizitor për Studime Ndërkombëtare në Williams College dhe Studiues i Lartë Jo-rezident në "The Bridge Initiative" të Universitetit Georgetown. Ai është themeluesi dhe kryeredaktori i "Islamophobia Studies Yearbook" (që nga viti 2010) në gjermanisht dhe anglisht, si dhe bashkëredaktor i raportit vjetor "European Islamophobia Report" (që nga viti 2015), që mbulon mbi 25 vende evropiane. Hafez paraqitet rregullisht në mediat kryesore në mbarë botën dhe është ndër studiuesit më të njohur në botë në fushën e Islamofobisë. Si autor austriak, Hafez-i është nderuar me çmimin prestigjioz Bruno Kreisky për Librin Politik të Vitit 2010 për antologjinë e tij mbi islamofobinë në Austri. Ai ka mbi 50 botime dhe publikon në revista të njohura ndërkombëtare.

Të ngjashme
Related

Plani 2.0 i Trumpit për ndalimin e muslimanëve

Donald Trump është zotuar se do të rikthejë një version akoma më të ashpër të ‘Ndalimit për muslimanët’. Pasojat për muslimanët, si në Amerikë ashtu edhe jashtë saj, do të jenë të rënda.

Reflektime mbi “Islamofobinë Globale dhe Rritjen e Populizmit”

Libri "Islamofobia globale dhe rritja e populizmit" shqyrton rritjen e Islamofobisë dhe populizmit në vende të ndryshme, nga India në Evropë.

Akrobacitë islamofobe të Hysamedin Ferajt

Replikë me “Rrahmanizmin” e politologut të majtë, neoliberalit, laikut e ateistit Hysamendin Feraj.

Gjenocidi kundër palestinezëve po ushqen një valë globale të urrejtjes anti-muslimane

Duke mbështetur veprimet gjenocidale të Izraelit në Gaza, Perëndimi ka krijuar kushtet për përhapjen e dhunës ndaj muslimanëve globalisht. Si rezultat, Islamofobia është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, duke arritur nivele të ngjashme me ato pas sulmeve të 11 shtatorit.
Verified by MonsterInsights