Saturday, November 23, 2024

Ndalimi i burkës, Islami politik dhe kriza identitare e Europës

Vendimi i marrë ndaj simboleve islame në Zvicër është normalizim i paragjykimeve anti-muslimane në mesin e spektrit politik dhe reflektim i krizës identitare të Europës.

Datë:

Nga Rim-Sarah Alouane | Foreign Policy

Zvicra, një vend i goditur for nga pandemia e koronavirusit, që prej janarit është në mbyllje të pjesshme. Maskat e fytyrës janë të detyrueshme kudo, që nga transporti publik deri te resortet idilike të skive në vend. Por ky realitet nuk e pengoi një shumicë të vogël votuesish zviceranë që të miratonin një ndalesë për mbulimin e plotë të fytyrës në hapsirat publike në referendumin e 7 Marsit. 

Ndalesa nuk u nxit nga ndjenjat kundër mbatjes së maskës. Në fakt, nuk do të aplikohet në rastet kur fytyra mbulohet për arsye shëndetësore – qoftë tani apo pas pandemisë. Por, masa ka pasur në shënjestër një minoritet të papërfillshëm të grave muslimanë që mbajnë burka ose nikab. Ndërkohë që nisma të ngjashme në Francë, Belgjikë, Bullgari, Hollandë, Danimarkë dhe Austri kanë qenë gjithmonë kontroverse, koha thellësisht ironike kur u ndalua burka në Zvicër tregon njëherë e mirë se përpjekjet për të ndaluar mbulimin e fytyrës nuk kanë pasur asnjëherë qëllim shqetësimet e supozuara mbi sigurinë në hapsirat publike. Në thelb, ndalesat e burkës kanë qenë gjithnjë përpjekje për të margjinalizuar gratë muslimane – duke ia dalë të sjellin ndjenjat anti-muslimanë te masa e gjerë. 

Referendumi i Zvicrës ishte rezultat i nismës së popullit i promovuar nga Egerkinger Komitee, një grupim avokimi që përfshin anëtarë të krahut të djathë, konservatorët kombëtarë të Partisë Popullorë Zvicerane (SVP), e cila bën organizime kundër “pretendimeve për pushtet të Islamit Politik në Zvicër”. Me pohimin se “njerëzit e lirë e tregojnë fytyrën” dhe “burka dhe nikabi nuk janë veshje normale”, në vitin 2017 grupi arriti të mbledhë 100 mijë firmat e nevojshme për ta çuar çështjen në referendum. Më 7 mars, 51.2 përqind e votuesve zviceranë votuan pro.

Kufizimet në Zvicër ndaj shfaqjes së muslimanëve në publik nuk janë asgjë e re. Muslimanët zviceranë janë në vëzhgim që prej 2004, kur Zvicra mbajti nja dy referendume mbi masat që do të lehtësonin marrjen e nënshtetësisë për brezin e dytë dhe të tretë të emigrantëve. Mobilizimi i fortë i SVP-së kundër asaj nisme e ktheu atë në një referendum kulturor mbi idenë nëse muslimanët janë pjesë e bashkësisë kombëtare zvicerane apo jo. Një nocion që shumica e zviceranëve e refuzuan. Më pas, në vitin 2009, Egerkinger Komitee propozoi një nismë që kishte për qëllim ndalimin e minareve me justifikimin se ato janë simbole të Islamit politik. U miratua me 57.5 përqind nga votuesit zviceranë, pavarësisht kundërshtimeve në vend nga organizatat musliman dhe liderët e kishës nga grupet e tjera fetare.

Në dhjetor 2014,SVP-ja fillimisht u përpoq të ndalonte mbulimin e plotë të fytyrës me anë të një nisme parlamentare për të amenduar Kushteturën Federale me argumentimin se burka përben kërcënim për sigurinë kombëtare.   Por Këshilli Shtetëror Zviceran e refuzoi në mars të vitit 2017 me argumentimin se numri i vogël i grave që mbanin burka në Zvicër nuk përbënte shqetësim për rendin publik. Po ashtu, ekzistonte frika se ndalesa do të kishte ndikim negativ në turizmin nga vendet e Gjirit.

