Gogoli i Al-Kaedës në Bosnje
“10 mijë muxhahidinë në Bosnje dhe Hercegovinë janë gati për një xhihad tjetër.” Kështu shkruhej në titullin i një artikulli në një gazetë të madhe serbe në Bosnje në janar 2019. Aty pretendohej se muslimanët boshnjakë po organizoheshin online dhe ishin gati për të kapur armët e për të luftuar kundër serbëve të krishterë ortodoksë. “Muxhahidinët”, të cilëve u referohej artikulli, ishin një grup i vogël, i padisiplinuar, i përbërë nga luftëtarë arabë, të cilët luftuar përkrah forcave qeveritare boshnjake gjatë luftës 1992-1995. Roli i tyre ushtarak ishte i papërfillshëm. Nën presionin amerikan, shumica u përzunë pas luftës. Madje, disa prej tyre përfunduan në Guantanamo. Një çerek shekulli më vonë, roli i tyre gjatë luftës është fryrë në përmasa mitike nga nacionalistët serb si dhe gazetarët, akademikët dhe politikanët kroatë. Aq sa ndonjë artikull mbi selefizmin në Ballkan vështirë se kalon pa përmendur disi muxhahidinët. Kam vërejtur një përdorim më të mbrapshtë të pranisë së muxhahidinëve në kohën e luftës me qëllim për t’i përshkruar muslimanët boshnjakë në retrospektive si “radikalë islamikë”, ndërsa luftën gjatë viteve 1992-1995 si “luftë kundër terrorizmit.”
Ja si është përshtatur kjo qasje.
Këtë 11 Korrik 2020, muslimanët e Bosnjës përkujtuan 25-vjetorin e gjenocidit në një ambjent më pak miqësor se kurrë më parë. Në vitet ‘90 muslimanët boshnjakë portretizoheshin në mediat perëndimore si mbrojtësit e një shteti multi-etnik shekullar kundër qëllimeve të plaçkitësve serbë e kroatë, përgjegjës të gjenocidit, që synonin të zhduknin fqinjët e tyre të bardhë, muslimanët sllavë. Tek e fundit, serbët ishin ata që kishin kryer gjenocidin e parë në Europë që prej Holokaustit. Një imazh i tillë i tyre i shoqëroi për vite, deri sa ndodhën sulmet e 11 Shtatorit 2001 në Amerikë. Pas 11 Shtatorit dhe histerisë antimuslimane që pasoi në mbarë botën, media, akademia dhe think tanket e fokusuan vëmendjen e tyre te armiqtë e rinj – “Ekstremistët muslimanë.” Presdidenti amerikan Xhorxh W. Bush i dha botës një ultimatum – “Ose jeni me ne, ose jeni me terroristët.” Fjalët më të përdorura që dëgjuam asokohe në televizor ishin “xhihad”, “terrorizëm”, “Islam”, “medrese,” “muxhahidinë,” “talebanë” dhe “Al-Kaeda”. Lufta kundër terrorizmit u kthye në një histori morali: e mira kundër së keqës. Të gjitha shtetet, që nga Filipinet në Rusi, që kishin probleme me minoritetet apo lëvizjet separatiste muslimane, e përdoren “luftën kundër terrorizmit” si justifikim për të shmangur kritikat e padëshiruara për shkeljet ndaj të drejtave të njeriut dhe përdorimin e tepërt të dhunës.
Ballani nuk bënte përjashtim.
Nacionalistët serbë, gazetarët, akademikët dhe politikanët kroatë, të vendosur të fshinin imazhin e tyre si shkaktarë të gjenocidit, e kuptuan se edhe ata mund t’i bashkangjiteshin karvanit të pjesës tjetër të botës në luftën kundër “radikalizmit islamik” duke fituar në këtë mënyrë miqtë e nevojshëm në Europë dhe SHBA. Mënyra më bindëse për ta bërë këtë ishte duke portretizuar fqinjët e tyre, boshnjakët muslimanë, si “Al-Kaeda e bardhë”, duke ngritur kështu dyshime mbi muslimanët e bardhë sllavë si fetarë islamikë fanatikë, të cilët, për shkak të ngjyrës së lëkurës, mund të përziheshin me pjesën tjetër të publikut europian. Prania e muxhahidinëve gjatë luftës, të cilët për shkak të pamjet së tyre i kujtonin konsumuesit të zakonshëm të medias Al-Kaedën dhe ISIS-in, u bë prova përfundimtare për mënyrën se si “radikalët islamikë” kishin luftuar përkrah muslimanëve boshnjakë.
