Thursday, November 21, 2024

Historia e terrorizmit, nga lashtësia në kohërat moderne

Terrorizmi në botën para-moderne

Historia e terrorizmit është e vjetër sa edhe vetë gatishmëria e njeriut për ta përdorur dhunën si mjet për të ndikuar te politika.

Sicarii– ishin një grup hebrenjsh në shekullin e parë, të cilët i vrisnin armiqtë dhe kolaboracionistët gjatë fushatave të tyre për të përzënë sundimtarët romakë nga Judea.

Hashashin–ët, emri i të cilëve na ka dhënë fjalën angleze “assasins,” “vrasës”, ishte një sekt sekret islamik, të cilët vepronin në Iran dhe Siri duke filluar nga shekulli i XI deri në shekullin XIII.

Ata vrisnin në mënyrë dramatike figura politike të Abasitëve dhe Selxhukëve për të terrorizuar kundërshtarët e tyre.

Megjithatë, fanatikët dhe vrasësit nuk ishin me të vërtetë terroristë në kuptimin modern. Terrorizmi njihet më shumë si një fenomen modern. Karakteristikat e tij rrjedhin nga sistemi ndërkombëtar i shteteve kombëtare, ndërsa suksesi i tij varet nga ekzistenca e një masmedia në mënyrë që të krijojnë një atmosferë terrori në mesin e njerëzve.

1793: Origjina e terrorizmit modern

Fjala “terrorizëm” e ka prejardhjen nga Mbretëria e Terrorit e nxitur nga Maxmilien Robespierre në vitin 1973, pas Revolucionit Francez. Robespierre, njëri nga dymbëdhjetë krerët e shtetit të ri, vrau armiqtë e revolucionit dhe instaloi një diktaturë për ta stabilizuar vendin. Ai i justifikonte metodat e tij si të domosdoshme për transformimin nga monarki në demokraci liberale:

“Mposhtni armiqtë e lirisë me anë të terrorit dhe ju do të keni të drejtë si themelues të Republikës”.

Ndjenjat e Robespierre-it hodhën themelet e terrorizmit modern, i cili beson se dhuna të çon drejtë një sistemi më të mirë.

Për shembull, Narodnaya Volya në shekullin e IXX, shpresonte t’i jepte fund sundimit të Carit në Rusi.

Por, karakterizimi i terrorizmit si një akt shtetëror u vënit, ndërkohë që ideja e terrorizmit si një sulm kundër një rendi politik ekzistues u bë më e përhapur.

Vitet 1950: Dalja e terrorizmit jo-shtetëror

Shfaqja e taktikave guerile nga aktorët jo-shtetërorë në gjysmën e dytë të shekullit XX ndodhi për shkak të disa faktorëve. Kjo përfshinte lulëzimin e nacionalizmit etnik (si ai irlandez, bask, sionist), ndjenjat antikolonialiste në shumicën e perandorisë britanike, franceze e vende të tjera, si dhe ideologjitë e reja si komunizmi.

Grupe terroriste me axhendë nacionaliste janë formuar në çdo cep të botës. Për shembull, Ushtria Republikane Irlandeze, u ngrit për shkak të kërkesës së katolikëve irlandezë për të formuar një republikë të pavarur, në mënyrë që të mos ishin më  pjesë e Britanisë së Madhe.

Në mënyrë të ngjashme, kurdët, një grup etnik dhe gjuhësor i ndryshëm në Turqi, Siri, Iran dhe Irak, kanë kërkuar autonomi kombëtare që nga fillimi i shekullit XX. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e formuar në vitet 1970, përdor taktika terroriste për të arritur qëllimin e saj për të formuar një shtet kurd. Tigrat Çlirimtarë të Tamil Eelam në Sri Lankë, janë anëtarë të grupit etnik Tamili. Ata përdorin sulme vetëvrasëse me bomba dhe taktia të tjera vdekjeprurëse për të çuar përpara një betejë për pavarësi kundër qeverisë me shumicë sinhaleze.

Vitet 1970: Terrorizmi bëhet ndërkombëtar

Terrorizmi ndërkombëtar u bë një çështje dominuese në fundin e viteve 1960, kur rrëmbimet u bënë taktika më e preferuar. Në vitin 1968, Fronti Popullor, për Çlirimin e Palestinës, rrëmbeu një avion të El Al. Njëzet vjen më pas, hedhja në erë e një avion të Pan Am mbi hapësirën e Lockerbie në Skoci tronditi botën.