Ndonëse SVP-ja dhe Egerkinger Komitee kanë qenë aktivë prej dekadash, referendumi për burkën në Zvicër nuk mund të shpjegohet pa marrë në konsideratë kontekstin më të gjerë rajonal: pra, krizën identitare të Europës në një botë të globalizuar multikulturore. Zvicra është vetëm vendi i rradhës që shpreh këtë pasiguri kulturore duke menaxhuar shikueshmërinë e muslimanëve dhe Islamit, të cilët përceptohen si kërcënim kombëtar politik dhe ideologjik për vlerat dhe civilizimin europian. 

Muslimanët janë pjesë e strukturës shoqërore prej shekujsh. Megjithatë, ata vazhdojnë të keqkuptohen dhe të keqpërfaqësohen në media e politike, ku Islami shpesh paraqitet si një fe që në thelb është e dhunshme, ndërsa muslimanët portretizohen si të pa aftë për t’u integruar në shoqëritë europiane. Ndonëse ekziston njëfarë ankthi kulturor – si rezultat i natyrshëm i ndryshimeve të shpejta demografike në kontinent – pjesa më e madhe e sensacionalizmit ndërtohet dhe nxitet nga partitë politike që kanë interes të madh të krijojnë një “problem musliman” të supozuar. Furnizuesit e këtyre ideve përpqen të bindin masën e gjerë se Islami është fe që për nga natyra e saj është në kundërshtim me vlerat perëndimore dhe se muslimanët kanë nevojë të zbuten. Tani për tani, ata po fitojnë.

Demonizimi i Islamit, muslimanëve dhe emigrantëve në Zvicër si armiqësor ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut – si liria e fjalës, feja dhe orientimi seksual – kanë qënë prej kohësh shtyllat e strategjisë zgjedhore të SVP-së dhe të partive të tjera të tjera populiste konservatore nacionaliste si Unioni Federal Demokratik i Zvicrës dhe Liga Ticino. Duke qenë se ky fiksim ka kontribuar në fitoret e shumta të SVP-së – duke e bërë atë ndër partitë më të fuqishme në vend – edhe të tjerët kanë përdorur të njejtën strategji.

Në qarqet e krahut të majtë po ashtu ekziston një narrativë që pretendon se Islami shkel standardet dhe praktikat demokratike. Shumë të majtë në Zvicër besojnë se muslimanët janë veçanërisht të ndikueshëm ndaj përdorimit të dhunës apo terrorizmit dhe se ata kërkojnë të krijojnë një shoqëri të bazuar mbi fenë si shtyllë e rendit shoqëror, kulturor dhe politik. Në Gjenevë, e majta ekstreme është e ndarë ndërmjet mbrojtësve të linjes së ashpër të interptetimit të shekullarizmit – si Partia Punëtore Zvicerane dhe parnerët e saj të koalicionit – dhe ata që mbështesin një model të hapur dhe përfshirës që njeh multikulturalizmin, siç është Partia e Sodilaritetit. 

Debati i nisur rishtazi mbi shekullarizmin në Zvicër është reflektim i debateve të ngjashme më të forta në Francën fqinje. Në Francë, promovimi i laïcité – versionit francez të shekullarizmit – është kthyer në një thirrje ngacmuese për elitën politike dhe intelektuale, e cila shpreson të zhdukë shikueshmërinë e muslimanëve dhe të imponojë asimilimin nën maskën e neutralitetit ligjor.