Gjenocidi i parë në kuadrin e “Luftës kundër Terrorit”
Në një hulumtim timin njëvjeçar me titull “Ndërtimi i armikut të brendshëm: Një analizë e ligjërimit të përfaqësimit të Islamit dhe muslimanëve në median boshnjake” arrita në përfundimin se mediat serbe dhe kroate të Bosnjës shfaqin një tendencë për t’u përqëndruar në natyrën e pretenduar kërcënuese të muslimanëve boshnjakë, duke i përshkruar ata si të prirur ndaj radikalizmit fetar. Kjo lidhje arrihej përmes bashkangjitjesh me grupet terroriste ndërkombëtare dhe një sërë elementësh narrative siç është prania në kohë lufte e luftëtarëve të huaj islamikë. Kërcënime të tilla përshkruheshin simbolikë dhe si realiste, në kuptimin që ato mund të shkaktojnë dëm fizik për të krishterët në Ballkan. Lidhja më e zakonshme e bërë midis muslimanëve boshnjakë dhe terrorizmit është prej tyre një shtrirje e rrjeteve ekzistuese globale terroriste, konkretisht ISIS-it dhe Al Kaedas. Shumë artikuj u përqëndruan në luftëtarët boshnjakë të ISIS-it që ktheheshin nga Siria dhe Iraku dhe kërcënimi që ata paraqisnin për vendin dhe rajonin.
Këto gazeta zgjodhën në mënyrë sistematike ngjarje ndërkombëtare që i përshtaten interpretimeve të tyre negative të Islamit dhe stereotipeve ndaj muslimanëve, ndërsa strukturat e artikujve të tyre u përpoqën të shfaqnin një efekt të përhapur të konflikteve të Lindjes së Mesme në Ballkan. Kam hasur kështu në tituj në mediat serbe dhe kroate të Bosnjës si “Ata erdhën në Bosnje pasi luftuan në Afganistan. Pastaj ata bënë xhihad nëpër botë,” “Këta janë udhëheqësit e xhihadistëve të Ballkanit” dhe “Luftëtarët e muxhahidëve të kohës së luftës përhapin frikën në tërë Bosnjen” dhe “Osama bin Laden u lut në Sarajevë. Sulmet kundër Amerikës ishin planifikuar në Bosnje!”
Shumica e këtyre artikujve të pabazuar dhe nganjëherë qartësisht fiktivë, në njëfarë mënyre, aludonin mbi praninë e luftëtarëve të huaj islamikë gjatë kohës së luftës, ose pretendonin se Al-Kaeda kishte luftëtarë gjatë luftës në Bosnje, madje edhe baza. Mjaft interesante, prania e vullnetarëve rusë dhe grekë që luftonin përkrah forcave serbe të Bosnjës ishte plotësisht e lënë pas dore. Një narrativë e tillë ndërroi kahun nga komploti nga “serbët e Bosnjës masakruan muslimanët” tek “Serbët e Bosnjës u mbrojtën kundër radikalëve islamikë”. Sipas interesit, ata përdorën strategji më të rafinuara të racionalizimit shkencor (‘vrasja e 8,000 muslimanëve nuk është genocid’), relativizimit (‘të gjitha palët kryen krime lufte’) dhe rikontekstualizimit (‘ne vetëm u mbrojtëm kundër ekstremistëve’).