Kjo periudhë na dha edhe kuptimin bashkëkohor mbi terrorizmin si një akt dhune shumë simbolik dhe spektakolar i kryer nga grupe të organizuara me ankesa politike të caktuara.

Ngjarje e tmerrshme të vitit 1972 në Lojrat Olimpike të Mynihut ishin të motivuara politikisht. Shtatori i Zi, një grup palestinez, rrëmbeu dhe vrau disa atletë izraelitë, të cilët po përgatiteshin për garat. Qëllimi politik i Shtatorit të Zi ishin negociatat për lirimin e të burgosurve palestinezë. Ata përdorën taktika spektakolare për të sjellë vëmendjen ndërkombëtare te kauza e tyre kombëtare.

Mynihu e ndryshoi rrënjësisht trajtimin e terrorizmin nga ana e Shteteve të Bashkuara: “Termat antiterrorizëm dhe terrorizëm ndërkombëtarë hynë formalisht në leksikun politik të Uashingtonit,” sipas ekspertit të antiterrorizmit Timothy Naftali.

Terroristët përfituan gjithashtu edhe nga tregu i zi i armëve të lehta të prodhimit sovjetik, si pushta AK-47, e krijuar në prag të kolapsit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1989.  Shumica e grupeve terroriste e justifikuan dhunën me besimin e madh në domosdoshmërinë dhe drejtësinë e kauzës së tyre.

Terrorizmi u shfaq gjithashtu edhe në Shtetet e Bashkuara. Grupe si The Weathermen, dolën nga gjiri i grupit jo të dhunshëm Studentët për një Shoqëri Demokratike. Ata iu qasen taktikave të dhunshme, nga protestat, në vënien ne bombave, për të kundërshtuar Luftën në Vietnam.

Vitet 1990: Shekulli XXI, feja, terrorizmi dhe përtej

Terrorizmi i motivuar fetarisht konsiderohet si kërcënimi terrorist më alarmant në ditët e sotme. Grupet që e justifikojnë dhunën e tyre me tekste fetare islame si – Al-Kaeda, Hamasi apo Hezbollahu – janë të parat që të vijnë në mendje. Por, Krishterimi, Judaizmi, Hinduizmi dhe fe të tjera kanë ngritur format e tyre të militantizmit ekstremist.

Sipas kënvështrimit të studiueses së religjioneve Karen Armstrong, kjo kthesë përbën largimin e terroristëve nga çdo parim fetar. Muhammed Atta, arkitekti i 11 Shtatorit dhe rrëmbyesi egjiptian që po pilotonte aeroplanin e parë, ishte një alkoolist dhe po pinte vodka përpara se të hipte në avion.” Alkooli do të konsiderohej rreptësisht i ndaluar për një musliman të devotshëm.

Atta, e ndoshta shumë të tjerë, nuk janë thjeshtë besimtarë ortodoksë që janë bërë të dhunshëm, por janë ekstremistë të dhunshëm, të cilët manipulojnë konceptet fetare për qëllimet e tyre. 

Observer.al

Observer.al
Observer.al
Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë është platformë që trajton problemet e Islamofobisë, racizmit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit Musliman në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, e më gjerë.

Të ngjashme
Related

Plani 2.0 i Trumpit për ndalimin e muslimanëve

Donald Trump është zotuar se do të rikthejë një version akoma më të ashpër të ‘Ndalimit për muslimanët’. Pasojat për muslimanët, si në Amerikë ashtu edhe jashtë saj, do të jenë të rënda.

Reflektime mbi “Islamofobinë Globale dhe Rritjen e Populizmit”

Libri "Islamofobia globale dhe rritja e populizmit" shqyrton rritjen e Islamofobisë dhe populizmit në vende të ndryshme, nga India në Evropë.

Akrobacitë islamofobe të Hysamedin Ferajt

Replikë me “Rrahmanizmin” e politologut të majtë, neoliberalit, laikut e ateistit Hysamendin Feraj.

Gjenocidi kundër palestinezëve po ushqen një valë globale të urrejtjes anti-muslimane

Duke mbështetur veprimet gjenocidale të Izraelit në Gaza, Perëndimi ka krijuar kushtet për përhapjen e dhunës ndaj muslimanëve globalisht. Si rezultat, Islamofobia është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, duke arritur nivele të ngjashme me ato pas sulmeve të 11 shtatorit.
Verified by MonsterInsights