Laïcité, që dikur ishte mjet për të mbrojtur liritë fetare dhe lirinë e ndërgjegjes, është kthyer në një armë që shënjestron shprehjet publike të Islamit, të cilat shihen si të papërputhshme me vlerat francezë, pavarësisht se ato janë të pa përcaktuara qartë. Viteve të fundit, si e djathta, ashtu edhe gauche laïcarde (e majta shekullariste) kanë shprehur mbështetjen e tyre për një kuptim më kufizues e më të ngushtë të laicitetit, i cili bën që praktikisht muslimanët fetarë – veçanërisht gratë – të zhduken nga hapësirat publike.

Debati mbi laicitetin dhe veshjen islame në Francë arriti kulmin në verën e vitit 2016 kur disa qytete në Francë ndaluan veshjen e burkinit. Ndalimi, i cili është shfuqizuar prej asaj kohe nga Këshilli i Shtetit, u prezantua si përpjekje që në dukje synonte t’i vinte fre “Islamit politik”. Në atë kohë, ish-Presidenti Nicolas Sarkozy e denoncoi konstumin e banjos që mbulonte të gjithë trupin duke e konsideruar atë si “provokim” në mbështetje të Islamit radikal. Ngjashëm, ndalimi i burkës në Zvicër u arrit me anë të aludimeve ndaj spektrit të “Islamit politik”. Ky term ka rezultuar një armë e efektshme elektorale në Europë.

Problemi është se “Islami politik” është një nocion i paqartë, i cili virtualisht mund të marrë çfarëdo kuptimi kur përdoret nën mantrën e luftimit të terrorizmit. Për disa, mbajtja e çfarëdo veshjeje fetare muslimane të dukshme, ngrënia e ushqimit hallall, apo thjeshtë pasja e bindjeve shoqërore konservatore konsiderohet një hap ekstrem. Si rrjedhojë, autoritetet mund të interpretojnë një mandat kundër “Islamit politik” në një mënyrë shumë të zgjeruar, e cila mund të çojë në kufizimin e lirive shoqërore. Projektligji mbi “ruajtjen e parimeve të republikës” në Francës, i cili synon të luftojë “separatizmin”, ëshët një rast i tillë.

Përdorimi i “Islamit politik” pa u përcaktuar qartë si term është një shërbim që u bëhet Islamofobëve. Nisma e SVP-së ia ka arritur kryesisht për shkak se partia ka qenë në gjëndje të bind një pjesë të madhe të publikut se muslimanët që zgjedhin ta shfaqin fenë e tyre haptas duke e praktikuar atë – qoftë me anë të ndërtimit të minareve apo veshjes së burkës – po përpiqen ta “islamizojnë” publikun zviceran. Më pas u mbajten referendumet që synojnë të fshijnë çdo gjurmë të pranisë muslimane në Zvicër me idenë se muslimanët duhet të qëndrojnë të padukshëm për t’iu përshtatur shoqërisë zvicerane. Por, këto ndalesa krijojnë një paradoks të pashmangshëm: Shenjëstrimi i muslimanëve i bën ata akoma më të dukshëm, duke kontribuar kështu vetëm në shtimin e racizmit dhe Islamofobisë. Procesi është ciklik.  

Kur muslimanët shënjestrohen në mënyrë kolektive, janë gratë e mbuluara ato që mbajnë barrën kryesore të dhunës islamofobe. Ato paraqiten si viktima të normave patriarkale apo diktateve fetare të cilat ndiqen verbërisht. Ndalimi i burkës dhe burkinit, jo vetëm që nuk kanë shërbyer për t’i çliruar gratë muslimane, por shpesh kanë shërbyer për t’i përjashtuar ato nga jeta publike. Autoritetet, politikanët, eskpertët dhe disa grupe feministe pretendojnë se duan t’i “çlirojnë” gratë muslimane pa i përfshirë ato në këtë proces. E nëse këto gra e ngrenë zërin, menjëherë vihet në veprim një mekanizëm mosbesimi sistematik që vë në dyshim lirinë e tyre reale për të zgjedhur, e për rrjedhojë edhe autonominë e tyre morale. 