Një përfundim i ngjashëm u nxor edhe nga Karmen Erjavec dhe Zala Volčić në studimin e tyre të shkëlqyer mbi narrativat e gazetarëve kroatë për krimet e luftës kroate në Bosnje dhe Hercegovinë. Dy studiuesit nga Ballkani zbuluan se shprehja “Ne duhej të luftonim kundër terrorizmit islamik” u miratua nga më shumë se gjysma e të gjithë gazetarëve të intervistuar. Përveç relativizimit të krimeve të luftës, këta gazetarë kroatë shkuan një hap më tej dhe përvetësuan diskursin e “Luftës kundër terrorizmit” të Presidentit amerikan George W. Bush në kontekstin e tyre socio-historik. Kështu, duke tërhequr një analogji midis përfshirjes së Kroacisë në luftën e 1992-1995 kundër muslimanëve boshnjakë dhe luftës kundër terrorizmit të Amerikës pas vitit 2001, ata në mënyrë retroaktive legjitimuan dhe justifikuan masakrat e civilëve muslimanë boshnjakë . Prandaj, në parashikimin e tyre të ricikluar të ngjarjeve botërore, Bosnja dhe Hercegovina bëhet “vatër ballkanike e terrorizmit” ndërsa lufta e tyre kundër muslimanëve boshnjak bëhet ‘lufta kundër terrorit’. Në intervistat e tyre, gazetarët kroatë aplikuan shumë nga fjalori amerikan “kundër-terrorizmit” dhe parashturan një analogji mes pushtimit amerikan në Irak dhe mes ‘vrasja e civilëve boshnjak ishte një e keqe e nevojshme ashtu si … ajo që po ndodh në Irak sot “si dhe shprehjes” Mendoj se Kroacia duhej të luftonte kundër terroristëve islamikë si Amerika ose Perëndimi iu desh të luftonte… “
Nga përgjigjet e tyre antagoniste “ne, kroatët e mirë” dhe “ata, muslimanët e këqij” ishte më se i dukshëm.
Në një studim tjetër të titulluar “Lufta kundër terrorizmit” si një fushë beteje diskursive: rikontekstualizimi serb i diskursit të G.W. Bushit, Karmen Erjavec dhe Zala Volčić përsëri tregojnë riciklimin dhe përvetësimin e ngjashëm të narrativëst të “luftsë së kundër terrorizmit” për të justifikuar krimet serbe kundër muslimanëve. Këtu vlen të përmendet se, edhe pse Serbia kishte marrëdhënie të trazuara me Shtetet e Bashkuara (fushata e NATO-s e udhëhequr nga SHBA bombardoi Serbinë në 1999), megjithatë ligjërimin “kundër terrorizmit” të Uashingtonit qe i dobishëm dhe i zbatueshëm për Bosnjen. Në intervistat e tyre me Erjavec dhe Volçiq, intelektualët serbë justifikuan vrasjet e muslimanëve boshnjakë si një domosdoshmëri për të luftuar terrorizmin. Një intelektual i intervistuar tha “është shumë tragjike ajo që ka ndodhur në ish-republikën Jugosllave … por duhet të kuptohet se ne kemi përjetuar 11 shtatorin tonë për dhjetë vitet e fundit këtu”, ndërsa një tjetër tha “Ne e njohëm rrezikun e fondamentalizmit dhe terrorizmit që në vitet 1980 … e dinim se duhej të mbroheshim në Bosnje dhe Kosovë ‘ndërsa një intelektual i tretë tha “Po, unë po ju them … një kryqëzatë kundër terroristëve muslimanë është e vetmja mënyrë e vërtetë për të fituar.” Ndoshta shembulli më i mirë i kësaj vendosjes së një lidhjeje të drejtpërdrejtë midis 11 shtatorit dhe luftës në Bosnje u pa në përgjigjen vijuese të ardhur nga një intelektual serb: ‘Më duket se sulmet e 11 shtatorit treguan një dikotomi të qartë të një viktime dhe një krimineli. Kjo gjithashtu ka ndodhur edhe në Ballkan … Ne, të krishterët, jemi viktima dhe muslimanët janë një e keqe … dhe ne duhet të shpjegojmë situatën në këtë rajon atyre në Perëndim përmes disa shembujve të lidhjeve midis muslimanëve boshnjakë dhe fondamentalistëve islamikë.”
