Wednesday, April 2, 2025

Kush është ekstremisti anti-musliman Steve Bannon që intervistoi Vizion Plus?

Steve Bannon është nacionalist i bardhë, neo-nazist, ish-ekzekutiv i Goldman Sachs, shefi strateg i Shtëpisë së Bardhë që mohon klimën, gjurmët e gishtërinjve. Ai është përgjegjësi për ndalimin e myslimanëve dhe luftën e administratës Trump kundër shkencës dhe klimës.

Një ditë më parë (05.10.2021) Vizion Plus-i intervistoi ish-strategun e Donald Trump-it, Steve Bannon. Por kush është ai? 

Steve Bannon është nacionalist i bardhë, neo-nazist, ish-ekzekutiv i Goldman Sachs, strategu kryesor i Shtëpisë së Bardhë në Administratën Trump, që mohon klimën, gjurmët e gishtërinjve. Ai është përgjegjësi për ndalimin e myslimanëve dhe luftën e administratës Trump kundër shkencës dhe klimës.

Si redaktor i faqes së lajmeve të ekstremit të djathtë Breitbart, Bannon ka shkruar histori të shumta ku mohon shkencën dhe ndryshimet e klimës duke avancuar teori të mëdha konspirative që sulmojnë energjinë e rinovueshme (përfshirë këtu edhe përhapjen e urrejtjes ndaj komunitetit LGBT, muslimanëve, emigrantëve, grave dhe në thelb çdo grupi tjetër të margjinalizuar).

Antipatia e tij për Islamin është e njohur, përfshirë thirrjet e tij të përsëritura për të ndaluar hyrjen e muslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Pra, ish-strategu i fushatës së Trump, Stephen Bannon, ka qenë prej kohësh një kampion i zjarrtë anti-musliman.

Për gati një vit para se Trump ta punësonte Bannon-in për të drejtuar fushatën e tij, ai drejtonte një emision të përditshëm në radio ku shumë nga të ftuarit e tij nxisnin frikën dhe urrejtjen ndaj muslimanëve në Amerikë. 

Sipas një hulumtimi të bërë nga Mother Jones dhe Fondi Hetimor i Institutit Kombëtar, Bannon ka bërë dhjetëra intervista në emisionin e tij SiriusXM, Breitbart News Daily, me ekstremistë kryesorë anti-muslimanë. Intervistat kolektive, të zhytura në pretendime të pabazuara dhe teori konspirative, japin një tablo të errët dhe paranojake rreth 3.3 milionë muslimanëve të Amerikës dhe besimit të dytë më të madh në botë.

Një nga mysafirët e Bannon në emision, Roger Stone, paralajmëronte për një Amerikë ku “islamikë të çmendur do përdhunojnë, vrasin, plaçkitin, jashtëqesin në burime publike, ngacmojnë qytetarët, të moshuarit, etj.”

Disa prej figurave estremiste në Amerikë që ai ka intervistuar e u ka dhënë zë përfshijnë edhe emra të njohur anti-muslimanë Pamella Geller, Frank Gaffney, Robert Spencer, etj. 

Bannon shpesh i përsëriste këto intervista duke i lavdëruar të ftuarit e tij, duke i përshkruar ata si “ekspertët kryesorë” dhe duke i nxitur dëgjuesit e tij të klikonin në faqet e tyre të internetit për t’i mbështur ata. Bannon gjithashtu ofronte herë pas here komentet e tij që demonizonin amerikanët muslimanë. 

Observer.al

Observer.al
Observer.al
Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë është platformë që trajton problemet e Islamofobisë, racizmit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit Musliman në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, e më gjerë.

Të ngjashme
Related

Islamofobia si problem për përkufizimin e Islamofobisë

Përpjekja e qeverisë së Starmer për ta përkufizuar Islamofobinë është një sipërmarrje e caktuar të dështojë, përderisa ajo vijon të kriminalizojë muslimanët që shprehin hapur bindjet e tyre politike. 

A mund të kamuflohet terrorizmi brenda humanizmit (shoqatave humanitare)?

Këto fakte tregojnë qartë fytyrën e vërtetë të atyre që e krijuan këtë propagandë kaq të fuqishme kundër organizatave dhe fondacioneve islame me pretekstin e “luftës kundër terrorizmit”, ku pasoja më e madhe ishte kostoja humane.

Perëndimi në krizë: Si bota islame po merr në dorë diplomacinë globale

Ndërsa Perëndimi përballet me sfida në qeverisje dhe diplomaci, diplomatët muslimanë po mbushin në këtë vakum duke udhëhequr përpjekjet globale për arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme dhe promovimin e paqes.

Aushvici si përkujtim: Pse Evropa nuk duhet ta injorojë Islamofobinë dhe ekstremizmin e djathtë

Në 80 vjetorin e Holokaustit, rreziku i Islamofobisë dhe ekstremizmit të djathtë po rritet në Evropë. Pse është e nevojshme të reagojmë tani?
Verified by MonsterInsights