Në gjithë këtë histori, është e rëndësishme të kemi parasysh se numri i grave muslimane që e mbulojnë fytyrën në Europë është jashtëzakonisht i vogël. Në vitin 2009, gazeta franceze Le Figaro, vlerësonte se vetëm 2 mijë gra në Francë – e cila ka një popullsi prej 65 milion banorësh – mbulonin fytyrën për arsye fetare apo filozofike. Në Zvicër, e cila ka një popullsi prej 8.5 milion banorësh, ai numbër llogaritet diku midis 21 dhe 37 vetave. Këto janë shifra aq të vogla sa vështirë se mund të futen në llogari. Nëse statistikisht popullsia që mban burkë në Europë duket e papërfillshme, kjo është për shkak se partitë anti-muslimane në të gjithë spektrin politik ia kanë dalë me sukses ta fryjnë popullsinë muslmane në mënyrë që të mbjellin frikë te votuesit. Në një sondazh të vitit 2017 nga Tamedia, një kompani zvicerane, respondentët vlerësuan – mesatarisht – se muslimanët përbënin diku 17.2 përqind të popullsisë në Zvicër. Në realitet, sipas Zyrës Federale të Statistikave në Zvicër ai numër nuk e kalon 5.1 përqindëshin. Përveç ndalimit të burkës, është e vështirë të mendosh ndonjë rast tjetër ku publiku mund të mbështesë një nismë qeveritare që vë në shënjestër një numër kaq të vogël njerëzish. Por kjo merr kuptim në një klimë ku suksesi politik varet nga frika – t’i bindesh votuesit se “kultura tradicionale” e Europës (cilado qoftë ajo) është në rënie. 

Europa duhet ta kuptojë se hipershekullarizimi i Islamit do të çojë vetëm në një tehuajëzim të mëtejshëm dhe izolim, duke vënë kështu në rrezik vlerat liberale të cilat pretendon se i mbron. Ndalimi i burkës në Zvicër ëshët provë se kontinenti akoma nuk arrin t’i shohë qytetarët e vet muslimanë si komplet të aftë për autonomi dhe vetëvendosje dhe të aftë për të vendosur për vullnetin e tyre politik. Nëse Europa dëshiron vërtetë ta shpëtojë vetën nga rënia kulturore, pranimi i muslimanëve si qytetarë me të drejta të plota është pika nga duhet t’ia fillojë. 

Rim-Sarah Alouane është kandidate Ph.D dhe studjuese e ligjit krahasues në Universitetin Toulouse 1 Capitole në Francë. Puna e saj kërkimore është e fokusuar të liritë civile, ligji kushtetues dhe të drejtat e njeriut në Europë dhe Amerikën e Veriut.

Observer.al

Observer.al
Observer.al
Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë është platformë që trajton problemet e Islamofobisë, racizmit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit Musliman në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, e më gjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Plani 2.0 i Trumpit për ndalimin e muslimanëve

Donald Trump është zotuar se do të rikthejë një version akoma më të ashpër të ‘Ndalimit për muslimanët’. Pasojat për muslimanët, si në Amerikë ashtu edhe jashtë saj, do të jenë të rënda.

Reflektime mbi “Islamofobinë Globale dhe Rritjen e Populizmit”

Libri "Islamofobia globale dhe rritja e populizmit" shqyrton rritjen e Islamofobisë dhe populizmit në vende të ndryshme, nga India në Evropë.

Akrobacitë islamofobe të Hysamedin Ferajt

Replikë me “Rrahmanizmin” e politologut të majtë, neoliberalit, laikut e ateistit Hysamendin Feraj.

Gjenocidi kundër palestinezëve po ushqen një valë globale të urrejtjes anti-muslimane

Duke mbështetur veprimet gjenocidale të Izraelit në Gaza, Perëndimi ka krijuar kushtet për përhapjen e dhunës ndaj muslimanëve globalisht. Si rezultat, Islamofobia është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, duke arritur nivele të ngjashme me ato pas sulmeve të 11 shtatorit.
Verified by MonsterInsights