Ndryshimi i narrativës viktimë-kriminel
Vlen të përmendet se në përgjigje të tilla, muslimanët boshnjakë përmenden si një masë e unifikuar, homogjene me një subjektivitet të përbashkët që është në kundërshtim me pjesën tjetër të Evropës së krishterë. Ky koncept i përbashkët midis gazetarëve dhe akademikëve serbë dhe kroatë dhe konceptit ‘lufta kundër terrorizmit’ shpesh përcaktohet si perceptimi i një kërcënimi të përbashkët. Muslimanët boshnjak janë kthyer në një rrezik për sigurinë e ditëve të sotme si rrjedhojë kanë qenë një rrezik i mundshëm edhe në vitet 1990. Duke i përkufizuar ata si “terroristë islamikë”, muslimanët boshnjakë përshkruhen si të dhunshëm dhe joracionalë. Një diskurs i tillë kthehet në një diskur mbi të drejtat vetjake, i thjeshtëzuar dhe moralizues. Kështu, veprimi ushtarak kundër muslimanëve paraqitet si mjeti i vetëm për zgjidhjen e problemit.
Në fillim shihej si një diskurs nacionalist paranojak i përdorur nga kriminelët e luftës serbe, ndërsa tani, përshkrimi i muslimanëve boshnjakë si fanatikë islamikë po fiton vrull dhe po bëhet rrugë. Një narrativë e tillë u përdor edhe nga presidentja e atëhershëm e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila gjatë një vizite në Izrael tha që Bosnja ishte një kërcënim për sigurinë dhe një strehë për “Islamizmin militant”. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e rrëmbeu këtë rrëfim dhe në një intervistë me The Economist, vitin e kaluar e quajti Bosnjen dhe Hercegovinën një “bombë me sahat”, dhe pretendoi se shqetësimi më i madh i Evropës në Ballkan janë “xhihadistët” që kthehen nga Siria dhe Iraku. Për t’i bërë gjërat akoma më tragjike për muslimanët boshnjakë, media të mëdha evropiane u lidhën me narrativën e krijuar rishtazi. Në fakt, gjatë katër deri pesë viteve të fundit, France 24 prodhoi një dokumentar të titulluar Bosnje: Grupi i shtetit Islamik: rekrutimi i muslimanëve në Evropë. Transmetuesi shtetëror gjerman DW prodhoi dokumentarin “Bosnja dhe Hercegovina: një portë për ISISin. PBS-ja amerikane prodhoi dokumentarin “A është e financuar nga sauditët xhamia në Sarajevë e cila përbën një kërcënim për muslimanët e moderuar të Bosnjës?” Ndërsa BBC prodhoi “Bosnje: Djep i xhihadizmit modern?” Vetëm në YouTube, secili prej këtyre dokumentarëve arrin qindra mijëra shikime. Pothuajse në secilën prej tyre, u gjetën lidhje të drejtpërdejta mes luftëtarëve muxhahedinëve të kohës së luftës me selefizmin boshnjak dhe ISIS. Nacionalistët serbë dhe kroatë e panë të dobishme për të fshehur aspiratat e tyre irredentiste ndaj territorit të Bosnjes dhe gjenocidin e tyre ndaj boshnjakëve muslimanë nën ndikimin e luftimit të një armiku tinëzar. Një ideologji e tillë e zhytur në mbrojtje kundër një kërcënimi të pretenduar islamik të prirur për të bërë xhihad dhe nënshtrimin e të krishterëve në sundimin musliman bëhet shndërrohet në një justifikim të madh për gjenocid. Kështu, dehumanizimi i muslimanëve siguron një arsyetim moral për t’i rrënjosur ata në një luftë hiperbolike të së mirës dhe të keqes.
Në këtë rrëfim të ri, muslimanët boshnjak kthehen në Al-Kaeda, Bosnja bëhet Afganistani i ri dhe gjenocidi i 1995 kthehet në një operacion të parakohshëm kundër-terrorizmit.
Solli në shqip Observer.al